Rama në krah të Ajalës: skuadra e palës humbëse të vazhdojë me numërimin

424490_10151516465041523_1236315356_nNë një dalje publike për shtyp nga selia e PS-së lideri socialist Rama ka dalë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala.

Ajala, uroi liderin Rama, të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë për zgjedhjet dhe falënderoi të majtën për bashkimin i cili garantoi fitoren e thellë.

“Është një moment madhështor për Shqipërinë, Edi Ramën dhe socialistët. Jam i lumtur të përgëzoj popullin shqiptar dhe shoqërinë shqiptare, për mënyrën se, si u kryen këto zgjedhje. Doja t’i dërgoja ngushëllimet e familjes tonë socialiste të gjithë atyre që vuajtën nga incidenti i ditës së diel.

Këto qenë zgjedhje që i mblodhën njerëzit me vendosmëri për të përcaktuar një rrugë të re për vendin. Në fakt, ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Europën, për familjen socialiste europiane, ku Edi Rama është Zëvendëspresident.  Ashtu siç i drejtoj urimet e mia të thella Edi Ramës dhe socialistëve, uroj edhe partinë e Metës, LSI. Ata provuan se si bashkimi i socialistëve, progresistëve mund të sjellë një vizion të ri për vendin. Tashmë, Edi Rama dhe Ilir Meta përfaqësojnë një vizion, një të ardhme të përbashkët. Ajo që ne presim është që ata që janë në krye të institucioneve të dalin dhe të pranojnë rezultatin e numërimit të ndershëm që po kryhet”, tha Ajala.

Ndërsa Rama u shpreh, se nga zgjedhjet e 23 qershorit, ajo që fitoi vërtet ishte Shqipëria.

Ne vazhdojmë të presim qetësisht në respekt të etikës tonë demokratike dhe evropiane, që kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Këto ishin një palë zgjedhje që sikur e kam përsëritur më parë përbënin një takim me historinë në të njëjtën përmasë dhe përgjegjësi për të ardhmen si ato të vitit 1992. Arsyeja pse rezultati i ka tejkaluar të gjitha parashikimet është se shqiptarët kanë marrë vendim solemn për të mbyllur një epokë të vjetër dhe për të hapur një të re njësoj si në vitin 1992. Ka kohë për fjalimin e fitores, por kjo është koha për të bashkëpunuar së bashku që procesi i numërimit të përfundojë një orë e më parë dhe për këtë bëj apel që skuadra e numëruesve të palës të humbur të bëjë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna. Për ne dhe për mua personalisht ky nuk është triumfi i disave kundër disave, por triumfi i sovranit që ndau me këto zgjedhje Shqipërinë nga historia e zgjedhjeve të manipuluara”,-deklaroi lideri socialist Rama.

 

 

Kur kasta shkëputet nga realiteti

saliu-n-dritareNga Alban Blushi

Rezultati i deritanishëm mbi zgjedhjet arriti të shokojë këdo. Shokoi edhe vetë PD-në, e cila e shkëputur në një terren thuaje virtual, kishte humbur çdo lidhje me realitetin, duke krijuar një të tillë fals. Shkëputja ishte e krijuar në disa nivele, të cilat burimin e përcjelljes e kishin nga kasta drejtuese.

Rrethi i parë i shkëputjes krijohej nga pasuria e krijuar, e cila filloi të rriste në mënyrë artificiale vetëvlerësimin personal, vetëvlerësimin përballë publikut, duke besuar në vlera të rreme të aftësisë vetjake, dhe duke transformuar gradualisht çdo ditë e më shumë kastën drejtuese. Kjo krijonte një shkëputje, pasi duke fuqizuar personat i bënte ato të ndjeheshin të paprekshëm dhe të pathyeshëm në politikë.

Rrethi i dytë i shkëputjes krijohej nga muri rrethues, që po krijohej gradualisht. Të gjendur në komoditet parash, që nuk iu përkisnin atyre, filluan të rrethoheshin nga trupëroja pa fund, të cilët krijonin dy efekte: së pari, i bënin të ndjeheshin komod gjatë rrugës dhe mënyrës së pasurimit të tyre dhe së dyti, rrisnin në mënyrë artificiale pushtetin dhe fuqinë e tyre personale përballë publikut, duke parakaluar me rrethin e truprojave, që i mbronin për ditë, nga s’merret vesh se kush?! Ideja që kërkohej t’i përcillej popullit ishte, se tashmë u bëmë të ‘paprekshëm’, rrjedhimisht të fortë dhe të pathyeshëm në pushtet. Logjikë e gabuar, pasi ngritja e barrierave ndaj ambientit social rrethues, të vjen si bumerang, pasi nuk sjell veçse izolim.

