Pas Ambasadorit të BE-së në Tiranë, prononcohet Arvizu: Situata në KQZ problematike

58

Albania Protest InvestigationAmbasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu, ka qenë sot në Fier ku u takua me Kryebashkiakun Baftjar Zeqaj. Arvizu është prononcuar edhe për situatën aktuale në KQZ, duke deklaruar, se duhet gjetur kompromisi midis palëve, për të zgjidhur këtë problem.

Mendoj që kemi folur gjerësisht për shqetësimet për KQZ, nuk jam i sigurt se, çfarë mund të shtoj më shumë, që KQZ nuk është plotësisht e konstituuar dhe kjo nuk ndihmon në zhvillimin e procesit zgjedhor, si duhet të funksionojë. Supozoj që duhet të ketë vullnet nga ana e partive që në njëfarë mënyre, të gjejnë mënyrën për plotësimin e KQZ. Qartazi për ta bërë këtë, palët duhet të bëjnë kompromise”- tha ai.

Apeli i Ambasadorit amerikan, vjen pas apelit të djeshëm të Shefit të Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, në lidhje me situatën problematike në KQZ.