Rama: 29 është data e bekuar e çlirimit të Shqipërisë

mitingu-psNë vazhdim të takimeve të saj elektorale në qarkun e Fierit, Partia Socialiste u ndal edhe në Roskovec, ku prezantoi kandidatët për deputetë.

Gjatë fjalës së tij kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjeve të 23 Qershorit, duke e vlerësuar si ditën ku shqiptarët do vendosin me votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.

“Vota e 23 Qershorit nuk është një votë për një parti kundër një tjetre, as për disa njerëz kundër disa të tjerëve, as një votë për të ndëruar një kryeministër me një tjetër por është një votë për të ndalur rrënimin e mëtejshëm dhe për ti hapur rrugën rilindjes shqiptare, një votë për ti dhënë fund rritjes së papunësisë dhe për të hapur vende të reja pune. Është një votë për ti dhënë fund shkatërrimit të biznesit të vogël. Është një votë për një vendim shumë të rëndësishëm, ky vendim duhet marrë jo duke u nisur nga tesera që ka në xhepin e tij, por duke u nisur nga interesi I familjes së vet’, u shpreh Rama.

Kryesocialisti e ka quajtuar numrin e 29 numri i çlirimit. 29-ën që është numri i Partisë Socialiste në fletat e votimit Rama e ka krahasuar me datën 29 Nëntor çlirimin e Shqipërisë.

“Zgjedhja e 23 Qershorit është shumë e qartë. Kush e do pushtetin në qafë dhe familjen në gjunjë, le të votojë Saliun. Kush e do qevrinë në krahë dhe rrugën të hapur për familjen e tij, që të jetojë me punë të ndershme, ka vetëm një adresë, Partia Socialiste e Shqipërisë me numrin 29.  29-a është data e bekuar e çlirimit të Shqipërisë. Në 23 Qershor me numrin 29 Shqipëria do të çlirojë energji të jashtëzakonshme për të shkuar përpara dhe për të lënë pas në të shkuarën katragjyshin me antiplumb dhe politikën e tij të verbër të rrënimit”, tha kreu i opozitës Rama.

Berisha në aktivitetin e 85 vjetorit të “Mjekësisë publike”

Berisha-me-nxenes-shkolle-320x205Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në aktivitetin me rastin e 85 vjetorit të “Mjekësisë publike”të organizuar nga Shoqata Tirana në ambjentet e Hotel “Sheraton”.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryeministri Berisha ka folur për zhvillimin e mjekësisë shqiptare dhe rritjen e cilësisë në shërbimin mjeksor.

“Është bërë një luftë epike në lidhje me tuberkulozin, një luftë që nisis vetëm me dy mjete, me stetoskopin dhe një aparat radiologjik. Puna që kanë bërë mjekët e atëhershëm dhe punën që bëhet tani, kushtet që punohej atëherë dhe kushtet e tanishme, janë të pakrahasueshme. Unë shpreh nderimin tim për mësuesit e mi. Është fat i madh që unë pata mësues të tillë, kolloz”, u shpreh Berisha.

Berisha: Tiranën kryeqytet e kanë bërë qytetarët e Tiranës

“Kryeqyteti po shëtiste nga një qytet në tjetrin. Tiransit hapën zemrën e tyre dhe këtu u rrit kryeqyteti. Tiranën kryeqytet e bënë qytetarët e saj. Shoqata e “Mjekësisë Publike”, ëshët bërë një zë i ndershëm me përfaqësues i qytetarëve të Tiranës. Unë ju garantoj se po hidhen bazat e Tiranës së këtij shekulli. Ky bulevard që ne po ecim është një projekt i mrekullueshëm. Këto projekte janë një zhvillim jetik për Tiranën. Qeveria do të mbështesë fuqishëm zhvillimin e kryeqytetit”, tha kryeministri.

 

OSBE-ODIHR: Zgjedhjet të rëndësishme për integrimin

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e ndërmjetëm, që përfshin monitorimin e situatës parazgjedhore nga data 15 Maj deri më 3 Qershor.

Në këtë raport theksohet se KQZ funksionin me 4 anëtarë dhe kjo pengon punën për administrimin e zgjedhjeve. Disa vendime të KQZ-së janë shumë të diskutueshme dhe ka mungesë transparence.

osbe-odihr1Zgjedhjet e 23 Qershorit theksohet në raport shihen si një test i rëndësishëm për aspiratën e vendit për integrimin në BE. Klima politike është karakterizuar nga polarizimi mes dy forcave të mëdha politike.

