Kryeministri Berisha pritet të pranojë sot humbjen

24

berisha sadKryeministri Berisha pritet të deklarojë sot humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqënie, Punësim, dhe Integrim.

Kreu i koalicionit të djathtë, pas deklaratës së 23 qershorit pas mbylljes së kutive të votimit, nuk ka bërë asnjë dalje publike në pritje të rezultatit.

Ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Selia e Partisë Demokratike ka qenë dje në heshtje dhe i vetmi reagim për pranimin e humbjes ka qenë një koment i deputetes së Fierit Mesila Doda në Facebook.

“Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit 97′. Të dashur militantë, simpatizantë të PD….ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmeëmbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit ’90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian!!! ,” shkruan Doda në FB.