Berisha: Unë kam lindur i bekuar dhe jo i skllavëruar nga Blloku Hoxhist

55

berisha-familjaKryeministri Berisha ka reaguar pas deklaratës së liderit opozitar Rama. Lideri demokrat deklaroi se Rama,  është i tmerruar nga disfata që lexon dhe nga braktisja, që ndjen në çdo takim nga qytetarët.

“Me këtë rast më duhet ti them Edvinit se i ka bërë një akuzë të rëndë vetes së tij! Kjo sepse një njeri normal që vlerëson familjen dhe vlerat e saj nuk mund të jetë kurresesi bir, vëlla, bashkëshort, baba apo gjysh part-time pra në gjuhën shqipe me “gjysëm kohe apo pergjysëm”,- ka deklaruar Kryeministri Berisha.

Berisha ka theksuar se ai ka lindur i bekuar dhe jo i skllaveruar nga blloku Hoxhist.

“Për sa më përket mua, gjithnjë besoj se kam lindur i bekuar! Falë Zotit dhe prindërve të mi kam gëzuar një fëmijëri “kohë plotë” dhe jo në bunker, një  rini “kohë plotë” me vite të sunduara nga përkushtimi, pasioni dhe studimi që më frymëzojnë deri sot dhe jo një rini “pa rini”, të skllavëruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit ” i formës së pashërueshme. Kam patur vërtet fat në Jetë. U bëra një mjek kardiolog i dhembshëm dhe i apasionuar dhe jo një “dështak në profesion”. Unë ndjehem i lumtur si një burrë “kohë plotë” gjatë jetës sime dhe “jo çerek apo gjysëm burrë siç jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj. Familja jonë ka dy femijë për të cilët kam qenë gjithë jetën e tyre baba “kohë plotë”,  kam bërë gjthçka për edukimin e tyre. Ata në asnjë rast nuk kanë ndjerë braktisjen time dhe më së fundi “më të ëmbëlit mbi tokë” – femijët e fëmijëve të mi”, – ka theksuar Berisha.

“Vetëm një imagjinatë e çoroditur ose një mëndje nga autobuzi yt mavi dhe arkivi kompleks që të ndjek, mund të më  përftyrojë mua gjysh me kohë të pjesshme, të engjëjve të familjes sonë, pasi, me ata dhe për ta së bashku me Lilin jemi gjyshër me kohë të stërplotë”,-tha Berisha.