Shoqëria online çlirohet nga frika, fillon humori

Me ç’duket shoqëria online ka pësuar çlirimin e saj të parë nga frikërat ndaj prononcimeve antiqeveritare. Me fitoren masive të së majtës, fillojnë edhe komentimet anti-qeveritare dhe gallatat anti Berishë. Frika në ndrydhje dukej në çdo komentim antiqeveritar që bëhej ku pavarësisht se njerëzit mund të kishin të njëjtin mendim nuk guxonin as të komentonin dhe as të mbështesnin idenë nëpërmjet të klikuarit Like. Votat plebishitare ndaj kësaj frike dhe censure duket se kanë çliruar shoqërine, përfshirë dhe ate online.

Më poshtë keni një sërë imazhesh që demonstrojnë thyerjen e frikës së censurës:

Mesazh i Obames
Mesazh i Obames

 

Nuk na dalin keto leke
Nuk na dalin keto leke

 

Te shpresojme se do vije kjo dite
Te shpresojme se do vije kjo dite

 

Vota e popullit
Vota e popullit

 

Analistet e pushtetit
Analistet e pushtetit

 

Pensionistet
Pensionistet

 

1017606_458258090930218_2070963882_n
Rrezimi i diktatorit te fundit

 

Nuk dime nga t'i cojme parate
Nuk dime nga t’i cojme parate

 

Xhindi i inatosur
Xhindi i inatosur

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Mumbai, Indi

Në Mumbai, Indi. (Vivek Prakash, Reuters/Contrasto)
Në Mumbai, Indi. (Vivek Prakash, Reuters/Contrasto)

Konflikt pronësie, vriten dy vëllezër

policiaDy vëllezër kanë gjetur vdekjen ndërsa 3 të tjerë janë plagosur pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së Laçit ku dy vëllezërit Lekë dhe Pal Syziu përkatësisht 45 dhe 60 vjeç  janë konfliktuar me shtetasit Arben dhe Florian Krosi përkatësisht 23 dhe 26 vjeç. Mësohet se sherri mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve nga të dy palët dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy vëllezërit Syziu si edhe janë plagosur shtetasit Arben dhe Florian Krosi si dhe shtetasi Ndrec Prendi 56 vjeç.

Mësohet se 45-vjeçari Lekë Syziu ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa vëllai i tij Pal Syziu edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu mësohet se në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak në Tiranë janë edhe shtetasi Arben dhe Florian Krosi  ndërsa Ndrec Prendi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë  policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PS merr mandatin e 85 në Tiranë

kuti-votimiNë numërimin në Tiranë ndryshojnë sërish shifrat. Shumica e majtë kap numrin 85 të deputetëve, me mandatin e fundit që i shkon PS-së. Po garohej midis marrjes së këtij mandati nga Asllan Dogjani, ish-depuetet i PS-së i shpërblyer për shërbimet e tij nga Berisha duke u futur në listën e djathtë për deputetë dhe PS-së. Siç duket votuesit e djathtë nuk e kanë miratuar futjen e një ish-socialisti në listat e të djathtëve.

Ndërkohë qarku i Kukësit ku rezultati ka perfunduar në barazim 2-2, ky rezultat po vihet në diskutim nga ana e PD-së, duke pretenduar se mandati i tretë u takon atyre.

Në qarkun e Elbasanit ka përfundura gjithashtu numërimi ku rezultati është 8-6 për të majtën.

 

Kerry: Uashingtoni nuk kërkon konfrontim me Moskën

kerry1Një ditë pasi e paralajmëroi Rusinë se do të kishte “pasoja” nëse do të ndihmonte Snowdenin, sekretari Kerry tha se nuk është e nevojshme që kjo çështje të “çojë në konfrontim”.