Rrethi i tretë i shkëputjes, filloi të përkeqësohej dhe më shumë kur të gjendur në një klimë ku vetëvlerësimi personal ishte vetëm në ngjitje, kur pasuria që po i rrethonte vetëm rritej dhe kur tashmë ishin ngritur të tëra muret mbrojtëse, filluan të rrëshqisnin gjithmonë e më shumë drejt shpërfilljes së ligjit, duke menduar, se tashmë kishte ardhur momenti, për t’u shndërruar në vetë ‘ligjin’. Kjo po vërtetohej për ditë me rrëshqitjet e mëdha drejt korrupsionit të të gjitha llojeve deri sa degjeneroi në vrasje, si pasojë e politikave të korrupsionit dhe në vrasje live për të asgjësuar bërthamën filozofike të një sistemi demokratik. Paralelisht me këtë situatë të zëvendësimit të ligjit publik me ‘ligj personal’ duhet parë edhe zhvillimi i kulturës së mosndëshkimit, e cila po zhvillohej, si një formë normale paralele e një sistemi autokrat. Një sistem vertikal, ku energjia buronte nga familja kryesore e kastës. Sa më afër familjes në bashkëpunim, aq më shumë rritej imuniteti ndaj mosprekjes ligjore dhe ndëshkueshmërisë.

Te tre këto faktorë, të kombinuar së bashku, kishin krijuar klimën e duhur për një tërheqje totale drejt një izolimi, i cili mbase nuk llogaritej të vinte pikërisht si pasojë e këtyre lëvizjeve. Sepse këto faktorë nuk funksionojnë të shkëputur nga disa elementë të tjerë, që janë krijimi i rretheve klienteliste dhe pushtetkërkuese, të cilat duke e rrethuar elitën politike, si pasojë e shkëmbimeve të interesave kryesore, i kishin krijuar rrethanat e duhura për një izolim, për hir të ekskluzivitetit dhe ruajtjes së interesave që përfaqësonin.

Këto faktorë dhe elementë ndihmës që krijuan shkëputjen nga realiteti, u kombinuan në mënyrë perfekte, me zgjedhjen personale të ’kushtëzuar’ dhe të dirigjuar në formë vertikale: ecje përpara me çdo kusht dhe shpërfillje e të gjithë kuadrit ligjor.

Pra, vijmë në një moment, ku edhe të ekzistonte dëshira për reflektim, për analizë, dhe për kthim në realitet, kjo ishte shndërruar në një Mision të Pamundur. Nëse elita politike në fillimet e saj u shkëput, mbase jo plotësisht me vetëdije nga realiteti, kuadri i gjerë i gjërave që kishin ndodhur vit pas viti, e izoloi atë totalisht në një ’burg virtual’, ku ishte e detyruar të besonte, se, ai ishte pikërisht ’realiteti real’. Dhe kjo është arsyeja, që më shumë nga të gjithë tronditjen dhe shokimin, mbi këtë rezultat, po e ndjen ish-kasta drejtuese.

 

 

 

 

 

 

 

DW,Rama: Si do fillojë plani i zbatimit ‘Rilindja’

rama-ne-autobusDW

Ai që pritet të jetë në krye të qeverisë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Shqipëri tregon për DW angazhimet e para për gjallërimin ekonomik e rivendosjen e rendit, si dhe raportet Tiranë – Berlin.

Askush nuk mund të parashikojë se kur do të mbyllet procesi i numërimit të votave në Shqipëri dhe se kur do të shpallet rezultati zyrtar përfundimtar. Por të gjitha projeksionet dhe kalkulimet flasin për një fitore të thellë, madje të paparashikueshme në disa rajone të vendit, të koalicionit të majtë të drejtuar nga Edi Rama. Grupimi opozitar i thirrur si “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ku bën pjesë dhe partia parlamentare e ish kryeministrit Ilir Meta, LSI, tani që janë numëruar mbi 75 përqind e kutive të votimit pretendon marrjen e shumicës së cilësuar të vendeve në parlamentin e ri, 84 nga 140 mandate deputetësh në total.

