Berisha: Humbja më ka dhënë një energji të paparë, jam ripërtërirë

largea_sala-fb1358177013Kryeministri në ikje Sali Berisha ka komentuar dje në rrjetin social Facebook, se humbja e ka ripërtërirë, duke i dhënë një energji të çuditshme.

Ai deklaron nga karrigia e Kryeministrit se i duhet bërë opozitë, opozitës, sa të marrin mandatin tjetër. Ndërkohë si analistët e pozicionuar pro qeverisë aktuale dhe zëra qeveritarë kanë filluar gradualisht pas humbjes që të rreshtohen në një opozicion të ashpër kundër opozitës aktuale, që akoma nuk e ka marrë pushtetin.

Humbja, arsyet e humbjes dhe analiza mbi to, duket se nuk janë në fokusin e qeverisë dhe palës humbëse. Më e rëndësishme duket të jetë shpërqendrimi publik tek arsyet, të cilat nuk janë arsye, pasi logjika që ofrohet është e stilit apriori.

“Dua të të them të vërtetën, nuk e di se si, por që nga dita që u mor vesh humbja, në mënyrë të çuditshme ndiej në veten time një forcë, një energji që unë kurrë nuk e kam ndier ndonjëherë për të bërë gjithçka që këta që erdhën në pushtet t’i bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjetër. Pra, duke lexuar fjalët e Sebastianit sot, për ne demokratet nuk mund të këtë koment tjetër veçse: Të gjithë jemi Sebastian!”, – ka deklaruar Berisha.

Djali i Berishës përgënjeshtron lajmin për transportim ‘valixhesh’ me charter Arab, në Aeroportin e Rinasit

shkelzen-berisha1Shkëlzen Berisha djali i Kryeministrit në ikje, ka deklaruar se do të padisë për shpifje Gazetën Dita.

Shkak i kësaj padie është shkrimi, që kjo gazetë ka botuar sipas burimeve të saj pranë Aeroportit të Tiranës, të cilat konfirmojnë se Shkëlzen Berisha, i cili ka kaluar nga seksioni VIP i aeroportit, ka transportuar tre valixhe të sigurisë së lartë, tip metalike me një charter ku ishin të shkruara germa arabe. Sipas burimit zyrtar, djali i Berishës ka qenë i shoqëruar në aeroport nga truproja e tij dhe nga një person tjetër. Pasi truproja dhe punonjësi tjetër kanë futur tre valixhet metalike në charter dhe vetëm kur charteri u ngrit nga pista për fluturim atëherë dhe Shkëlzen Berisha është larguar nga aeroporti i Rinasit. Burimi nga aeroporti ka konfirmuar për gazetën Dita se Shkëlzen Berisha ka qenë vizitor i shpeshtë kohët e fundit në aeroport dhe kalon pa u kontrolluar nga forcat e sigurisë. Gazeta përmend dhe një incident që ai ka patur në aeroport, kur forcat e sigurisë kërkonin të zbatonin ligjin duke proceduar me kontroll, por që nuk ia arritën dot.

Në një reagim me email Shkëlzen Berisha përgënjeshtron lajmin duke e konsideruar gazetën hale të Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama dhe ka kërcënuar në të njëjtën kohë me padi për shpifje.

Më poshtë keni shkrimin e Gazetës Dita, përgënjeshtrim e Shkëlzen Berishës dhe letrën që kryeredaktori i Ditës Adrian Thano i ka dërguar djalit të Kryeministrit Berisha.

251-724x1024Rinas, çarter arab, valixhe metalike, dhe…

Një mbërritje e beftë e Shkëlzen Berishës herët në mëngjes në Rinas ka shkaktuar jo pak kërshëri për punonjësit e turnit të aeroportit të Rinasit. I shoqëruar gjatë gjithë kohës nga vetë shefi i komisariatit të Rinasit, Shkëlzen Berisha ka qëndruar për më shumë se një orë në aeroport dhe vizita e tij duket e lidhur me zbritjen në pistë të një avioni për të cilin ka të dhëna se i përket një kompanie arabe. Avioni ishte “çarter”.