ODIHR nënvizon se Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur mund të kontestojnë zgjedhjet. Disa nga vendimet e KQZ-së janë kritikuar si të pabazuara në ligj. Vendimet e KQZ-së nuk pasqyrohen menjëherë në faqen online të KQZ-së siç kërkohet nga ligji dhe kjo ul besueshmërinë apo transparencën e këtij institucioni.

Fushata është zhvilluar përgjithësisht e qetë por shpesh arritjet e qeverisë janë vënë në shërbim të fushatës së PDsë.

PS kritikon qeverinë dhe premton përparime në fushën e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, thelbi i mesazheve të fushatës është lënë në hije shpesh nga sulmet verbale mes dy partive të mëdha.

Barazim me Norvegjinë, por Shqipëria është e 2-ta

shqiperi

Florian Behlula

Në një stadium të tejmbushur, kombëtarja ka zhvilluar ndeshjen e radhës me Norvegjinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Të besuarit e De Biasit barazun 1-1, me një gol të pësuar në minutat e fundit.

Fillimi i lojës ka qenë mjaft i mirë për kuqezinjtë, ku Mavraj e më pas Salihi i afrohen golit. Gjithsesi, do të jetë Valdet Rama që në minutën e 41-të, në një aksion individual gjuan saktë dhe e dërgon topin në rrjetë.

Me avantazhin e një goli mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën Salihi është i pafat, pasi godet shtyllën me një gjuajtje me kokë brenda zone. Minuta e 86-të do të jetë fatale për Shqipërinë, ku pas një goditje dënimi, Holgi i pa markuar në zonë gjuan me kokë dhe barazon shifrat. 1-1 mbyllet kjo sfidë, por gjithsesi kuqezinjtë janë të dytët në grup, duke vazhduar ëndrrën për në Botëror.

Shqipëria në avantazh, shënon Rama

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineMbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Norvegji me rezultatin 1-0.

Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të mesfushorit Valdet Rama. Pas një shpërthimi në krahun e majtë mesfushori kuqezi futet në zonë, godet me të djathtën dhe mposhtë portierin nordik duke i dhënë avantazhinë skuadrës sonë.

Shqipëri – Norvegji, e cila po luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”  është ndeshja më e pritur e historisë së kombëtares shqiptare, e vlefshme për kualifikueset e Kampionati Botëror “Brazil 2014”.

NDESHJA MINUTE PAS MINUTE
01′- Cani rrëmben një top dhe vërsulet drejt portës norvegjeze, por ndërpritet në mënyrë të parregullt nga kundërshtari. Kryesori jep kartonin e parë të verdhë.
05′- Gabim i Agollit në mbrojtje, që u dhuron norvegjezëve një rivënie anësore afër këndores së djathtë, por pa rrezik për portierin Berisha, që grushton i ngritur në ajër mbi të tjerët.
08′- Basha dhe Rama kombinojnë bukur në të djathtë mes tyre, ndërsa lojtari i Torinos fiton goditje dënimi. Topi harkohet në zonën kundërshtare, por spastrohet nga mbrojtja.
12′- Goditje këndi për vikinget, por sulmuesit miq shkaktojnë faull ndaj Berishës, që ka dalë në ajër të zotëroje topin. Më herët portieri shtatlartë i Kallmarit eviton një rrezik serioz për kombëtaren tonë.
17′- Rama vepron bukur nga e majta e sulmit tonë, pastaj kroson për te shtylla e dytë e portës norvegjeze, ku Salihi nuk është në gjendje ta devijojë në rrjetë. Rast i bukur për kuqezinjtë.
21-22′- Dy goditje këndi radhazi për Norvegjinë, që ushtron presing në mbrojtjen tonë.
29′- Cani ndërmerr një aksion individual mes tre mbrojtësve kundërshtarë dhe fiton goditje dënimi. Gjuan nga distanca Basha, por drejtpërdrejt në duart e portierit norvegjez.
34′- Agolli tenton një goditje nga larg, duke dashur të zerë në befasi portierin kundërshtar, që ka dalë paksa nga porta e tij, por topi kalon mbi tra.
40′ – Mavraj spastron zonën nga një top diagonal tokazi, nga e majta në të djathtë të sulmit norvegjez, duke e mbajtur të bardhë rezultatin.
42′- Aksion perfekt individual i Valdet Ramës nga e majta. Kosovari i Valadolidit bën ç’të dojë me mbrojtësit norvegjez, duke goditur në mënyrë vdekjeprurëse dhe kaluar Shqipërinë në epërsi. Shpërthen si vullkan stadiumi “Qemal Stafa”, tifozët kuqezinj në delir.
45+2′- Goditje dënimi për Norvegjinë, por topi parakalon tërë zonën tonë, pa u prekur nga askush. Gjyqtari kryesor mbyll 45 minutat e para me fitoren 1-0 të kuqezinjve.