Sipas stilit shqiptar Edi Rama e ka shpallur fitoren vetëm pak momente pas mbylljes së procesit të votimeve mbëmjen e 23 qershorit. Me bindjen se “rilindja ka fituar mbi rrënimin”, ai ju ka lëshuar mbështetësve mesazhe për të rezistuar deri në fund të procesit të numërimit të votave, për të respektuar, sipas tij, verdiktin e zgjedhësve shqiptarë. I kënaqur nga rezultati që ka arritur, por me përmbajtje për të artikuluar shifra konkrete, shefi i opozitës mendon se “Shqipëria duhet të dalë e pastruar nga njollat e së shkuarës dhe të dalë si një vend dhe popull evropian, që me votën e tyre treguan përkatësinë e tyre shpirtërore ndaj këtij atdheu”.

49 vjeçari Edi Rama, një ish basketbollist në ekipin kombëtar të para viteve ’90, i diplomuar në artet pamore dhe i spikatur si publicist, e nisi karrierën politike në vitin 1998. Ndërpreu emigrimin në Francë për t’u bërë ministër i kulturës në qeverinë e majtë të ish kryeministrit Fatos Nano. Për tre mandate rresht, nga 2000 deri 2011 ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, një post që jo vetëm i forcoi pozitat në hierarkinë e socialistëve, por pa shumë përpjekje në kohët më të turbullta të partisë së tij ai arriti karrigen e kryetarit pas zgjedhjeve të vitit 2005.

Zgjedhje mes dy botësh të ndryshme

Rama i vlerëson votimet e 23 qershorit jo thjesht si një garë e rradhës mes një partie dhe një tjetre, siç duhet në fakt të ndodhë në kushtet e një normaliteti demokratik. Këto janë zgjedhje mes dy botësh të ndryshme në kuptimin më të plotë të fjalës, thotë ai për Deutsche Welle-n. “Mes botës rrënuese të Saliut dhe të partisë së tij familjare dhe botës së rilindur të skuadrës sonë kombëtare, të programit tonë për Rilindjen, të vullnetit tonë që së bashku t’i japim Shqipërisë një rrugë të re e cila do ta ndajë Shqipërinë dhe shqiptarët nga papunësia që rritet përditë, nga taksa e sheshtë që po i merr frymën të gjithë atyre që jetojnë ndershmërisht me biznes, nga braktisja e fshatit të lënë në mëshirë të fatit; nga shërbimet sipas xhepit ku është e pamundur të gjesh një derë hapur dhe çdo derë në këtë shtet hapet vetëm me para”.

Po cilat janë angazhimet e para për “rilindjen e Shqipërisë” sipas kreut të PS?

Ai shpjegon për DW-në se një ndër punët e para është analiza e situatës reale në të cilën ndodhen financat, ekonomia, por edhe e tërë struktura e shtetit. “Pasi për vite me radhë ka pasur një përpjekje kriminale për të trukuar statistikat e shifrat në funksion të mashtrimit të qytetarëve përmes një makijazhi të situatës reale e cila në vlerësimin tonë është shumë më e rëndë nga sa paraqitet nga të dhënat zyrtare” – thotë Rama për DW.

