OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e ndërmjetëm, që përfshin monitorimin e situatës parazgjedhore nga data 15 Maj deri më 3 Qershor.
Në këtë raport theksohet se KQZ funksionin me 4 anëtarë dhe kjo pengon punën për administrimin e zgjedhjeve. Disa vendime të KQZ-së janë shumë të diskutueshme dhe ka mungesë transparence.
ODIHR nënvizon se Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur mund të kontestojnë zgjedhjet. Disa nga vendimet e KQZ-së janë kritikuar si të pabazuara në ligj. Vendimet e KQZ-së nuk pasqyrohen menjëherë në faqen online të KQZ-së siç kërkohet nga ligji dhe kjo ul besueshmërinë apo transparencën e këtij institucioni.
Fushata është zhvilluar përgjithësisht e qetë por shpesh arritjet e qeverisë janë vënë në shërbim të fushatës së PDsë.
PS kritikon qeverinë dhe premton përparime në fushën e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, thelbi i mesazheve të fushatës është lënë në hije shpesh nga sulmet verbale mes dy partive të mëdha.