Konflikt pronësie, vriten dy vëllezër

20

policiaDy vëllezër kanë gjetur vdekjen ndërsa 3 të tjerë janë plagosur pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së Laçit ku dy vëllezërit Lekë dhe Pal Syziu përkatësisht 45 dhe 60 vjeç  janë konfliktuar me shtetasit Arben dhe Florian Krosi përkatësisht 23 dhe 26 vjeç. Mësohet se sherri mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve nga të dy palët dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy vëllezërit Syziu si edhe janë plagosur shtetasit Arben dhe Florian Krosi si dhe shtetasi Ndrec Prendi 56 vjeç.

Mësohet se 45-vjeçari Lekë Syziu ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa vëllai i tij Pal Syziu edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu mësohet se në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak në Tiranë janë edhe shtetasi Arben dhe Florian Krosi  ndërsa Ndrec Prendi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë  policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.