Ai po përpiqet të ulë tensionin diplomatik,pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cilësoi akuzat se Rusia ka shkelur ligjet e Shteteve të Bashkuara ose ka konspiruar me Snowdenin “si absolutisht pa baza dhe të papranueshme”. Lavrov thotë se Moska nuk ka të bëjë fare me Snowdenin “apo me problement e tij me ligjin amerikan”.

Në një konferencë shtypi në Arabinë Saudite,  Kerri tha se megjithëse nuk ka një traktat dëbimi  mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ka “standarde të sjelljes mes shteteve sovrane”, siç u shpreh ai.

“Është respekti për sundimin e ligjit. Ne thjesht u bëjmë thirrje miqve tanë në Rusi të respektojnë faktin se një vend partner, bashkëanëtar pesëshes së përherëshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka bërë një kërkesë normale në kuadrin e sistemeve ligjore për respektimin e ligjit”.

Kerry tha se administrata Obama shpreson që Rusia nuk i shikon interesat e saj të lidhura me një njeri që ai e quajti “person që përpiqet t’i shmanget drejtësisë në bazë të standardeve ndërkombëtare të ligjit”.

“Ata nuk janë të detyruar të zbatojnë ligjin, por me siguri ata mund ta lejojnë atë të përgjigjet para ligjeve tona dhe kushtetutës tonë si shtetas i këtij vendi. Kjo është arsyeja që ne u  kemi kërkuar atyre ta ekstradojnë. Ne nuk synojmë të konfrontohemi me Rusinë. Ne nuk po i japim urdhër askujt”.

Kerry tha se Shtetet e Bashkuara “thjesht po kërkojnë nëpërmjet një procedure shumë normale transferimin e dikujt”, pikërisht siç kanë vepruar Shtetet e Bashkuara me shtatë rusë gjatë dy viteve të fundit.

“Pa bërë zhurmë. Pa asnjë lloj iritimi. Pa asnjëlloj përplasje, por me sensin e korrektesës në plotësimin e kërkesës së tyre. Është pikëtisht kjo që ne shpresonim në këtë rast”.

Të martën, ndërkohë që ishte për vizitë në Finlandë, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin hodhi poshtë akuzuat se Rusia po shkel ligjin në këtë rast si “të pakuptimta dhe të ulta”.

Putin tha se ai nuk do ta ekstradojë Snowdenin sepse ai nuk ka shkelur ndonjë ligj në Rusi. Ai tha se Snowden është njeri i lirë dhe sa më shpejt që ai të vendosë të largohet nga Moska, aq më mirë do të jetë për atë dhe Rusinë.

Putin tha se Snowden nuk ka punuar asnjëherë për agjencitë ruse të sigurimit dhe shpreson që kjo çështje nuk do të prekë marrëdhëniet me Uashingtonin.

Snowdeni i dha informacion shtypit se zbulimi amerikan kishte mbledhur për vite me radhë tabulatet telefonike dhe komunikimit në internet. Ai deklaroi publikisht se ishte i bindur se kjo ishte shkelje e privatësisë së qytetarëve.

Kryeministri Berisha pritet të pranojë sot humbjen

berisha sadKryeministri Berisha pritet të deklarojë sot humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqënie, Punësim, dhe Integrim.

Kreu i koalicionit të djathtë, pas deklaratës së 23 qershorit pas mbylljes së kutive të votimit, nuk ka bërë asnjë dalje publike në pritje të rezultatit.

Ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Selia e Partisë Demokratike ka qenë dje në heshtje dhe i vetmi reagim për pranimin e humbjes ka qenë një koment i deputetes së Fierit Mesila Doda në Facebook.

“Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97′. Të dashur militantë, simpatizantë të PD….ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmeëmbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit ’90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!! ,” shkruan Doda në FB.

Topalli nuk përballon dot humbjen

jozefina_topalli_cowgirlNdërkohë që në një sistem demokratik fitorja dhe humbja është një proces më se natyral në një garë konkurruese,  Kryetares së Parlamentit e njohur për shprehjen ‘t’qis jashtë prej zhelesh’ i ka rënë si bumerang përzënia, nga një votë plebishitare.

