Thaçi takon ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Al Bader

20

18.6.2013_-_KM-2Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Kryeministri Thaçi ka pritur dje në takim, ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, ambasador jorezident në Republikën e Kosovës, Najeeb Al Bader.

Në takim Kryeministri ka falenderuar Ambasadorin për njohjen e Republikës së Kosovës nga Kuvajti, si dhe ka theksuar se tani është koha për thellimin e marrëdhënieve diplomatike si dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumëanshëm në mes të dy vendeve.

Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve mike do të thellohet në të gjitha fushat, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Republika e Kosovës mirëpret investimet ekonomike të Kuvajtit, u shpreh z. Thaçi.

Nga ana e tij, ambasadori z. Al-Bader, e falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen dhe rikonfirmoi vullnetin e qeverisë së Kuvajtit për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, në veçanti në shkëmbimet ekonomike. Ambasadori Al-Bader në emër të Qeverisë së Kuvajtit ftoi Kryeministrin e Republikës së Kosovës për një vizitë zyrtare në Kuvajt, e cila vizitë do të ishte një rast i mirë për të shpalosur të gjitha mundësitë e investimeve në Kosovë.