Rama: Berisha “Katragjyshi me antiplumb që tregon përralla”

rama njerezBashkëbisedimin e tij me simpatizantët e Partisë Socialiste të Kutallisë, kryesocialisti Rama e ka nisur me premtimin se me ardhjen në pushtet pas 23 Qershorit, Partia Socialiste në 300 ditët e para do të vendosë Policinë e Shtetit në krye të detyrës.

“Pas një pune 2-vjeçare ne sot kemi planin më të detajuar që ka pasur një forcë politike. Vaditja dhe kullimi janë kryefjala e shqetësimeve të fermerëve në të gjithë vendin. Ky problem I bën me turp ata që kanë premtuar që do ti bëjnë dhe nuk i kanë bërë. Uji është bërë si legjendë sikur jetojmë në Sahara. Shteti është ai që sjell ujin, por ne nuk kemi shtet. Ne do të garantojmë ujin pa ndërprerje në çdo cep të Shqipërisë. Sot Shqipëria shtetin e ka vetëm në letër, pasi paratë shkojnë për të furnizuar makinerinë e pushtetit. Sot është rritur kriminaliteti, janë rritur vrasjet, janë rritur grabitjet. Policia e shtetit është tradhëtuar, njerëzit paguajnë për tu bërë polic. Kupola e Ministrisë së Brendshme po bashkëpunon me krimin e organizuar. Shqipëria është keqqeverisur. Ne premtojmë se brenda 300 ditësh do ta vendosim Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Kush do të guxojë të prekë pronën e një njeriu të thjeshtë do të përballet me shtetin. Nuk mund të vazhdojë historia ku fermeri e blenë naftën me çmimin që e merr Saliu për Mercedesin. Ne do të ulim çmimin e naftës duke hequr akcizën dhe taksën e qarkullimit”, premtoi Rama.

Kreu i Partisë Socialiste nuk ka lënë pa akuzuar përsëri për gënjeshtra edhe kryeministrinSali Berisha due e cilësuar atë si “Katragjyshin me antiplumb që tregon përralla”.

“Berisha gënjeu në Skrapar. Sot premtoi se do ta bëjë të lundrueshëm lumin Osum. Premtoi se do të bëjë rrugën për në Malin e Tomorrit, që e ka premtuar disa here. Sot Berisha premtoi se do të ndërkombëtarizojmë rakinë e Skraparit.  Unë nuk tregoj përralla. Katragjyshi me antiplumb tregon përralla. Ne kemi një mosmarrëveshje me LSI-në për karrigen e Saliut. Këtë do ta zgjidhim me parimin “Shqipëria 1 euro”. Karrigen do tja japim me një euro, që ta marri në shtëpi dhe të ulet dhe tu tregojë përralla nipërve dhe mbesave të tij”, tha Rama, duke shtuar se përralla të tilla nuk i ha më njeri.

Berisha: 200 mijë euro shpërblim, në rast fitore me Norvegjinë

UntitledKryeministri Berisha, do të shpërblejë ekipin kombëtar në rast fitore, me 200 mijë euro. Në rrjetin social facebook, Berisha ka komunikuar:

“Te dashur miq, sonte luhet superndeshja. Me takikardi po e presim fitoren qe na afron prane Rios. Emocionet nuk sherbejne por fitorja, sipas premtimit, do shperblehet me 200 mije euro. Le ti urojme te gjithe sebashku suksese ekipit tone!! sb”.

psPartia Socialiste akuzoi sërish ambasadat shqiptare në perëndim se janë berë pjesë e skenarit të Qeverisë, e cila në bashkëpunim me kompaninë ajrore të Lulzim Bashes “Belle Air”, po sjellin emigrante pa bilete ne kembim te votes per Partine Demokratike.