Një votë e cila ka nevojë për analizë dhe reflektim për mënyrën e saj të komunikuarit dhe të trajtuarit të opozitës, të cilët nuk janë thjesht deputetë, por janë përfaqësues të këtij populli, të kësaj vote plebishitare, që ndëshkoi personalisht, vetë atë, në bastionin e së djathtës.

Ka nevojë për reflektim për të analizuar se, si ka mundësi që një popull shkodran i varfër ku përmbytjet janë shndërruar në një fenomen të zakonshëm, kryetarja në fjalë veçse shton pasuritë e saj, mban familje e farefis me paratë e shqiptarëve dhe e thotë tërë krenari përpara këtij populli, se ka marrë në administratë në punë gjithë shoqërinë e vet dhe se është shumë e kënaqur.

Flitet se, që prej 3 ditësh ajo nuk del nga Shkodra, por të pranuarit e humbjes është një gjest dinjitoz dhe nuk duhet të krijohen komplekse përballë kësaj situate. Ky është realiteti, kjo është vota e sovranit dhe ai ka vendosur. Nuk është kurrë vonë të analizohet, pse? Siç nuk është kurrë vonë të mendosh, se edhe mund të përballesh me ligjin për të sqaruar, se nga është krijuar gjithë kjo pasuri?!

Të paktën të bëjë një veprim pozitiv në ikje, pavarësisht gjesteve  shumë të kontestuara publikisht.

Rama: Do të jem Kryeministri juaj, por edhe Kryeshërbëtori juaj

rama (1)Lideri socialist Rama mbajti fjalimin e tij të parë të fitores, duke deklaruar përunjësisht përpara publikut shqiptar, se ai do të jetë Kryeministri i shqiptarëve dhe Kryeshërbëtori i tyre. Rama theksoi, se detyra do të jetë e tij ndërsa pushteti i popullit, duke e siguruar publikun shqiptar, se nuk do ta harroj këtë gjë, dhe duke iu lutur publikut, që edhe ai të mos e harrojë këtë fakt.

Më poshtë keni fjalën e plotë të Edi Ramës:

Sot, ju, populli i Shqipërisë, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë strategjikë të LSI, këtë përgjegjësi kaq të madhe.

Ne e pranojmë përgjegjësinë me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdo njërit prej jush! Dhe për çdo ditë nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona.

Unë e di që siç thotë edhe Abraham Linkoln, asnjë qeveri në botë nuk mund t’i kënaqë të gjithë dhe për gjithë kohën, por për gjithë kohën që vjen nuk do harroj që jeni ju që na vutë në krye të vendit.

Ju na besuat sepse ne nxorëm më të mirën nga vetja për të arritur deri këtu, një projekt ndryshimi për Shqipërinë, një aleancë të re për Shqipërinë evropiane, e cila provoi botërisht se ne dimë ta vëmë vendin mbi veten dhe mbi partinë.

Unë e dua këtë vend, prandaj dhe luftova kaq fort për të luftuar. Zemra ime e di se çfarë mundësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Këto mundësi të pafundme, tani duhet t’i nxjerrim nga çdo thellësi e shpirtit e mendjes shqiptare për të bërë më të mirën me mundësinë që na u dha për të udhëhequr Shqipërinë.

Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne të zgjedhurit për t’u drejtuar së bashku nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam. Ndaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes.

T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Një shoqëri të rilindur me arsim e shëndetësi për të gjithë dhe jo sipas mundësive.

Pa harruar asnjë çast se sot populli sovran e ngjyrosi me ngjyrën e purpurt të gjithë hartën e Shqipërisë që nga Shkodra gjer në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjellje e me vepra se mund ta ndajmë përgjithmonë këtë vend nga ndasitë e vjetra të së shkuarës së deridjeshme.

