Rama, takim me banorët në Kaninë

mitingu-psNga Kanina e Vlorës, Edi Rama deklaroi se mungesa e shtetit bën që njerëzit të jetojnë në varfëri e papunësi në një vend plot burime natyrore.

“Kanina është një mrekulli e Zotit dhe kur sheh varfërinë dhe papunësinë e banorëve të këtij vendi thua si ka mundësi që të lindësh në një vend me kaq bukuri e pasuri e të bashkëjetosh me varfërinë e papunësinë. Ka vetëm një përgjigje: sepse nuk ka shtet!”

Kreu i Partisë Socialiste shtoi: “Kjo fushatë nuk është ballafaqim për të zgjedhur midis dy palësh, kjo është një fushatë dhe një votë për të vendosur nëse do të vazhdojmë pa shtet apo do ndërtojmë shtet për të sjellë ujë në rubinet sepse është turp që në një vend si Shqipëria nuk ka ujë.”

Gjithashtu Rama premtoi se do i japë “certifikatën e pronësisë mbi tokën çdo familjeje fermere që punon tokën dhe jeton me tokën”.

Topi: Duhet t’i japim fund gjobave dhe presionit ndaj biznesit

topiKreu i Frymes se Re Demokratike, Bamir Topi, vizitoi ditën e dielë tregun pranë Medresesë së Tiranës, ku përsëriti nevojën për një frymë të re politike në vend.

Në takimin me tregtarët e vegjël, ish-Presidenti fajësoi të dy partitë e mëdha në vend, për këtë sistem të pabarabartë, në të cilin “qytetarët e thjeshtë blejnë këtu, ndërsa bllokmenët i bëjnë shpenzimet e tyre jashtë shtetit”.

”Çdo zonë e Tiranës ka nevojë për treg publik modern, e jo për tregëtimet ambulante që bëhen nëpër lagje”, deklaroi Topi.

”Duhet t’i japim fund gjobave dhe presionit ndaj biznesit. FRD ka një plan për të lehtësuar biznesin e vogël dhe rikthyer rritjen ekonomike të vendit”, shtoi kryetari i FRD-së.

Rama: Dëgjojeni Arben Malajn por votoni vetëm PS-në

rama njerezKreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka premtuar sërish dhënien e certifikatës së tokës brenda 2 viteve të para të mandatit qeverisës së socialistëve si dhe transparencë për kalimin e tokës.

Ndërsa ka zhvilluar një kënd fjale në Llakatund të Vlorës, kryesocialisti Rama tha se pas  23 qershorit do të  zgjidhet ato të cilat ai i cilësoi si krime me kalimin e pronës,

“Do japim pronësinë, do bëjmë transparence të plotë me pronën posaçërisht në bregdet. Brenda 2 vite të para të mandatit qeverisës do të përfundojmë reformën e plotë të tokës, duke iu dhënë certifikatën e pronës në dorë. Marrja e tokës nga familjet e pafuqishme të fshatit që trajtohen si të ishin bujkrobër nga disa kryetarë komunash dhe kalimi i tokës për hesapet e tyre tek të afërm tek miq partie biznesmenë, me ca kontrata skandaloze në dëm të zhvillimit nuk do të tolerohet. Janë bërë krime me kalimin e pronave dhe nuk do të tolerohen më. Ka mungesë ndërveprimi të pushteti lokal me atë qendror për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Rama.

Kreu i PS-së i bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të votojnë vetëm Parinë Socialiste si alternative e vetme për të zgjidhur problemet e tyre dhe jo kandidatin e pavaruar Arben Malajn apo për PD-në.

“Adresa të tjera nuk të zgjidhën asgjë. Votat kanë vlerë vetëm kur janë në numrin 29 për Partinë Socialiste.  Arben Malajn ta keni mik, t’i hapni derën e shtëpisë tuaj. Ta ndihmoni  që të kuptoj që nuk është çështje miqësie vota por investimi juaj për të marrë certifikatën e tokës, për të zgjidhur problemin e dritave dhe të ujit, për heqjen e TVSH-së për makineritë bujqësore. Për këtë është vota dhe për ketë nuk të ndihmon as Arben Malja dhe as Saliu por vetëm Partia Socialiste” tha Rama.

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag:KQZ të funksionojë me kapacitete të mjaftueshëm

kiesewetter-roderichRaportuesi për Shqipërinë në komisionin e jashtëm parlamentar gjerman, Roderich Kiesewetter ka deklaruar  testi më i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë është një parlament funksional dhe një qeveri me besueshmëri dhe e fortë.

Ndërsa i është referuar situatës zgjedhore në Shqipëri,  Kiesewetter është shprehur optimist  që ecuria e zgjedhjeve parlamentare këtë herë në Shqipëri do të jetë pozitive.