Projekti i ri i taksimit dhe rivensodje e rendit brenda 300 ditëve

Në një kohë që duke dhënë hollësi konkrete për qeverisjen e ardhshme të koalicionit të majtë ai rendit si prioritar, atë që e ka artikuluar e riartikuluar gjatë gjithë aktivitetit në fushatën elektorale, që lidhet me politikën e taksave, por pa lënë pas dore premtimin për të kaluar në filtër të gjitha koncesionet e realizuara nga të djathtët në 8 vitet e qeverisjes së tyre. “Do të veprojmë me shpejtësi me projektin e ri të taksimit duke kaluar tek taksimi i ndershëm, që do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve dhe do të heqë taksën e biznesit të vogël. Falë taksës së ndershme, të punësuarit me të ardhura deri në 1 milionë e 500 mijë lekë do të përfitojnë çdo muaj rreth 40 mijë lekë të vjetra, ose një rrogë mujore shtesë në fund të vitit. Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e lehtësimit të fermerëve, që me të drejtë sot kërkojnë ulje të kostos së prodhimit. Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e zgjerimit të TVSh-së për ushqimet bazë të shportës, heqjen e taksës 10% të ilaçeve, e po kështu uljen e faturës së energjisë familjare. Do të fillojmë procesin e transparencës për koncesionet dhe privatizimet duke i kaluar ata që dyshohen për favorizime në dëm të popullit shqiptar në një proces transparence. Do të ndalojmë importin e plehrave brenda 100 ditëve të para. Dhe do të fillojmë punën për përfundimin e procesit të legalizimeve brenda mandatit të parë qeverisës, proces që do ta drejtoj personalisht. Dhe sigurisht do të rivendosim rendin dhe sigurinë brenda 300 ditëve të para, duke i hapur një luftë të pashembullt krimit të organizuar”.

Gjermania konsiderohet si një partner strategjik

Ndër gjërat që Edi Rama pranon se është trajtuar shumë mirë nga të gjitha qeverisjet në Shqipërinë e pas viteve ’90 është raporti me Republikën Federale të Gjermanisë. Ai parashikon për DW se qeverisja e të majtëve marrëdhëniet shqiptaro gjermane do i kaloj në një nivel të ri edhe më bashkëpunues dhe të afërt. “Raportet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë qenë vazhdimisht të mira, pavarësisht forcave të ndryshme politike që kanë qenë në qeverisje në vendet tona. Gjermania është jo thjesht ekonomia më e madhe, por edhe një vend me një peshë të jashtëzakonshme politike e vendimmarrëse në BE. Për më tepër, kontributi që ka dhënë shteti gjerman e taksapaguesit gjermanë, gjatë tranzicionit të stërzgjatur e të stërmundimshëm shqiptar, pavarësisht faktit nëse në qeverisje ka qenë e majta apo e djathta, ka qenë e mbetet i paçmuar. Në programin tonë për Një Rilindje Shqiptare, Gjermania konsiderohet si një partner strategjik dhe qeveria jonë e re do të bëj çmos që raportet mes vendeve tona të kalojnë në një nivel të ri, edhe më bashkëpunues dhe të afërt”.

Kapen autorët e vrasjes së Laçit, vëllezërit Krosi

Policia-incidentePolicia njofton se janë arrestuar autorët e vrasjes së Laçit, vëllezërit Krosi. Të dy vëllezërit janë të shtruar në spital pasi janë të plagosur.

Ngjarja

Sipas informacioneve më të fundit është vrarë 50-vjeçari Lekë Syziu, biznesmen në qytetin e Laçit ndërsa dyshohet se janë plagosur edhe 2 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së rrethit Kurbin ndërsa ende nuk dihet identiteti i të plagosurve por dyshohet se ata kanë qenë kalimtar të rastit.

Mësohet se Syziu ishte përfaqësues i PD-së por sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie dhe jo për motive politike.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHBA pasoja vendeve që ndihmojnë Snowdenin

john-kerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paralajmëron se do të kenë pasoja vendet që ndihmojnë ish analistin amerikan të zbulimit amerikan, Edward Snowden, t’i shpërtojë arrestimet për publikimin e sekreteve për programin e përgjimit të telefonatave dhe aktiviteteve në Internet.

Ndërkohë që Snowdeni është larguar nga Hong Kongu, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se vendet që do ta ndihmojnë atë t’i shpëtojë drejtësisë amerikane do të kenë pasoja.

“Të gjitha vendet që duhet janë njoftuar për statusin e tij ligjor, dhe është një masë e përshtatëshme që ato të paralajmërohen se ai është një person që ndiqet penalisht nga Shtetet e Bashkuara nën tri akuza kriminale”.

Ekuadori po e shqyrton kërkesën e Snowdenit për strehim politik. Ministri i Jashtëm Ricardo Patino tha se Snowdeni beson se nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë në Shtetet e Bashkuara.

“Personi që synon të zbulojë akte që prekin liritë themelore të të gjithë njerëzve e gjen veten nën ndjekjen pikërisht të atyre njerëzve  që duhet t’u shpjegojnë qeverive dhe qytetarëve  të botës ato çfarë ka zbuluar zoti Snowden”.