Informacioni është dhënë dje për DITA nga një burim i sigurtë, zyrtar i aeroportit, dëshmitar okular. Shkëlzen Berisha ka kaluar nga seksioni VIP dhe ka qëndruar në pritje të çarterit në ambientet e këtij seksioni për rreth një orë së bashku me tri valixhe metalike të një kubature mesatare, brendia e të cilave mbetet enigmë. Kur në pistë ka qëndruar një çarter në trupin e të cilit ishin të shkruara shkronja arabe, drejt tij kanë shkuar dy persona, truproja e Berishës dhe një person tjetër që shoqëronte gjithashtu Shkëlzen Berishën. Të dy personat njëri me dy valixhe dhe tjetri me një valixhe në dorë kanë futur në çarter ngarkesën e Shkëlzen Berishës, i cili nuk ka lëvizur nga zona VIP.  Vetëm pasi çarteri është ngritur nga pista e Rinasit, Shkëlzeni ka lëvizur nga aeroporti dhe është kthyer për në Tiranë. Gjatë gjithë kohës atë e ka shoqëruar shefi i komisariatit të Rinasit”, – theksoi burimi.

Zënka në aeroport
Por edhe përpara vizitës së djeshme duket se Shkëlzeni në ditët e fundit ka qenë një “vizitor” i shpeshtë i aeroportit. Afro 4-5 ditë më parë ai është parë në shoqërinë e biznesmenit Damir Fazlliç ku të dy kanë udhëtuar drejt Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në aeroport Shkëlzen Berisha ka reaguar dhe ndaj dy punonjësve të cilët në fillim nuk e njohën dhe i kërkuan që ti nënshtrohej kontrollit si gjithë pasagjerët e tjerë. Por ky problem duket se u zgjidh shumë shpejt dhe Shkëlzeni fluturoi i qetë drejt Malit të Zi.

“Përpara katër ditësh Shkëlzeni ka udhëtuar me biznesmenin Damir Fazlliç drejt Malit të Zi. Mbase kanë udhëtuar dhe drejt ndonjë shteti tjetër më pas. Kur u paraqit në aeroport te ne në Rinas ka debatuar edhe me një doganier dhe një polic, pasi ata nuk e njohën dhe i kërkuan që të ndalej dhe të bëhej kontrolli sipas rregullave. Por pasi kanë konstatuar që personi në fjalë ishte Shkëlzen Berisha punonjësit janë tërhequr. Shkëlzeni e ka regjistruar këtë lëvizje normalisht në sistem, ndërsa biznesmeni Fazlliç nuk u regjistrua në sistem. Kanë qëndruar 2 ditë jashtë Shqipërisë” – bën të ditur për DITA, i njëjti zyrtar i Rinasit.

Valixhet metalike si paisje e sigurisë së lartë

Nëse lundron në internet shumë kompani të specializuara sigurie ofrojnë valixhet e sigurisë së lartë, që zakonisht janë valixhe metalike që shërbejnë për transport valute, çeqesh, diamantesh, gurësh të çmuar, kontratash, dokumentesh trashëgimie, etj. Këto valixhe zakonisht janë të pajisura me një çip, që i bën të lokalizueshme në çdo kohë nëpërmjet sistemit GPS. Këto lloj valixhesh janë të siguruara me mbrojtje trefishe, kundër zjarrit, plumbave dhe hapjes me forcë. Zakonisht këto valixhe nëse tenton ti hapësh me forcë janë të pajisura edhe me një lloj solucioni që lë shenjë tek valuta apo dokumentet që transportohen. Vlera e një valixheje të tillë varion nga 1500-3700 dollarë amerikanë, në varësi të standardit të sigurisë që ka valixhja dhe kompanisë siguruese që e ofron.

Emaili që Shkëlzen Berisha ka dërguar dje lidhur me kryeartikullin e djeshëm të gazetës DITA”

“Sot gazeta “Dita”, nje e perditshme e njohur ndryshe dhe si tualeti mediatik i Edi Rames botoi shpifjen e radhes, ku akuzohem se paskam derguar dje nga Rinasi ne destinacion te paditur, nje ngarkese me 3 arka metalike, permes nje charteri me shkronja arabe. Ne respekt te opinonit dhe jo te atyre qe servirin perrallat e 1001 neteve, deshiroj te bej me dije se ky lajm eshte fund e krye nje shpifje dhe trillim, pasi jo vetem qe nuk kam levizur asnje ngarkese jashte apo brenda Shqiperise, por ka disa muaj qe as nuk kam shkelur ne aeroportin e Rinasit, gje qe provohet lehtesisht nga te gjtha e sistemet e tij. Ky pergenjeshtrim publik do te shoqerohet me nje padi per shpifje. Shkelzen Berisha”

***

Pergjigje djalit te Berishes

Nga Adrian Thano

Kryeredaktor i DITA

Shkëlzen.