Të nisim bashkarisht punën për t’i treguar njëri- tjetrit, por edhe botës, se kemi talentin, vlerat, vendosmërinë për t’u ngjitur në lartësinë e amanetit të borxhit që u kemi të parëve dhe fëmijëve të gjithë Shqipërisë.

Pa harruar asnjëherë se duhet të jetë liria dhe jo mungesa e saj, rruga për të qeverisur këtë vend, merita dhe jo mungesa e saj, baza për të vlerësuar çdo njeri e sipërmarrje në këtë vend.

Të vazhdojmë së bashku si një vend dhe si një komb përpjekjet drejt vendit që na takon në familjen e bashkuar të Europës, sot, kur si asnjëherë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, jo vetëm e meritojnë, por e kanë në duart e tyre bashkimin në atë familje të madhe.

Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë. Tani së bashku duhet ta bëjmë realitet, pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi i pakicës, shpirti i kompromisit, që mund të rilindë Shqipërinë si anëtare të denjë të familjes evropiane.

Miqtë e mi, nuk ka pikë dyshimi se duke parë flamujt e fitores të valëviten sonte nga Kukësi në Gjirokastër, duke dëgjuar brohoritjet e mbështetësve tanë anembanë vendit, duke parë që gëzimi ka pushtuar zemrën, mendjen e fytyrën e çdo opozitari, edhe unë ndjehem thellësisht i ngazëllyer si ju.

Por, ky gëzim i merituar nuk do të krijojë dot vende të reja pune për të rinjtë, as shërbime më të mira shëndetësore, as rrugë më të sigurta, kjo fitore nuk është mbërritja, por vetëm nisja.

Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në gjithë Shqipërinë, por tani nis puna për ta bërë ndryshimin që të mbërrijë në gjithë Shqipërinë e rrënuar.

Ky ndryshim, që të gjithë duam, s’do të vijë brenda natës, nuk do të mbërrijë as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e jetës sime, asgjë e mirë nuk vjen kollaj, duhet të duash ta arrish, por duhet të punosh dhe sakrifikosh fort për ta arritur.

Të gjithë bashkë treguam deri këtu se duam fort që Rilindja të ndodhë, tani të gjithë bashkë duhet të punojmë dhe sakrifikojmë fort që ta bëjmë atë të ndodhë.

Dhe ne do të punojmë fort së bashku, si një skuadër, si një skuadër e madhe, që fort ka fituar vetëm të drejtën për t’u vënë në provë, ndërsa nesër do nisë punën për të fituar provën.

Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu.

Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim.

Dhe tani që zgjedhjet përfunduan, dua ta bëj shumë të qartë se vullneti im është që t’u shërbej me përkushtim të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që votuan për fituesin.

Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje unë nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si triumf personal, përkundrazi, shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën edhe më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë.

Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndjehet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndjehet i rrezikuar.

Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do u provojmë se ndryshimi s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që nuk ka bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi.

Motra dhe vëllezër,

Ky është momenti më krenar i jetës sime.

Por, midis krenarisë që ndjej për veten dhe përunjësisë që ndjej për besimin që keni tek unë, fiton thellë përunjësia.

Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj.

Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaj.

Unë s’do ta harroj këtë, por ju lutem, mos e harroni as ju!

Jo për mua, por për të mirën e Shqipërisë, që duhet të rilindim së bashku.

 

BE: Presim mbyllje të procesit sipas standardeve Ndërkombëtare dhe të BE-së

fule_ashton_07_2012-extra_largePërfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe në të njëjtën kohë Zv. Presidente e Komisionit Europian Katerin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë në BE, Stefan Fyle, kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Ato theksojnë rëndësinë e përfundimit të procesit sipas standardeve të kërkuara, dënojnë rastet e raportuara të dhunës dhe inkurajojnë certifikimin e shpejtë të rezultatit dhe formimin e një qeverie të re.

“Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, që u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të rregullt. Tani duhet të sigurohet një ndjekje e shpejtë e konstatimeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin përpara drejtësisë. 

Tani është e rëndësishme, që fazat e mbetura të procesit zgjedhor të mbyllen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së. 

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike, që të veprojnë me një frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar. 

Pasi të certifikohen rezultatet, ne inkurajojmë formimin në kohë të qeverisë për të adresuar sfidat e menjëhershme për të siguruar që axhenda e reformave në vend po ndiqet energjikisht dhe se, procesi i integrimit evropian të fitojë vrull të ri”,- thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp Eshton, Fyle. /im.ta/

 

Sheikja e Shkodrës

jozi me motoNga Arben Çokaj /Gazeta Dita/ 

Përse i duhet pushteti Jozefinës?

Ndryshe nga Pjetër Arbnori, i cili vuajti realisht gati 3 dekada burg politik dhe pas ardhjes së demokracisë, ai  u bë një Kryetar i moderuar Kuvendi, i cili e ruajti një ekuilibër qoftë në marrëdhënie me opozitën, por edhe me ushtrimin e pushtetit të tij, Jozefina Topalli nuk ngopet lehtë.

Znj.Topalli u fut në politikë në vitin 1996, ku u bë edhe deputete dhe në vitin 1997, ajo u zgjodh nga Berisha si nënkryetare e PD-së. Në 2005-n, me ardhjen në pushtet të PD-së, Topalli u bë Kryetare e Kuvendit dhe konsumon kështu mandatin e dytë si Kryetare dhe të 4-tin si deputete e Shkodrës.

Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës, e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit
Pamje nga ndërtesa pronë e Jozefina Topallit në qendër të Shkodrës, e dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit

 

Pushteti dhe pasuria e znj. Topalli kanë ardhur gjatë kësaj kohe gjithnjë duke u rritur, falë votës që ajo merr në Shkodër, në emër të PD-së. Në të vërtetë, znj. Topalli është treguar mjaft e etur për pushtet e pasuri, dhe regjistron në veprimtarinë e saj abuzim me pushtetin dhe me paratë publike. Gjatë kohës kur ishte Kryetare e Kuvendit dhe numri 2 i shtetit shqiptar dhe i PD-së, znj. Topalli u akuzua se qëndronte pas vrasjes me bombë në makinë të veprimtarit të PDK-së, nga Malësia e Madhe, Aleks Keka. Autori i vrasjes makabre akoma nuk është gjetur. Po ashtu, ajo dyshohet edhe se qëndron pas arrestimit të panevojshëm dhe gjymtimit të Kryetarit të Komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja.

Në planin nepotik, të abuzimit me pushtetin, znj. Topalli mund të përmendet se çoi konsull në Milano vëllain e saj, dhe punonjës ambasade në Paris, të fejuarin e vajzës së saj, Luis Ejlli.  Znj. Topalli e çoi Luis Ejllin së pari në konsullatën e Strasbourgut, që ai të merrte shtëpi të paguar nga shteti, pasi atje studionte e bija e Topallit. Kështu znj. Topalli shfrytëzonte tre mundësi: 1. e bënte Luisin diplomat dhe i jepte vlera para së bijës, i paguante rrogë dhe shtëpi nga buxheti i shtetit. 2. kursente pagesën e qerasë për të bijën, e cila mund t’i ruante ato pará dhe 3. merrte edhe bursë për të bijën nga pratë publike. Në të dy planet e përmendura më sipër, shquhet fare qartë, se znj. Topalli ka abuzuar dhe ka bërë si të dojë me pushtetin e saj. Në një vend demoktatik, vetëm nga kjo, ajo nuk do të rrinte gjatë në një pozicion publik, kurse këtu, ajo duke buzëqeshur si e perënduar, u kërkon përsëri votën shkodranëve.

