Rama: Berisha “Katragjyshi me antiplumb që tregon përralla”

55

rama njerezBashkëbisedimin e tij me simpatizantët e Partisë Socialiste të Kutallisë, kryesocialisti Rama e ka nisur me premtimin se me ardhjen në pushtet pas 23 Qershorit, Partia Socialiste në 300 ditët e para do të vendosë Policinë e Shtetit në krye të detyrës.

“Pas një pune 2-vjeçare ne sot kemi planin më të detajuar që ka pasur një forcë politike. Vaditja dhe kullimi janë kryefjala e shqetësimeve të fermerëve në të gjithë vendin. Ky problem I bën me turp ata që kanë premtuar që do ti bëjnë dhe nuk i kanë bërë. Uji është bërë si legjendë sikur jetojmë në Sahara. Shteti është ai që sjell ujin, por ne nuk kemi shtet. Ne do të garantojmë ujin pa ndërprerje në çdo cep të Shqipërisë. Sot Shqipëria shtetin e ka vetëm në letër, pasi paratë shkojnë për të furnizuar makinerinë e pushtetit. Sot është rritur kriminaliteti, janë rritur vrasjet, janë rritur grabitjet. Policia e shtetit është tradhëtuar, njerëzit paguajnë për tu bërë polic. Kupola e Ministrisë së Brendshme po bashkëpunon me krimin e organizuar. Shqipëria është keqqeverisur. Ne premtojmë se brenda 300 ditësh do ta vendosim Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Kush do të guxojë të prekë pronën e një njeriu të thjeshtë do të përballet me shtetin. Nuk mund të vazhdojë historia ku fermeri e blenë naftën me çmimin që e merr Saliu për Mercedesin. Ne do të ulim çmimin e naftës duke hequr akcizën dhe taksën e qarkullimit”, premtoi Rama.

Kreu i Partisë Socialiste nuk ka lënë pa akuzuar përsëri për gënjeshtra edhe kryeministrinSali Berisha due e cilësuar atë si “Katragjyshin me antiplumb që tregon përralla”.

“Berisha gënjeu në Skrapar. Sot premtoi se do ta bëjë të lundrueshëm lumin Osum. Premtoi se do të bëjë rrugën për në Malin e Tomorrit, që e ka premtuar disa here. Sot Berisha premtoi se do të ndërkombëtarizojmë rakinë e Skraparit.  Unë nuk tregoj përralla. Katragjyshi me antiplumb tregon përralla. Ne kemi një mosmarrëveshje me LSI-në për karrigen e Saliut. Këtë do ta zgjidhim me parimin “Shqipëria 1 euro”. Karrigen do tja japim me një euro, që ta marri në shtëpi dhe të ulet dhe tu tregojë përralla nipërve dhe mbesave të tij”, tha Rama, duke shtuar se përralla të tilla nuk i ha më njeri.