Është hera e dytë që si familje krahasoni një gazetë me sende tualeti. Herën e parë ndodhi kur  New York Times botoi detajet e asaj që bëtë në Gërdec. Një nga gazetat më të mira në botë, u krahasua asokohe nga babai yt me një “letër higjenike”. Tani je ti që quan gazetën DITA diçka të tillë. Interesante pse ju shkon mendja në të njëjtat krahasime. Varfëri fjalori, apo kaloni shumë kohë në hale? Unë them se është kjo e dyta; me sa duket ju hani mirë dhe dhisni shumë.

Shkëlzen

Po të ishte për mua si person, unë nuk do doja të harxhoja asnjë sekondë të jetës sime me ju. Ndjej aq përcmim e neveri për çka jeni; aq keqardhje dhe trishtim për atë që i keni bërë këtij vendi, sa Zoti e di sa do doja, të mos ju njihja e mos dëgjoja kurrë për njerëz si ju. Por unë jam gazetar. Dhe kam 20 vjet që e bëj këtë zanat. Kam detyrimin dhe përgjegjësinë të merrem. Dhe do vazhdoj të merrem. Mos kujto se mund të më trembësh me kërcënime. Thuaj babait tënd të të tregojë arkivën e celularit dhe do gjesh aty mesazhe personale nga unë, në 21 janar, një natë para votimit të ligjit të plehrave dhe në të paktën dy raste të tjerë. Dhe do ta kuptosh sa efekt mund të bësh tek unë me marifete të tilla.

E ndjen veten të prekur?! Ke kaluar ndonjëherë afër varrezave të Gërdecit ti Shkëlzen? Treten skelete fëmijësh aty. Fëmijë të hedhur në erë dhe të djegur të gjallë. Kanë të gjithë të njëjtën datë vdekje: 15 mars 2008. Përfytyroje një fëmijë të rënë në tokë duke dhënë shpirt i verbuar, i shurdhuar dhe i zhurosur. Përfytyroje një fëmijë duke vdekur në atë mënyrë. Fëmijë!! Përfytyroje ti dhe gjithë qenëria rreth teje. Përfytyrojeni, ju hëngërt dreqi. Dhe mbase do heshtni. Minimalisht do heshtni. Po fëmijët e fukarenjve që i qëlluat dhe vratë në mes të bulevardit të Tiranës në 21 janar, i mendon ndonjëherë ti Shkëlzen? A keni fëmijë ju?? Ju cinikë dhe zemërtharë; ju barkngopur dhe shpirtzbrazur; ju batakçinj që na flisni për nderin dhe shpifjen.

E ndjen veten të ndershëm ti Shkëlzen? Nëse ti je i ndershëm, atëherë ka shpresë për çdo hajdut të 1001 netëve. E ndjen veten të fortë ti Shkëlzen? Është kaq e mjerë, të bësh të fortin me dikë që nuk mbrohet. E ndjen veten të mençëm ti Shkëlzen? Po, bota është e mbushur me dështakë si ty që bëjnë para, jo sepse bëjnë sukses, por vetëm pse të tjerët u mbushin bythën me para për shkak të pushtetit politik. Fiton gjyqe ti Shkëlzen? Po është kaq e rëndomtë o njeri, të fitosh gjyqe në Shqipëri thjesht sepse ke para; është kaq patetike sa të vjen njëherë për të vjellë e dy herë për të qeshur.

Shkëlzen.