Sekretari Kerry tha se Snowdeni ka vënë në rrezik strategjinë amerikane kundër terrorizmit.

“Ai ka vënë në rrezik individë dhe ka mundësi që veprimtaria e itj t’u kushtjë jetën njerëzve në Shtetet e Bashkuara sepse terroristët kanë tani dijeni për diçka që duhet të shmangin e që nuk e dinin më parë, por e mësuan nga ai”.

Përkrahësit e Snowdenit thonë se si ngriti zërin për të drejtën e privatësisë dhe zbuloi gabimet e qeverisë në mbledhjen e tabulateve telefonike dhe komunikimit në Internet.

“Të gjitha qeveritë, shumica e qeverive e bëjnë këtë, Kina e bën, po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Prandaj, mendoj se ajo që bëri ai ishte një akt shumë i guximshëm. Ai ishte gati të sakrifikonte gjithçka për të”.

Kerry i tha Zërit të Ameriks se Snowdeni nuk ishte si ata që ndihmuan në zbulimin e politikave sekrete amerikane gjatë Luftës së Vietnamit.

“Ai ka tradhëtuar vendin sepse ai kishte bërë një betim. Ai ishte betuar se do të ruante sekretet. Ai kishte qasje në dokumente sekrete për shkak të atij betimi, por ai e shkeli atë. Ai nuk e ka shkelur atë në asnjë formë të ngjashme me atë të Daniel Ellsbergut apo të dikujt tjetër që ka zbuluar gënjeshtrat e qeverisë ose ka patur pikëpamje të gabuara për diçka që po ndodhte. Ky individ nxorri informacion real pasi beson në diçka që nuk justifikohet nga faktet”.

Në një intervistë me gazetën The Guardian, Snowdeni tha se donte të ndihmonte njerëzit të vendosnin vetë nëse përgjimi ishte i drejtë.

“Mendoj se publikut i duhen shpjeguar motivet e këtij programi që janë jashtë modeleve të demokracisë”.

Por sekretari Kerry thotë se programi i përgjimit mbron të drejtën e njeriut për të jetuar i lirë nga terrorizmi.

Berisha takon Nishanin

berisha-nishani-007_0Kryeministri Berisha ka shkuar drejt Presidencës, në një takim me Presidentin e Republikës Nishani. Nuk dihet ende arsyeja e takimit me të, që sipas Top Channel ka zgjatur rreth 30 minuta.

Pritet një qëndrim nga Kryeministri Berisha, i cili sipas opozitës duhet të komunikojë humbjen e tij, për të çliruar situatën e tensionimit nga ana e policisë dhe tensionit që ndjehet akoma në qendrat e numërimit, si edhe për t’i hapur rrugën një tranzicioni normal të ndryshimit të pushteteve.

Procesi i numërimit po shkon gradualisht drejt fundit dhe tendenca e  fitimit vazhdon të ngelet në kampin e majtë, ku epërsia shënoi dhe një barazim të situatës në Kukës dhe një fitim të bastionit të djathtë në Laprakë të Tiranës.

Zgjedhjet, dalin rezultatet e para. Në Dibër fiton e majta

kuti-votimiPrej dy ditësh vijon numërimi i votave në të gjitha qarqet e vendit. Në disa KZAZ është ndërprerë puna për shkak të lodhjes së komisionerëve ndërsa pritet që numërimi të rinisë në orët në vijim.

Procesi i numërimit në disa raste ka vijuar me ritme të ngadalta si në qarkun Durrës dhe Tiranë, dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjera numërimi i ka kaluar 50 % të kutive të votimit.

08:53 Ka përfunduar numërimi në njësinë 11 në KZAZ-në 40 në Tiranë ku sipas rezultateve kryeson PS-ja me 11 943 vota, PD 10 348 vota, LSI 1686 vota dhe FRD 406 vota.

10:30 Paraditen e sotme Qarku i Dibrës ka mbyllur procesin e numërimit të votave. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, 264 kuti të numëruara

ASHE ka marrë 49.56% të votave, ose 36964 vota

APMI ka marrë 46.93%, ose 35005 vota.

FRD ka marrë 3.11%, ose 2322 vota

AK ka marrë 0.33%, ose 247 vota

Gjithashtu në disa KZAZ ka pasur edhe probleme si në njësinë 10 në Tiranë ku janë larguar komisionerët e PD-së, në njësitë 4 dhe 6 është bllokuar  numërimi dhe pritet të rinisë në orët në vijim.