“Mendoj se të gjitha partitë politike që konkurrojnë për të qenë pjesë e parlamentit kanë një interes të madh që zgjedhjet këtë vit të jenë të ndershme dhe transparente, dhe nuk kam dyshim që kështu do të ndodhë. Por pas kësaj duhet filluar pa vonesë nga puna. Funktionaliteti i parlamentit, administrata publike, shteti i së drejtës, luftimi i korrupsionit, por edhe luftë intensive kundër kriminalitetit të organizuar duhet të jetë në interes të parlamentit dhe qeverisë së re. Ne kemi interes të madh që Shqipëria të marrë mundësisht shpejt statusin e vendit kandidat. Po qe se populli është i vetëdijshëm për këtë, por edhe parlamenti atëherë ndodhemi në rrugën e duhur” tha ai.

I pyetur nëse në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje të kontestuara, Kiesewetter ka theksuar se: “Po nuk mund të përfytyroj gjë tjetër veç asaj që vendi ka mësuar nga zgjedhjet e kaluara. Kam besim se kështu do të jetë, do të ishte për të ardhur keq nëse do të ndodhte ndryshe, sepse kjo do ta shtynte edhe më tej marrjen e statusit të vendit kandidat. Jam optimist që jo vetëm elektorati, por edhe personat përgjegjës për zhvillimin e procesit zgjedhor do të bëjnë ç’është e mundur që këto zgjedhje të jenë zgjedhje tërësisht të pranuara”.

Deputeti gjerman ka apeluar për plotësimin e vendeve vakante në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas dorëheqjes së anëtarëve të opozitës.

“Unë do të apeloja tek personat përgjegjës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – i kemi ende pak javë kohë deri më 23. Qershor – që KQZ të funksionojë me kapacitete të mjaftueshme. Nuk duhet të jetë thjesht një komision legal, legjitim, por ai duhet të jetë i aftë të funksionojë. Por kemi edhe pak kohë, dhe unë mbetem me besimin që në fund të triumfojë arsyeja” tha ai.

I pyetur nëse Gjermani do të hapë dritën jeshile për marrjen e statusit për Shqipërinë pas miratimit të 3 ligjeve në Parlament, deputeti gjerman theksoi se kjo varet se si do të krijohet qeveria e re pas zgjedhjeve, nëse parlamenti i ri do të jetë funksional.

“Ne në Gjermani kemi vetë zgjedhje në shtator, kështu që nuk mund të flas për Bundestagun e ardhshëm, aq më pak për qeverinë e ardhshme gjermane. Por në parlamentin gjerman ka një simpati të madhe për të vlerësuar progresin e Shqipërisë – dhe po qe se zgjedhjet janë të mira dhe më pas qeveria e opozita e ardhshme bashkëpunojnë mirë me njëri-tjetrin atëherë nuk njoh argumenta të tjerë kundër” tha ai.

I pyetur nëse mosmarrja e statusit është një ndëshkim për klasën politike shqiptare, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin gjerman u shpreh se nuk bëhet fjalë për ndëshkim, por thjesht për respektimin e kritereve.

“Dhe kur këto kritere duhen përmbushur nga çdo vend, së fundmi nga Kroacia, nuk mund të bëhet asnjë përjashtim. Shqipëria e ka vetë në dorë statusin. Por mendoj se tani që është bërë më se e qartë se statusi kandidat vjen kur të përmbushen kriteret, është për këdo transparente dhe e kuptueshme se kjo është një zgjidhje e mirë. Kjo është kuptuar edhe në Shqipëri. Edhe nga udhëtimet e mia në Shqipëri e di se me sa seriozitet punohet nga parlamenti, nga kryetarja Topalli  dhe jam i gëzuar që më fund opozita dhe qeveria veprojnë më pa emocione se para një viti. Po qe se kjo frymë vazhdon jam optimist për vjeshtën. Dua të theksoj se ne jemi konstruktivë, vetëm me kritikë nuk arrihet shumë” tha ai.

Ndalohet një shtetas grek, u kap me dy kallashnikovë

dogana_274794Një shtetas grek është arrestuar nga policia shqiptare pasi tentoi të kalojë përtej kufirit 2 kashallshnikovë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pikën kufitare “Tre Urat” u arrestua shtetasi grek Andreas Vokalis pasi në mjetin me të cilin udhëtonte u gjetën dy  armë, tip kallashnikovë dhe 500 fishekë.

Sipas policisë, shtetasi grek do t`i transportonte armët drejt shtetit helen ndërsa nuk dihet se ku ishin marrë armët.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të cilët janë të përfshirë në trafikun e armëve.

Pse të pronotoni hotele, kur keni suitën tuaj private me vete?