Shqiptarët votuan masivisht kundër asaj që përfaqëson ti. Votuan kundër. Nga jugu në veri. U trajtuat nga shqiptarët si të ishit të huaj në këtë vend. U kundërvotuar sikur të ishit pushtues. Por ju vijoni të trimëroheni. Trimërohesh ti. Trimërohen ata që kanë vrarë dhe rivrasin. Trimërohen lloj-lloj qelbësirash që e kanë përdhunuar moralin e këtij vendi për vite me rradhë, duke e katandisur në një republikë të vrasjeve, skandaleve dhe korrupsionit, ku të zë lemeria të rritësh fëmijët. Trimërohesh sepse ende nuk ta kanë treguar ku e ke vendin. Gjyq për shpifje?! Ti dhe babai yt jeni njerëzit e fundit në Shqipëri që mund të akuzoni dikë për shpifje. Unë nuk njoh njeri që flet shqip që të ketë gënjyer 20 vjet me radhë publikisht aq dendur, aq shpesh, aq ligësisht e aq pacipërisht, sa c’keni gënjyer ju. Ti flet “në respekt të opinionit publik” (?!!) Hapu dhe! A po flasim për të njëjtin “opinion publik” që keni qeverisur ju këto vite?! Nëse po, ti dhe shqiptarët normalë duhet të kenë koncepte krejt të ndryshme për “respektin”.

Diçka të fundit, Shkëlzen.

Mos u ngut me gjyqet. Kush ngutet përmutet! Lëri gjyqet me gazetat se është koha për të tjera gjyqe. Dhe meqë në “përgënjeshtrimin” tënd ke përmendur edhe Edi Ramën, po shtoj dy fjalë mbi këtë. Nuk e di çfarë lexon tjetër ti, veç letrave në hale, por ndoshta ke dëgjuar për Centaurin e vrarë prej Herakliut. Centauri u mund. Por u hakmorr kundër fitimtarit duke i “dhuruar” në momentet e vdekjes mantelin e vet të përgjakur. Legjenda më pas tregon vdekjen e tmerrshme të Herakliut pasi kishte veshur mantelin e të mundurit. Kjo është simbolika e të mundurit që ndëshkon fituesin pas vdekjes. Ose e fituesit që nuk gëzon dot fitoren sepse “vesh mantelin” e të mundurit. Edi Rama nuk është si Berisha. As nuk afrohet. Por metafora e mantelit mund të bëhet realiteti ynë i ri, nëse Rama sillet me Berishën, siç Berisha u soll me veten; pandëshkueshmëri për krimet! Nëse vijon kjo traditë pandëshkueshmërie, nëse nuk ndëshkoheni ju TË PARËT për ato që i bëtë këtij vendi, bëni atëherë çfarë kini për të bërë. Bëjeni edhe një gjyq kundër gazetës Dita. Dhe fitojeni. Fitojeni jo sepse ti nuk ke qenë dje në Rinas. Ke qenë që çke me të. Por fitojeni siç e keni ju zakon “të fitoni”. Me shkërdhatësi procedurash; me hile; me qelbësirllëqe; zhdukje provash dhe fshirje serverash. Siç bëtë në 21 janar. Siç keni bërë gjithë këto vite.

Nëse ndëshkimi juaj nuk ndodh, ecja e Shqipërisë përpara do jetë thjesht një iluzion. Do të jetë si ato hapat e pulës që i kanë prerë kokën; hapat e këputjes së nervave; hapat e muskujve që thjesht ruajnë kujtesën e lëvizjes. Por jo lëvizje e vërtetë. Nuk ka shpëtim për ne, pa shkuar secili atje ku e ka vendin. Nuk ka Shqipëri pa u bërë Drejtësi!

 

Braçe, Berishës: Partia-Shtet dhe Shteti-Parti duhen shembur sa më parë

Erion-Brace1Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pas komentit të Kryeministrit në ikje Sali Berisha, i cili e konsideron Ramën një Kryeministër të vetshpallur. Braçe i kujton Berishës, se si e ka shndërruar Republikën e Shqipërisë në një Parti-Shtet :

“Sali Berisha paska shkruar ne FB. Ka folur per: REPUBLIKEN E EDI RAMES!! Ne mendjen e tij kjo do te thote “antirepublike”, “revansh ndaj institucioneve kushtetuese”, “padrejtesi”, “antikushtetutshmeri”, “abuzivizem”, “kapje e shtetit” etj etj.

