Berisha përshendet Konferencën Rajonale: “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”

52

1369831083-IMG_2121Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e Konferencës rajonale me temë “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, e cila po zhvillohet në Tiranë, organizuar nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dheMbrojtjes (QKSM) në bashkëpunim me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Kryeministri Berisha përshëndeti organizatorët për zhvillimin e kësaj konference për një çështje shumë të rëndësishme, si dhe u shpreh se Shqipëria përpiqet në mënyrën më serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territoriale. “Ky rajon, – tha Kryeministri, – ka potenciale të jashtëzakonshme, por në qoftë se e vështron, ky është rajoni ku mungojnë më shumë se në çdo rajon tjetër projektet e mëdha evropiane. Konsolidimi i konceptit do të bindë vendimmarrësit se zhvillimi i këtij rajoni është interesi jetik më i mirë i të gjitha rajoneve të tjera të Evropës, pasi këtu potencialet janë ndoshta më të mëdha se kudo, por këto janë për t’u shfrytëzuar dhe për t’u zhvilluar”.

Në këtë konferencë merrnin pjesë dhe përshëndetën ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, Presidenti i Fondacionit “Alcide De Gasperi” dhe President i Shoqërisë Italiane për Organizatat Ndërkombëtare z. Franko Frattini, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, i Kosovës, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, si dhe të ftuar të tjerë.