Kjo është një suitë shumë e kompletuar, e rehatshme, komode, duke ju dhënë lirinë të shkoni ku te doni dhe për sa kohë të dëshironi. Eshtë si një pakete e tërë udhëtimi, që ju lejon të shijoni çdo peisazh natyror.

fedbox/stumbelupon
feedbox/stumbelupon

 

fedbox/stumbelupon
feedbox/stumbelupon

 

fedbox/stumbelupon
feedbox/stumbelupon

 

fedbox/stumbelupon
feedbox/stumbelupon

 

fedbox/stumbelupon
feedbox/stumbelupon

 

fedbox/stumbelupon
feedbox/stumbelupon

 

fedbox/stumbelupon
feedbox/stumbelupon

 

 

 

 

 

 

Obama takohet me Presidentin kinez Xi, për herë të parë në Kaliforni

0,,16867848_403,00Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti kinez Xi Jinping duan të rigjallërojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. Në takimin e tyre të parë ata u shprehën për “një fillim të ri”.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti kinez Xi Jinping folën për një “model të ri bashkëpunimi”. Marrëdhëniet e dy vendeve nuk kanë rëndësi vetëm për SHBA dhe Kinën, por për “të gjithë botën”, u shpreh Obama. Xi, i cili është që prej marsit në krye të shtetit kinez, tha se marrëdhëniet dypalëshe ndodhen në një “pikënisje të re historike”. Samiti zhvillohet në pronën luksurioze “Sunnylands” rreth 200 kilometër larg Los Angeles, larg protokollit të rreptë të Uashingtonit. Të dyja palët zgjodhën me qëllim këtë ambient jozyrtar, për të diskutuar më në qetësi me njëri-tjetrin, siç theksoi Obama. Kjo vihet re edhe në kodin e veshjes. Si Obama ashtu edhe Xi erdhën të veshur me kostum, por pa kravatë.

Obama pranoi se ka tensione në disa fusha dhe përmendi krahas çështjeve tregtare edhe problemin e sulmeve kibernetike kineze. Ai kërkoi nga miku i tij kinez që të operojnë së bashku kundër krimit kibernetik. Ka shumë rëndësi që në këtë temë të kemi një qëndrim dhe të veprojmë në bazë të të njëjtave parime. Xi nga ana e tij theksoi se vendi i tij është vazhdimisht “pre e sulmeve kibernetike”. Qeveria amerikane akuzon udhëheqjen në Pekin, se hakerët kinezë sulmojnë rrjetet kompjuterike të ushtrisë amerikane dhe të firmave amerikane.

“Ka shumë fusha me tensione të pashmangshme midis dy vendeve tona. Por ajo, që unë kam mësuar gjatë katër viteve të fundit, është se të dy, populli amerikan dhe ai kinez duan një marrëdhënie të fortë dhe bashkëpunuese”, u shpreh Obama. Ai siguroi se SHBA e përshëndesin “avancimin e vazhdueshëm paqësor të Kinës drejt një fuqie botërore”. Obama shtoi, se “është me të vertetë në interesin e Shteteve të Bashkuara, që Kina që përparojë në rrugën e saj drejt suksesit.”

Një Kinë e qëndrueshme, me mirëqënie, është në të mirën e gjithë botës. Ai pranoi në këtë kontekst, se është e natyrshme që dy ekonomitë më të mëdha të botës të jenë në konkurrencë dhe kërkoi gjithashtu që kombet t’u përmbahen të njëjtave rregulla. Obama përmendi edhe temën e të drejtave të njeriut. Ai nuk do të heqë dorë së theksuari rëndësinë e kësaj çështjeje, tha presidenti amerikan.

Xi tha se ka një sërë sfidash, të cilat kërkojnë më shumë komunikim dhe bashkëpunim. «Ne duhet të mendojmë, se çfarë lloj marrëdhëniesh duam”, tha ai.

Këtë të shtunë Xi dhe Obama do të takohen përsëri. Tema të tjera të bisedimeve do të jenë ndër të tjera programi atomik i Koresë së Veriut dhe konflikti në Siri./dw/

Topi: Helikopterët e shtetit shqiptar, përdoren për të shkuar me pushime dhe me femra

TOPI-08_7Bamir Topi Kryetar i FRD-së, në një takim me banorët e Njësisë Bashkiake nr.3, në Tiranë ka hedhur akuza mbi Ministrinë e Mbrojtjes dhe mbi Kryeministrin aktual Berisha. Ai akuzoi institucionet e shtetit shqiptar për abuzime me detyrën dhe me taksat e taksapaguesve shqiptarë duke përdorur helikopterë të ushtrisë për të shkuar me pushime dhe me femra.