Gjithashtu një problem ka pasur edhe në në KZAZ 53 në Librazhd ku kutia me numër 2728 ka qënë pa procesverbal dhe me një fletë votimi mangut.

Ndërkohë sipas Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi në 66.27 % të qendrave të votimit.Kështu sipas KQZ-së nga gjithsej 5508 qendra të ngritura ka përfunduar numërimi në 3650 prej tyre ku koalicioni i majtë ka marrë 58.3% të votave dhe koalicioni i djathtë ka marrë 39.05 % të votave.

Ja rezultatet paraprake sipas KQZ

Tiranë 858/1422

ASHE         55.15 %   146042 vota

APMI        41.30 %   112804 vota

Lezhë 207/258

ASHE   52.83 %  32915 vota

APMI  45.63 %  28425 vota

Korçë 441/447

ASHE   60.21 %  87258 vota

APMI   38.55 %   55888 vota

Vlorë, 368/432

ASHE   65.03 %   67780  vota

APMI  30.85  %    32111 vota

Arben Malaj  2.25 %

Fier, 415/576

ASHE          63.28 %       91350 vota

APMI          31.05 %       45364 vota

Dritan Prifti 3.66 %  5079

Durrës 319/444

ASHE   52.15 %   56480  vota

APMI  44.45 %     4959 vota

 

Berat 251/302

 ASHE   74.41 %

APMI   24.65 %

 

Elbasan 400/540

ASHE    57.79 %  73804 vota

APMI    40.36 %  51542 vota

Shkodër, 333 / 417

ASHE 52.56 %   52835 vota

APMI 44.84 %  45074 vota

Kukës, 156 / 169

ASHE 39.28%   17050 vota

APMI  59.61%  25875 vota

Gjirokastër, 136/237

ASHE 70.20%    22118 vota

APMI  38.82%   9081 vota

Përfundon numërimi në KZAZ 21 në Shijak

PS  ka marrë 6663 vota

PD  ka marrë  3288 vota

PR ka marrë  1939 vota

LSI  ka marrë  630 vota

PDIU ka marrë  211 vota

Vritet një biznesmen në Laç

Policia-incidenteNjë tjetër vrasje është shënuar paraditën e sotme në Laç pas vrasjes së përfaqësuesit të LSI-së dy ditë më parë në këtë qytet.

Sipas informacioneve më të fundit është vrarë 50-vjeçari Lekë Syziu, biznesmen në qytetin e Laçit ndërsa dyshohet se janë plagosur edhe 2 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së rrethit Kurbin ndërsa ende nuk dihet identiteti i të plagosurve por dyshohet se ata kanë qënë kalimtar të rastit.

Mësohet se Syziu ishte përfaqësues i PD-së por sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie dhe jo për motive politike.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Laç: Një i vdekur dhe 4 të plagosur, në mes të qytetit

policia-ne-patrull-300x225Laçi tronditet sërish. Një tjetër vrasje ndodh në qendër të Laçit, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi, Lek Syziu dhe janë plagosur 4 të tjerë, identiteti i të cilëve nuk është komunikuar akoma.

Ngjarja ka ndodhur sot, gjatë paradites, rreth orës 10 :30 në qendër te qytetit, midis Bashkisë dhe Gjykatës së Laçit. Dyshohet që autori i vrasjes të jetë shtetasi Arben Krosi, banues i Laçit, por  nuk jepen detaje të tjera nga ana e policisë në lidhje me shkakun e vrasjes dhe të plagosjeve.

Komunikohet gjithashtu, se policia ka nisur hetimet paraprake, për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit.

 

 

 

Fyle bën thirrje për kompletim të procesit

BOSNIA-EU-BALKANS-SUMMITNë një deklarim përmes rrjetit social Twitter, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle ka deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor, se është i rëndësishme kompletimi i procesit në përputhje me standartet ndërkombëtare për të ecur përpara drejt integrimit europian.

“Mirëpres votimin e qetë në Shqipëri. Duhet kompletuar procesi në përputhje me standardet ndërkombëtare për të ecur përpara drejt integrimit evropian,” deklaron Fyle.