Kam nje pyetje: Per cilen Republike te Rames flet ti Sali?  Po rendis:

Presidentin e Republikes e emerove ti; Per kete shkak;

Kryetarin e KLD e emerove ti;

Nenkryetarin e KLD e emerove ti;

Anetaret e KLD, te gjithe, i emerove ti;

Kryetarin e Gjykates se Larte e emerove ti;

Anetaret e Gjykates se Larte, 80% te tyre i emerove ti;

Kryetarin e Gjykates Kushtetuese e emerove ti;

Anetaret e Gjykates Kushtetuese i emerove ti;

Kryetaret e gjykatave te rretheve gjyqesore si dhe te gjykatave te Apelit i emerove ti;

Prokurorin e Pergjithshem e emerove ti;

Shefin e Shtabit te Ushtrise e emerove ti;

Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit e emerove ti;

Shefin e SHIK e emerove ti;

Shefin e SHIU e emerove ti;

Shefin e SHKB e emerove ti;

Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve e emerove ti;

Guvernatorin e Bankes se Shqiperise e emerove ti;

Kryetarin e KLSH e emerove ti;

Kryeinspektorin e Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive te Zyrtareve te Larte e emerove ti;

Kryetarin e Agjensise se Kthimit e Kompesimit te Pronave e emerove ti;

Kryetarin e Entit Rregullator te Energjise dhe te gjithe komisioneret e tij i emerove ti;

Kryetarin e Autoritetit te Kominikimeve Elektronike e Postare dhe anetaret e tij i emerove ti;

Kryetarin e Autoritetit te Konkurences dhe komisioneret e tij i emerove ti;

Kryetarin e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare dhe anetaret e tij i emerove ti;

Te gjithe i emerove ti; kane mandate 4,5,6,8 vjecare dhe jane ne pushtet! Sic i emerove ti!! I more nga partia dhe i emerove!! Ti shembe republiken dhe rithemelove Partine-Shtet!!  Ku hyn Edi Rama ketu Sali! Po Sali! Partia shtet dhe shteti parti duhet shembur, sa me pare!!”,- deklaron Erjon Braçe.

 

Gjykata e Tiranës dënon Ballën për shpifje ndaj dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi

argitaj amarber mallteziGjykata e Tiranës ka vendosur shpalljen fajtor të deputetit socialist Taulant Balla, për shpifje ndaj dhëndrit të Kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. Gjykata dënon Ballën me 1 milionë lekë gjobë.

Taulant Balla është dënuar edhe njëherë tjetër nga Gjykata e Tiranës për shpifje ndaj Genc Pollos, Ministër i Teknologjisë dhe Inovacionit.

Duket që Gjykata e Tiranës është e vendosur në dënimin për shpifje, ndaj deputetëve socialiste.

Ja disa nga deputetët e PS-së të dënuar nga gjykata e Tiranës: Sajmir Tahiri, Eduard Shalsi, Erion Braçe, Ermonela Felaj, Artan Gaçi, Taulant Balla, Mimi Kodheli, etj.

Artan Gaçi është dënuar me 20 milionë lekë të reja për shpifje.

Sajmir Tahiri është dënuar me 3.3 milionë lekë për shpifje dhe me 10 milionë lekë për shpifje ndaj fëmijëve të Kryeministrit.

Eduard Shalsi dënohet me 10 milionë lekë për shpifje.

Ermonela Felaj, është dënuar me 10 milionë lekë gjobë për shpifje.

Erjon Braçe është dënuar me 10 milionë lekë për shpifje.

Taulant Balla është dënuar me 7 milionë lekë për shpifje.

Mimi Kodheli dënohet me 2.5 milionë lekë gobë për shpifje.

Ndërkohë një sërë deputetësh të tjerë të PS-së gjenden në procese për padi për shpifje nga deputetët e djathtë ose nga familja kryeministrore në ikje.

 

 

Tulisa Contostavlos në Ibiza

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

Tulisa- Ibize
Tulisa- Ibiza

 

 

 

 

 

 

 

Pas Lady Gaga dhe Rihanna me rroba banjo, në qendrat tregtare të Monakos

Rihanna-Monaco
Rihanna-Monaco

 

Rihanna-Monaco
Rihanna-Monaco

 

Rihanna-Monaco
Rihanna-Monaco

 

Rihanna-Monaco
Rihanna-Monaco

 

Rihanna-Monaco
Rihanna-Monaco

 

Rihanna-Monaco
Rihanna-Monaco

 

Rihanna-Monaco
Rihanna-Monaco

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Drashkoviç: Serbia në BE kur të pranojë Kosovën

VukDrashkovic_1Lideri i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç, thotë se Serbia nuk do të nis kurrë bisedimet e anëtarësimit në BE, përderisa serbët nuk e pranojnë të vërtetën se Kosova është ndarë nga Serbia pas humbjes së luftës me NATO-n dhe pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë.