“Trupi diplomatik shqiptar në bashkëpunim me kompaninë ajrore private ‘Belle Air’, monopol i Lulzim Bashës, ofrojnë bileta falas për emigrantë e studentë shqiptarë me kusht që ata të votojnë për Kryeministrin në ikje dhe ta provojnë këtë duke e fotografuar votën e tyre. PS u bën thirrje studentëve dhe emigrantëve të mos hipin në avionët e korrupsionit elektoral. Të mos e shesin votën për një udhëtim falas me kompaninë që nxjerr paratë e këtyre udhëtimeve nga çmime skandaloze që u vë shqiptarëve. Të mos pranojnë fotografimin e votës për një udhëtim falas. Vëzhgimi do të jetë shumë i rreptë në çdo qendër dhe kush fotografon votën do të kapet dhe ndëshkohet sipas ligjit”, tha Milena Harito, kandidate e PS-së

Berisha: Do të bëjmë Malin e Tomorrit të njohur

Berisha-me-nxenes-shkolle-320x205Në fjalën e tij, kreu i qeverisë i kërkoi Metës të sjellë aleatin e tij në Skrapar për t`i kërkuar ndjesë skrapalinjve ndaj akuzave të bëra rreth origjinës së tij.

“Unë flas lirshëm nuk jam rritur rreth Tomorrit por jam rritur rreth Shkëlzenit. Prandaj duhet ti kërkoni Ilir Metës një gjë, ta sjellë këtu Ramën dhe t`ju kërkojë falje për fyerjet kolektive që i ka bërë Skraparit.  Po nuk e bëri këtë asnjë votë. Votoni për veten tuaj. Askush në botë s`ka të drejtë t`ju fyej ju kolektivisht.  Ju keni një histori me të cilën krenoheni dhe do të krenoheni gjithnjë. Pasi ju s`keni kursyer asgjë për mbrojtjen e kësaj toke. Prandaj ai zotëria që shëtit me autobuzin mavi të vijw këtu dhe të kërkoj falje për origjinën e tij skrapali për aleatin e tij të sotëm. Për të tjerat nuk kam asnjë dyshim se jeni njerëz të mençur dhe ai që përpiqet tu shesë shqiptarëve sapunin për djathë është i falimentuar, qytetarët e kanë braktisur, i ka sheshet bosh” tha Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë ka premtuar lidhjen e Skraparit nëpërmjet rrugëve që do të ndërtohen me Përmetin, Gramshin e Korçën.

Gjithashtu Berisha premtoi njohje në Botë të potencialeve të malit të Tomorrit dhe kanioneve si dhe njohje të rakisë së Skraparit.

“Skrapari është një rreth me potenciale të mëdha, territore në të cilat banorët e tij mund të begatohen, të kenë mirëqënien më të mirë” tha Berisha.

Gjithashtu Berisha premtoi njohje në Botë të potencialeve të malit të Tomorrit dhe kanioneve si dhe njohje të rakisë së Skraparit.

“Skrapari është një rreth me potenciale të mëdha, territore në të cilat banorët e tij mund të begatohen, të kenë mirëqënien më të mirë. Unë zotohem këtu para jush se qeveria do të financojë çdo projekt të banorëve të Skraparit për ullishte, qershi e dru të tjerë frutorë kudo që mbjellin. Ne tani po ecim drejt PËrmetit, shumë shpejt do ecim drejt Tomorrit dhe atË do ta bëjmë të njohur në Evropë dhe Botë për potencialin e tij të jashtëzakonshëm turistik. Të bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar potencialet e jashttzakonshëm turistik të Malit të Tomorrit” tha kryeministri.

CDU-ja vendos për Serbinë më 25 qershor

Merkel
Merkel

Në klubin e deputetëve të Partisë kristiandemokrate të Gjermanisë, CDU, thonë se ende nuk është marrë vendimi për Serbinë. Vendimi i tyre merret me 25 qershor.

Para 25 qershorit nuk mund të flitet për ndonjë vendim definitiv të Gjermanisë lidhur me mundësinë që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi i Partisë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), për mundësinë që Serbisë t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave me BE-në, do të merret me 25 qershor, në takimin e deputetëve të kësaj partie. Kështu shprehen për Deutsche Wellen përfaqësuesit e kabinetit të deputetit kristiandemokrat Günter Kirchbaum, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Bundestagut për çështje evropiane.

Në këtë moment nuk mund të flitet për një datë konkrete apo për periudhën të cilën CDU-ja do të propozojë si kohë para marrjes së vendimit definitiv për fillimin e negociatave mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Vendimi do të merret në seancën e Bundestagut me 27 qershor, ndërkohë që qëndrimi definitiv i kristiandemoratëve nuk do të dihet para 25 qershorit.

Ishte ky komenti i përfaqësuesve të kabinetit të Kirchbaum si reagim ndaj njoftimit të agjencisë së lajmeve DPA, ku thuhet se Serbisë nuk do t’i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, para vitit 2014./dw/