Berisha: Rama i ndërron gratë çdo dy vjet. Po Shkëlzeni?

62

Sadija dhe ArminaKryeministri Berisha nga Rrashbulli i Durrësit, ka sulmuar kreun e opozitës socialiste Edi Rama, duke e akuzuar, se ai i ndërron gratë çdo dy vjet. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha, nuk ka përmendur ndërrimin e grave nga djali i tij, ku gazetat vetëm pak ditë më parë kanë zbuluar se Shkëlzen Berisha ka lënë Sadije Berishën, një grua më të madhe në moshë nga ai dhe me lidhje farefisnore, dhe me të cilën kishte dy fëmijë, duke u lidhur me një vajzë tjetër të ekraneve shqiptare, Armina Mevlani.

Këto ditë përballen dy modele. Modeli i Sali Berishës, modeli juaj, i një njeriu që beson tek puna, beson tek familja, beson tek Zoti, beson tek vendi i tij, një njeri që ka faktuar se i qëndron besimeve dhe fjalëve të tij, një njëri që është 20 vjet në politikë dhe jeton në një apartament 125 metër katror, një njeri që është 20 vjet në politikë dhe ka bërë gjithçka në interes të vendit të tij, ka mbrojtur në çdo kohe interesin kombëtar të vendit dhe kombit të tij, është përpjekur së bashku me ju për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, për statusin e vendit kandidat, së bashku me ju mbrojti ekonominë shqiptare nga kriza lubi që po përpin ekonomitë e vendeve të tjera, së bashku me ju kontribuoi për forcimin e iniciativës private dhe që i thotë fjalës fjalë.

Në krahun tjetër, ju keni një politikan që gjithë ditën flet për shkatërrim, një model që flet për shkatërrim, flet për hekura burgjesh e hekura arrestimesh, keni një njeri i cili ka faktuar se ç’janë për të vlerat e familjes, që i ndërron gratë çdo dy vjet, sipas oportuniteteve, keni një njeri që niset drejt karriges së lartë të ekzekutivit me një vilë 57 metra të gjatë dhe një pallat në shpinë dhe nuk tregon një qindarkë se me se po i ndërton ato, një njeri i cili për interesa të veta bllokoi dhe mori peng një vit statusin e vendit kandidat, një njeri që për interesa të karriges së tij i vuri flakën institucioneve dhe donte të vinte në pushtet me dhunë, një njeri i cili ka grumbulluar rreth vetes një grup miliarderësh, vetëm e vetëm për t’i fryrë e pasuruar më tej ata në kurrizin tuaj, një njeri i cili ju parashtron sot dogmat e regjimit të shkuar, qytetarët pa taksa, siç deklaronin etërit e tij 45 vjet me radhë, ndërkohë që rriti me taksa indirekte më shumë se kushdo tjetër qytetarët shqiptarë, një njeri që nuk ka durim të dëgjojë njeri, një brutal që agreson fizikisht bashkëbiseduesit e tij”,- ka deklaruar Berisha