Barazim me Norvegjinë, por Shqipëria është e 2-ta

55

shqiperi

Florian Behlula

Në një stadium të tejmbushur, kombëtarja ka zhvilluar ndeshjen e radhës me Norvegjinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Të besuarit e De Biasit barazun 1-1, me një gol të pësuar në minutat e fundit.

Fillimi i lojës ka qenë mjaft i mirë për kuqezinjtë, ku Mavraj e më pas Salihi i afrohen golit. Gjithsesi, do të jetë Valdet Rama që në minutën e 41-të, në një aksion individual gjuan saktë dhe e dërgon topin në rrjetë.

Me avantazhin e një goli mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën Salihi është i pafat, pasi godet shtyllën me një gjuajtje me kokë brenda zone. Minuta e 86-të do të jetë fatale për Shqipërinë, ku pas një goditje dënimi, Holgi i pa markuar në zonë gjuan me kokë dhe barazon shifrat. 1-1 mbyllet kjo sfidë, por gjithsesi kuqezinjtë janë të dytët në grup, duke vazhduar ëndrrën për në Botëror.