Rama: 29 është data e bekuar e çlirimit të Shqipërisë

56

mitingu-psNë vazhdim të takimeve të saj elektorale në qarkun e Fierit, Partia Socialiste u ndal edhe në Roskovec, ku prezantoi kandidatët për deputetë.

Gjatë fjalës së tij kreu i PS-së, Edi Rama, theksoi edhe njëherë rëndësinë e zgjedhjeve të 23 Qershorit, duke e vlerësuar si ditën ku shqiptarët do vendosin me votë për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.

“Vota e 23 Qershorit nuk është një votë për një parti kundër një tjetre, as për disa njerëz kundër disa të tjerëve, as një votë për të ndëruar një kryeministër me një tjetër por është një votë për të ndalur rrënimin e mëtejshëm dhe për ti hapur rrugën rilindjes shqiptare, një votë për ti dhënë fund rritjes së papunësisë dhe për të hapur vende të reja pune. Është një votë për ti dhënë fund shkatërrimit të biznesit të vogël. Është një votë për një vendim shumë të rëndësishëm, ky vendim duhet marrë jo duke u nisur nga tesera që ka në xhepin e tij, por duke u nisur nga interesi I familjes së vet’, u shpreh Rama.

Kryesocialisti e ka quajtuar numrin e 29 numri i çlirimit. 29-ën që është numri i Partisë Socialiste në fletat e votimit Rama e ka krahasuar me datën 29 Nëntor çlirimin e Shqipërisë.

“Zgjedhja e 23 Qershorit është shumë e qartë. Kush e do pushtetin në qafë dhe familjen në gjunjë, le të votojë Saliun. Kush e do qevrinë në krahë dhe rrugën të hapur për familjen e tij, që të jetojë me punë të ndershme, ka vetëm një adresë, Partia Socialiste e Shqipërisë me numrin 29.  29-a është data e bekuar e çlirimit të Shqipërisë. Në 23 Qershor me numrin 29 Shqipëria do të çlirojë energji të jashtëzakonshme për të shkuar përpara dhe për të lënë pas në të shkuarën katragjyshin me antiplumb dhe politikën e tij të verbër të rrënimit”, tha kreu i opozitës Rama.