“Unë nuk kam folur asnjëherë për këtë temë. As për pushimin nga puna të gjeneralëve. Shkarkimi i 3 gjeneralëve, i padrejtë, ata e kanë bërë punën e tyre. Po marr shkas, që pas kaq kohësh doli një gjeneral, i cili u shkarkua para ca ditësh, që sipas informacioneve të mia e ka bërë detyrën e vet, për një ngjarje që konsiderohet si “një helikopter mbi shtëpinë time”. Kjo nuk është çështje personale, se e dija dhe do ta kisha bërë me dije prej kohësh. Çështjet personale të miat janë të miat dhe ju siguroj, që i përballoj dhe zgjidh vetë. Por Shqipëria sot është një ndër 28 vendet anëtarë të NATO-s. Por me helikopterët e ushtrisë e NATO-s sot bëhen pushime. Përdoren nga biznesmenë për pushime dhe femra. Turp për atë që ka rrënuar në këtë mënyrë institucionet shqiptare”, -deklaroi ish Presidenti Topi.

Topi reagoi edhe për titullin që Sali Berisha mori sot me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publik, “Fisnikëria Tiranase”.

“Për titullin e Berishës, turp për ata që ia kanë dhënë. Edhe në fushën e mjekësisë ka shumë figura që duhet të nderohen të respektohen sepse një mjek përpara se të jetë profesionist duhet të jetë njeri human, është bazë e profesionizmit, humanizmi. Por çfarë mund të themi për tiparet humane të këtij njeriu që vetëm 2 vite më parë gjakosi Tiranën. Kur nën hundën e tij në mes të kryeqytetit lejoi vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe sot na meritoka titullin fisnikëria tironse”,- tha Topi.

 

Cocciante merr titullin ‘Naim Frashëri’,nga Presidenti Nishani

pres-nishani-takim-cocciante-2Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot kantautorin e njohur italian Riccardo Cocciante dhe fituesen e talent-show-t “The Voice of Italy”, Elhaida Dani.

Duke shprehur mirënjohjen  për mbështetjen e pakufishme që i dha këngëtares së re shqiptare si mentor i saj, Presidenti Nishani theksoi se inkurajimi për Elhaidën është tregues i mbështetjes ndaj kulturës dhe artit shqiptar në botë. Kreu i Shtetit u shpreh se shqiptarët janë shumë krenarë për suksesin e Elhaida Danit dhe nënvizoi faktin se kultura dhe arti janë shumë të rëndësishme në komunikimin mes popujve.

“Është vështirësisht e besueshme, por është fakt, se në një kohë tjetër tashmë të perënduar jo fort të largët, që nuk zgjati pak por dhjetra vite, ishin këngëtarët italianë që me muzikën e tyre, meloditë dhe tekstet e atyre këngëve, u bënë shqiptarëve një shërbim tepër të madh; I bënë të ëndërronin! Ata këngëtarë italianë, njëri prej të cilëve jeni sigurisht Ju Zoti Cocciante, kanë luajtur një rol absolutisht të rëndësishëm për ruajtjen e drejtpeshimit shpirtëror të shqiptarëve”, theksoi Presidenti në fjalën e tij.

Nga ana e tij, Riccardo Cocciante duke e falenderuar Presidentin Nishani për mikpritjen e ngrohtë u shpreh se kultura dhe arti e kanë mundësinë të kapërcejnë kufijtë që qëndrojnë mes popujve. Kantautori italian theksoi se është shumë e rëndësishme për një artist që të mos harrojë identitetin e tij, të njohë folklorin e popullit të vet dhe ta shprehë atë përmes artit, një porosi të cilën ai ia ka përcjellë personalisht edhe Elhaidës.

Elhaida Dani gjatë bisedës u shpreh se ndihet krenare që ka përfaqësuar popullin e saj duke shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që i dha kantautori italian, Riccardo Cocciante.

Presidenti i Republikës duke vlerësuar lart kontributin e kantautorit Riccardo Cocciante e nderoi atë me Titullin “Naim Frashëri”me motivacionin: “Si një artist mbarëbotëror, mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore”.

Identifikohet 21 vjeçari që u hodh në det

Rexha-ArianPolicia italiane ka identifikuar shqiptarin 21-vjeçar, i cili një javë më parë u hodh në det për t’i shpëtuar forcave blu.

Ngjarja ndodhi më 2 qershor të këtij viti në Imperia, ku tre të rinj tentuan t’i shpëtonin policisë, pasi u pikasën duke vjedhur.

Në përpjekje për t’i shpëtuar forcave të rendit, 21-vjeçari, Arian Rexha, u hodh në det. Që prej asaj dite nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij dhe shqiptari vazhdon të jetë i humbur.

Policia italiane vazhdon të kryejë kërkime në det, megjithatë, forcat blu nuk e përjashtojnë pistën se i riu mund të jetë arratisur. i