Shqipëria në avantazh, shënon Rama

53

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineMbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Norvegji me rezultatin 1-0.

Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën e 40-të me anë të mesfushorit Valdet Rama. Pas një shpërthimi në krahun e majtë mesfushori kuqezi futet në zonë, godet me të djathtën dhe mposhtë portierin nordik duke i dhënë avantazhinë skuadrës sonë.

Shqipëri – Norvegji, e cila po luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”  është ndeshja më e pritur e historisë së kombëtares shqiptare, e vlefshme për kualifikueset e Kampionati Botëror “Brazil 2014”.

NDESHJA MINUTE PAS MINUTE
01′- Cani rrëmben një top dhe vërsulet drejt portës norvegjeze, por ndërpritet në mënyrë të parregullt nga kundërshtari. Kryesori jep kartonin e parë të verdhë.
05′- Gabim i Agollit në mbrojtje, që u dhuron norvegjezëve një rivënie anësore afër këndores së djathtë, por pa rrezik për portierin Berisha, që grushton i ngritur në ajër mbi të tjerët.
08′- Basha dhe Rama kombinojnë bukur në të djathtë mes tyre, ndërsa lojtari i Torinos fiton goditje dënimi. Topi harkohet në zonën kundërshtare, por spastrohet nga mbrojtja.
12′- Goditje këndi për vikinget, por sulmuesit miq shkaktojnë faull ndaj Berishës, që ka dalë në ajër të zotëroje topin. Më herët portieri shtatlartë i Kallmarit eviton një rrezik serioz për kombëtaren tonë.
17′- Rama vepron bukur nga e majta e sulmit tonë, pastaj kroson për te shtylla e dytë e portës norvegjeze, ku Salihi nuk është në gjendje ta devijojë në rrjetë. Rast i bukur për kuqezinjtë.
21-22′- Dy goditje këndi radhazi për Norvegjinë, që ushtron presing në mbrojtjen tonë.
29′- Cani ndërmerr një aksion individual mes tre mbrojtësve kundërshtarë dhe fiton goditje dënimi. Gjuan nga distanca Basha, por drejtpërdrejt në duart e portierit norvegjez.
34′- Agolli tenton një goditje nga larg, duke dashur të zerë në befasi portierin kundërshtar, që ka dalë paksa nga porta e tij, por topi kalon mbi tra.
40′ – Mavraj spastron zonën nga një top diagonal tokazi, nga e majta në të djathtë të sulmit norvegjez, duke e mbajtur të bardhë rezultatin.
42′- Aksion perfekt individual i Valdet Ramës nga e majta. Kosovari i Valadolidit bën ç’të dojë me mbrojtësit norvegjez, duke goditur në mënyrë vdekjeprurëse dhe kaluar Shqipërinë në epërsi. Shpërthen si vullkan stadiumi “Qemal Stafa”, tifozët kuqezinj në delir.
45+2′- Goditje dënimi për Norvegjinë, por topi parakalon tërë zonën tonë, pa u prekur nga askush. Gjyqtari kryesor mbyll 45 minutat e para me fitoren 1-0 të kuqezinjve.