Terror policor me urdhër nga lart, Berisha dhe Noka përpara ligjit pas 23 qershorit

50

muliQarku i Kukësit po vihet në vëmendjen e mediave, pas denoncimit të LSI-së, në lidhje me një serë aktesh dhune dhe terrori elektoral.

Forcat policore kanë bastisur shtëpinë e Kreut të LSI-së në Fshatin Crnalevë – Komuna Shishtavec, z. Eshref Islami, pa pasur një mandat dhe duke e shoqëruar për në Komisariat, ku është mbajtur i izoluar për 4 orë.

Po në të njëjtën mënyre, ndërsa Ministri i Brendshëm, dhe kandidat për deputet i PD-së, Flamur Noka vijonte takimet e tij elektorale, është telefonuar Kryetari i LSI dhe Këshilltar në Komunën Topojan z. Rrustem Ahmeti dhe i është kërkuar të paraqitet në Drejtorinë e Policisë, pa asnjë lloj arsyeje.

E njëjta metodë terrori, është aplikuar dhe ndaj Kandidatin për Deputet të LSI në Has, z. Pëllumb Bardhoshi dhe të afërmeve të tij, ku forca speciale dhe efektivë të policisë së shtetit, kanë zbarkuar në mënyrë të dhunshme në Lagjen Bardhosh të Fshatit Qarr në Rrethin e Krumës duke hyrë në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të LSI, të të afërmve të kandidatit, duke bërë bastisje dhe kontroll pa mandat përkatës.

Në të njëjtën mënyrë është ndaluar dhe shoferi i z. Bardhosh në Komisariatin e Hasit pas ndërhyrjes së rreth 30 efektivëve të policisë dhe të forcave speciale. Përgjigja e autoriteteve ndaj pyetjes, se përse është ndaluar, ka qenë se është dhënë urdhër nga lart.

LSI deklaroi publikisht, se personat përgjegjës do të vihen përpara ligjit, duke paralajmëruar direkt për këto ngjarje Ministrin e Brendshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën.

« Keta lloj terrorucësh nuk trembin dot as pulat jo me hasianët, kuksianët dhe tropojanët, të cilët nuk kanë pyetur ndonjëherë për dhunën e Sali Berishës », tha LSI gjatë Deklaratës për shtyp.

LSI ka kontaktuar me zyrën e OSBE-ODIHR, Prezencën e BE në Tiranë, Ambasadën Amerikane dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ndalimin e kësaj dhune shqetësuese elektorale.

Shteti i pas datës 23, do t’i qepet këmba këmbës të gjithë këtyre policëve, shiksave, forcave speciale që janë vënë në shërbim të kësaj dhune zgjedhore të Partisë Demokratike, deri sa të vendoset drejtësia dhe të japin llogari para ligjit për çdo akt terrori që po kryejnë. E themi këtë jo për hakmarrje politike, por si qëndrim politik për drejtësi”,- ka deklaruar LSI.