“Kryeministri (Ivica Daçiq), përsëri është duke thënë se Kosova është territor i Serbisë. Njeriu i ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit është kundër kësaj marrëveshjeje”, thotë Draskoviq për Novosti. “Pavarësinë e Kosovës e njohin më shumë se gjysma e shteteve anëtare në OKB, e ne, edhe më tutje, lobojmë nëpër botë kundër pranimit të kësaj pavarësie”/koha.net/

Aksident hekurudhor në Francë, 6 të vdekur dhe 30 të plagosur

130712-train-crash-paris-hmed-6p.photoblog600Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur dje afër Parisit në stacionin Bretigny-sur-Orge. Një tren i cili transportonte 370 pasagjerë, ka dalë nga shinat rreth orës 17:15. Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur. Tetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Kjo raportohet të jetë katastrofa më e rëndë që prej 25 vitesh në Francë.

Autoritetet policore janë duke kërkuar akoma për viktima të mundshme, që mund të kenë ngecur poshtë skeletit të trenit, Paris-Limoge. Hetimet paraprake kanë përjashtuar shpejtësinë e lartë të trenit, pasi ai po ecte me një shpejtësi prej 137 km/orë, pra poshtë shpejtësisë maksimale të autorizuar, prej 150 km/orë. Nga hetimet është përjashtuar dhe fakti, se në vendin e aksidentit po kryheshin punime në qershor, mbi një aks në stacionin Bretigny-sur-Orge. Shkaqet e aksidentit ngelen ende të panjohura, ndërkohë që janë hapur tre hetime paralele.

Berisha nuk e kupton humbjen, e quan Ramën Kryeministër të vetëshpallur

berisha sadKryeministri në detyrë Berisha, e ka të vështirë të kuptojë që të përbuzësh një ngjyrë që votohet nga shumica e shqiptarëve, dhe ta konsiderosh atë ‘mavi’, nuk është mënyra e duhur për të rritur simpatinë përballë publikut, përkundrazi efekti është i kundërt. Moskuptimi i këtij realiteti e shtyn të reagojë dhe më tej, duke e zbërthyer më shumë abstraksionin në të cilin ndodhet. Berisha e quan Ramën, Kryeministër i vetëshpallur, pasi përtej logjikës juridike që përpiqet të ofrojë,  një tjetër shqetësim ngre krye, mospranimi real i humbjes.

Në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan:

“Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari të PS, zyrën e tij te “kryeministrit të zgjedhur”. Në Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetem Presidenti dhe Kryeministri, që zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores së zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit në detyrë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbreterive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur, pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët, kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti, as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver, por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!! sb”.

Basha: socialistët kryezullumqarë, populli që i votoi njerëz të mashtruar

Hipoteka-per-5-mije-banesaGjatë takimeve të radhës në kuadrin e fushatës për kreun e PD-së, Lulëzim Basha iu është vërsulur sërish socialistëve duke i konsideruar ato zullumqarë. Basha i ka konsideruar votuesit e Rilindjes të mashtruar, pra njerëz që gënjehen lehtë, sipas premtimeve të radhës.

“Partia Demokratike do të faturojë çdo ditë, përmes një rrjeti juridik, të gatshëm jo vetëm të evidentojmë por të provojmë me fakte para çdo gjykate padrejtësitë e këtyre vendimeve, t’i kthejë ato në konsekuenca ligjore, për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike, për të shkurtuar ditët e kryezullumqarëve.

 PD do të garantojë, që edhe ata të mashtruar të 23 qershorit ta kuptojnë koston e mirëbesimit tek “rilindja” e mashtrimit. Ne do të na kenë mbi kokë ditë për ditë, për t’i kujtuar se kanë premtuar 300 mijë vende të reja pune, se kanë premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël, se kanë premtuar shëndetësi falas për çdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me kaq, në kushtet e kësaj mazhorance. Ne duhet të jemi gati sot, t’u paraqesim shqiptarëve platformën tonë, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shpresë e Shqipërisë së zhvilluar evropiane”- ka deklaruar Basha.