Rama: Mos rrini duarkryq, merrni edhe një person tjetër dhe votoni PS

59

RAMA-Turi elektoral i PS është zhvendosur në qyetin e Lacit, aty ku në një miting me simpatizantë dhe mbështetës socialistë, kjo parti prezantoi edhe kandidatët e saj për deputetë. Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Edi Rama duke vlerësuar rëndësinë e riciklimit të figurave politike, u shpreh se rrotacioni politik në 23 qershor i hap një frymëmarrje vendit. Në këtë kontekst ai kërkoi votën e laçianëve dhe kurbinasve, për të bërë në Laç investime aq sa nuk janë bërë në 20 vite rresht.

“Ju e dini çfarë ndryshimi i madh është kur ikën katragjyshi dhe vjen gjenerata e re në krye. Ju lacianët e larguat me 8 maj të dy viteve më parë çetën e rrënimit nga pushteti këtu në Lac. Ndryshimi është i dukshëm, është i prekshëm për të gjithë. Ajo që them me siguri është se në rast se ju në 23 qershor do të bashkoheni socialistë e demokratë për ti dhënë votën programit për një rilindje shqiptare do ti jepni Arturit dhe vetes një mbështetje të jashtëzakonshme. Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë atë që nuk është bërë për 20 vite me radhë” tha ai.

Çlirimi i biznesit të vogël dhe mbështeja për biznesin fason, janë dy arsye kryesore, tha Rama, që qyetarët duhet vendosin përfundimisht të punësohen vetë dhe të nxjerrin në pension Kryeministrin.

“Dua tu jap dy shembuj, shembullin e parë dua ta jap për të gjitha ata që jetojnë në Lac dhe Kurbin. Në 23 qershor të gjitha ata që kanë një dyqan dhe jetojnë me punë të ndershme kanë një zgjedhje të qartë ose të mbajnë katragjyshin me antiplumb në qafë, ose duke votuar për numrin 29 të clirohen nga taksa e biznesit të vogël, të përgjysmojnë tatimin mbi fitimin dhe ti shpëtojnë njëherë e mirë falimentimit. Ata që janë papaunë do të zgjedhin nëse duan të mbajnë në punë Saliun ose të punësohen vetë, të punojnë dhe jetojnë më mirë. Programi ynë ka një nga pikat më të rëndësishme për rritjen e mirëqënies, mbështetjen për ndërmarrjen fason. E pra nëse doni një punë për vete ka vetëm një adresë, PS dhe numri 29” deklaroi Rama.

Nën premtimin se hallet e qytetaërve do jenë dhe hallet e qeverisë së ardhshme socialiste, Rama e mbylli takimin në Laç me një fjalë të urtë.

“Ne nuk jemi shkop magjik, por ajo për cilën ju zotohem është se me votën për PS dhe me besimin për skuadrën e rilindjes ju do merrni në krah një qeveri që hallet tuaja do ti ketë hallet e veta dhe përpjekjen për të carë rrugën drejt mirëqënies do ta bëjë bashkë me ju. Zgjedhja në 23 qershor nuk është mesdikujt dhe dikujt, do fitojë Saliu apo Edi Rama, këtu është në pyetje a do vazhdojë rrënimi apo do fillojë rilindja. Në 23 qershor Shqipëria do vendosë nëse do ketë ujë të rrjedhshëm, a do të vadisë tokën, a do ketë shërbim shëndetësor? Zgjedhja është qartë rrënim me PD apo rilindje me PS. Mos harroni kurrë shprehejen e urtë: “Kur e keqja kap për fyti një popull nuk është faji i të këqinjve, por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë”. Mos rrini duarkryq, por merrni dhe një person tjetër me vete dhe shkoni votoni për PS” deklaroi kreu i PS.