Pamje nga ndërtesa në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit, e dhënë me qera për lloto kati i parë dhe 2 katet e sipërme i janë dhënë me qera Universitetit të Shkodrës, Fakultetit Ekonomik.
Pamje nga ndërtesa në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit, e dhënë me qera për lloto kati i parë dhe 2 katet e sipërme i janë dhënë me qera Universitetit të Shkodrës, Fakultetit Ekonomik.

Por ajo që bie më shumë në sy në vendin tonë të varfër, është edhe pasurimi marramendës i znj. Topalli. Duke u bërë pjesë e abuzimit me paratë publike dhe pjesë e anti-shtetit, Jozefina Topalli numëron tashmë një numër të madh pronash, që i kalojnë disa miliona Euro pasuri. Ajo ka në pronësi një ndërtese në qendër të Shkodrës, të cilën e ka dhënë me qera për shkollën 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” dhe për disa zyra me qera mijëra Eurosh për disa firma ‘fantazmë’, si Global Language Center, Tueleda, etj.

Po ashtu, nuk ka shumë kohë që Jozefina Topalli përfundoi së ndërtuari edhe një ndërtesë mjaft të bukur 4 katëshe, në qendër të Shkodrës, në Pedonale, të cilën e ka dhënë përsëri me qera. Kati i parë është një lokal llotoje, ndërsa dy katet e sipërme, ajo i ka dhënë me qera për Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti Ekonomik. Pra, ironia e fatit është e hollë këtu. Znj. Topalli pasurohet me paratë publike dhe ndërton pallate, të cilat i jep më pas me qera për shkolla jopublike, por edhe për universitetin publik! Përderisa Universiteti i Shkodrës paska nevojë për ambiente studimi, tendenca për shtetformim, do i bënte qeveritarët tanë t’i ndërtonin këto ambjente me paratë publike në shërbim të pedagogëve dhe studentëve të Shkodrës, e jo t’i merrte znj. Topalli këto pará me rrugë tërthore, të ndërtonte ambiente private dhe me ato ambiente të dhëna me qera për universitetin e Shkodrës, ajo të fitonte përsëri pará publike, nga paratë që ka përvetësuar në rrugë të dyshimta. Eja e nënvleftësoje tani zgjuarsinë e ligë të kësaj zonje, që kërkon përsëri votën e shkodranëve. Se me votën tonë të shpërdoruar, ajo e krijoi gjithë këtë pasuri.

Në të majtë, pamje e ndërtesës, që i jepet me qera Fakultetit Ekonomik. Prapa kësaj ndërtese është një sipërfaqe e planifikuar për t’u ndërtuar një pallat 8 katesh, në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit. Kjo zonjë ka përdorur pushtetin politik, për t’u marrë pronat e trashëguara familjes Çoba e Topalli dhe i ka kaluar në pronësi të saj. Këtu i ka marrë një pjesë të tokës edhe familjes së Voltana Ademit, kandidate e PD-së për deputete dhe ish-prefekte e Shkodrës.
Në të majtë, pamje e ndërtesës, që i jepet me qera Fakultetit Ekonomik. Prapa kësaj ndërtese është një sipërfaqe e planifikuar për t’u ndërtuar një pallat 8 katesh, në qendër të Shkodrës, pronë e Jozefina Topallit. Kjo zonjë ka përdorur pushtetin politik, për t’u marrë pronat e trashëguara familjes Çoba e Topalli dhe i ka kaluar në pronësi të saj. Këtu i ka marrë një pjesë të tokës edhe familjes së Voltana Ademit, kandidate e PD-së për deputete dhe ish-prefekte e Shkodrës.

Pyetja e thjeshtë bëhet, ku i merr znj. Topalli këto pará, që ndërton këto ndërtesa? Dhe a mund të konsiderohet abuzim me pushtetin e fondet publike, ndërtimi i ambjenteve private, të cilat më pas i jepen universitetit publik me qera? Mafia ia ka zili kësaj mënyre veprimi!

