Topalli nuk përballon dot humbjen

68

jozefina_topalli_cowgirlNdërkohë që në një sistem demokratik fitorja dhe humbja është një proces më se natyral në një garë konkurruese,  Kryetares së Parlamentit e njohur për shprehjen ‘t’qis jashtë prej zhelesh’ i ka rënë si bumerang përzënia, nga një votë plebishitare.

Një votë e cila ka nevojë për analizë dhe reflektim për mënyrën e saj të komunikuarit dhe të trajtuarit të opozitës, të cilët nuk janë thjesht deputetë, por janë përfaqësues të këtij populli, të kësaj vote plebishitare, që ndëshkoi personalisht, vetë atë, në bastionin e së djathtës.

Ka nevojë për reflektim për të analizuar se, si ka mundësi që një popull shkodran i varfër ku përmbytjet janë shndërruar në një fenomen të zakonshëm, kryetarja në fjalë veçse shton pasuritë e saj, mban familje e farefis me paratë e shqiptarëve dhe e thotë tërë krenari përpara këtij populli, se ka marrë në administratë në punë gjithë shoqërinë e vet dhe se është shumë e kënaqur.

Flitet se, që prej 3 ditësh ajo nuk del nga Shkodra, por të pranuarit e humbjes është një gjest dinjitoz dhe nuk duhet të krijohen komplekse përballë kësaj situate. Ky është realiteti, kjo është vota e sovranit dhe ai ka vendosur. Nuk është kurrë vonë të analizohet, pse? Siç nuk është kurrë vonë të mendosh, se edhe mund të përballesh me ligjin për të sqaruar, se nga është krijuar gjithë kjo pasuri?!

Të paktën të bëjë një veprim pozitiv në ikje, pavarësisht gjesteve  shumë të kontestuara publikisht.