Berisha: Humbja më ka dhënë një energji të paparë, jam ripërtërirë

50

largea_sala-fb1358177013Kryeministri në ikje Sali Berisha ka komentuar dje në rrjetin social Facebook, se humbja e ka ripërtërirë, duke i dhënë një energji të çuditshme.

Ai deklaron nga karrigia e Kryeministrit se i duhet bërë opozitë, opozitës, sa të marrin mandatin tjetër. Ndërkohë si analistët e pozicionuar pro qeverisë aktuale dhe zëra qeveritarë kanë filluar gradualisht pas humbjes që të rreshtohen në një opozicion të ashpër kundër opozitës aktuale, që akoma nuk e ka marrë pushtetin.

Humbja, arsyet e humbjes dhe analiza mbi to, duket se nuk janë në fokusin e qeverisë dhe palës humbëse. Më e rëndësishme duket të jetë shpërqendrimi publik tek arsyet, të cilat nuk janë arsye, pasi logjika që ofrohet është e stilit apriori.

Dua të të them të vërtetën, nuk e di se si, por që nga dita që u mor vesh humbja, në mënyrë të çuditshme ndiej në veten time një forcë, një energji që unë kurrë nuk e kam ndier ndonjëherë për të bërë gjithçka që këta që erdhën në pushtet t’i bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjetër. Pra, duke lexuar fjalët e Sebastianit sot, për ne demokratet nuk mund të këtë koment tjetër veçse: Të gjithë jemi Sebastian!”, – ka deklaruar Berisha.