Prapa kësaj ndërtesës 4 katëshe, ndodhet një sipërfaqe e madhe toke, ku znj. Topalli ka një projekt të rinovuar disa herë si shesh ndërtimi nga KRRT e Bashkisë Shkodër, për ndërtimin e një pallati luksoz 8 katësh. Këtu znj. Topalli i ka marrë edhe një pjesë toke familjes së Voltana Ademit, Prefektes së Shkodrës, kandidates për deputete të PD-së.

Pra, me këto marifete, znj. Topalli ka krijuar një zonë me ndërtesa e projekte në qendër të Shkodrës, ku po lë edhe gjurmën e saj të suksesit dhe abuzimit me pushtetin dhe paratë tona publike.

Por pronat e znj. Topalli nuk kufizohen me kaq.

Përveç një apartamenti në ish-Bllokun e Tiranës ku jeton, ajo ka në pronësi edhe një vilë në zonën turistike të Razmës në Mbishkodër, një apartament në Shëngjin të Lezhës dhe një sipërfaqe toke me pozicionet ushtarake në Melgushë të Shkodrës, etj. etj. Pra, duket qartë përse e do pushtetin zonja Topalli dhe pse kjo grua me një nivel mesatar përpiqet kaq shumë për të marrë e mbajtur pushtet me çdo mënyrë.

Flitet se znj. Topalli ka krijuar prona edhe në bashkëpunim. Bëhet fjalë për universitetin privat “Gjon Buzuku” (http://www.unigjb.com/), i cili përflitet në Shkodër se ka vitin e 4-rt akademik, por nuk zhvillon asnjë orë mësimi. Studentët e regjistruar, i marrin diplomat aty, pa shkuar në shkollë fare. Ky rast duhet hetuar, se përbën një skandal flagrant për shkallën e lartë të falsitetit dhe informalitetit të arsimit të lartë në Shqipëri. Pronare e këtij universiteti, ku znj. Topalli flitet se ka pjesën e saj të investimit dhe përfitimit, është e shoqja e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka.

3 vilat në Razëm të Mbishkodrës, të ndërtuara nga firma e ndërtimit Curri shpk, ku njëra prej vilave është pronë e Jozefina Topallit
3 vilat në Razëm të Mbishkodrës, të ndërtuara nga firma e ndërtimit Curri shpk, ku njëra prej vilave është pronë e Jozefina Topallit

Në vendet e Perëndimit, nuk kemi asnjë rast të ngjashëm, ku një kryetare e kuvendit të abuzojë me pushtetin dhe të pasurohet në një mënyrë të tillë. Ndonëse katolike, znj. Topalli sillet si sheike me mentalitet abuziv oriental. Ajo abuzon dhe vë pasuri në mënyrë të ngjashme me politikanët e vendeve islamike. Në këtë mënyrë, Jozefina reklamon më kot orientim Perëndimor, pasi veprimet e saj nuk kanë asnjë lidhje me demokracitë Perëndimore. Nëse një ditë do të kemi një shtet të rregullt e me drejtësi të pakorruptuar, si në vendet e Perëndimit, ku po synojmë të integrohemi, duhet kërkuar hetimi i plotë i pasurisë së znj. Topalli, si dhe i veprimtarisë së saj abuzive me pushtetin dhe paratë tona publike. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në një vend demokratik!

5
Hyrja e ndërtesës në qendër të Shkodrës, ku ndodhet shkolla 9-vjeçare jopublike “Zemra e Krishtit” dhe ku jepen edhe disa ambiente me qera për firma të ndryshme të konsideruara ‘fantazmë’, si Global Language Center, Teuleda, etj., që paguajnë mijëra Euro qera për pronaren e ndërtesës, Jozefina Topalli, por nuk duken se bëjnë aktivitet fare aty