Pas Beogradit, Fyle pritet të vizitojë Prishtinën

StefanFuleStefan Fyle, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë në BE pas vizitës në Beograd pritet sot të shkojë në Prishtinë. Takimi zhvillohet në kuadrin e bisedimeve për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Komisioneri Fyle do të mbajë gjithashtu një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd në kuadrin e hapjes së negociatave të aderimit të Serbisë në BE, Fyle ka theksuar se është e rëndësishme të ecet më tej me Planin e Zbatimit të Marrëveshjes së Normalizimit me Kosovën, për pikat për të cilat është rënë dakord.

Me hapjen e Kapitullit 35 ‘Të tjera’ Fyle deklaroi se çështja e Kosovës do të trajtohet në këtë Kapitull i cili u hap tani, por do të mbyllet në fund të negociatave me Serbinë.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Normalizimit Serbi- Kosovë më 19 prill në Brukesl, për të dy shtetet u hap drita jeshile drejt Bashkimit Europian. Paralelisht me kushtet të cilat kërkojnë fazat përkatëse negociuese, një rol kyç do të ketë aplikimi i Marrëveshjes së arritur në terren nga të dy palët.

Bar Refaeli puthje e zjarrtë me shoqen e saj Orna Elovitch

Bar Refaeli dhe  Orna Elovitch- Instagram
Bar Refaeli dhe Orna Elovitch- Instagram

Kryeministri në ikje Berisha, vazhdon të rrisë pagat dhe pensionet

kryeministri-sali-berisha-11Ndonëse gjendja ekonomike po shndërrohet në një arenë debati, pasi vetëm në 6 muajt e parë të vitit, qeveria ka shpenzuar 90,1% të huamarrjes së brendshme, duke i ngelur thjesht 2.8 miliardë për të marrë hua, Kryeministri i humbur në këto zgjedhje Sali Berisha vazhdon të marrë vendime qeverie, kostoja e të cilave mund të destabilizojnë më tej situatën ekonomike në vend.

Dje, me një vendim qeverie Kryeministri në ikje Berisha, miratoi një tjetër shtesë rrogash dhe pensionesh në kurriz jo vetëm të qeverisë së ardhshme, por në kurriz të qytetarëve shqiptare, pasi kjo logjikë mund të sjellë destabilizim të mëtejshëm të situatës ekonomike në vend.

Kjo situatë për t’u kuptuar më thjesht është si situata e një ndërmarrje e cila është drejt falimentimit dhe vendos të rrisë rrogat e punonjësve të saj. Përfundimi dihet që do jetë një falimentim i shpejtë i saj.

Pavarësisht absurditetit veprues, që duket se nuk po e frenon Kryeministrin në ikje, është vendosur rritja e pensioneve në masën 4 për qind, për 590 mijë persona. Rritje me 4 për qind për pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë. Rritje e pensioneve në fshat, me 5 për qind.

Qeveria në ikje vendos dhe rritjen e pagave të administratës. Paga mesatare e institucioneve buxhetore rritet me 5.4 për qind. Paga për arsimtarët rritet nga 53 300 lekë në 54 828 lekë. Paga mesatare për infermierët, e cila më pas kategorizohet, rritet nga 35 897 lekë në 37 854 lekë. Rritet paga e forcave të rendit nga 55 944 lekë në 57 344 lekë. Rritet paga e Forcave të Armatosura nga 42 400 lekë në 43 472 lekë.

Priten që këto vendime, si edhe një sëre vendimesh të cilat po merren me nxitim nga administrata dhe Kryeministri në ikje, do kalojnë në një filtër anulimesh me ardhjen e qeverisë së re.

 

 

 

 

 

Shkatërrohet Parku i Tiranës në favor të Universitetit, me leje nga Kryeministri në ikje Berisha

1000441_143532145851655_1269994054_nPavarësisht denoncimeve të shumta publike në lidhje me shkatërrimin e Parkut të Tiranës në favor të bizneseve të ndryshme apo palëve të treta të interesuara për ndërtim në atë zonë, vazhdon shkatërrimi i tij.

Kësaj here Parku i Tiranës po gërryhet në favor të Universitetit, në krah dhe pas Korpusit të tij. Deputeti socialist Erjon Braçe ka denoncuar këtë fakt dhe deklaron se pemët janë prerë dhe gërryerja e kodrinës po vazhdon. Kjo sipas Braçes vjen pas një leje e cila i është dhënë Universitetit, në mesin e fushatës zgjedhore nga Kryeministri i humbur Sali Berisha.

“Po e kafshojne perseri: Parkun e vetem te Tiranes! Mu ne zemer te tij: Ne krah e pas Korpusit te Universitetit! Po e ben vete Universiteti ej! Me leje te Sali Edepzes Berishes! Ka firmosur ne maj, mu ne mes te fushates. Pemet jane prere, gerryerja e kodrines vazhdon. Mund te shkoni ta vizitoni!”, deklaron Erjon Braçe në rrjetin social Facebook.

Leja per shkaterrimin e Parkut per Universitetin
Leja per shkaterrimin e Parkut per Universitetin

Nishani takim me krerët e institucioneve në vend

For the story BC-EU—Albania-PresidentPresidenti i vendit Bujar Nishani, ka kryer një takim sot me krerët e institucioneve në vend. Qëllimi i takimit duket të jetë periudha e tranzicionit të pushteteve nga një forcë politike tek tjetra.

“Jemi në procesin e kalimit të tranzicionit politik nga një mazhorance në tjetrën. Ky është qëllimi i mesazhit tim politik. Zgjedhjet prodhuan një mazhorance të re politike që i uroj suksese në përmbushjen e detyrave dhe misionit të saj. Prioritet e kësaj qeverie mund të jenë të ndryshme nga mazhoranca e mëparshme dhe kështu që dhe funksionet e qeverisë duhet të jenë të matura në zbatim të ligjit dhe moralit publik dhe institucional. Ushtrimi i funksioneve, si Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, KLSH, BSH dhe institucionet e tjera si institucione të pavarura, duhen të mos përfshihen nga perceptimin i inercisë së tranzicionit politik”,- deklaroi Nishani.

Kalimi i pushteteve, po merr një rëndësi përtej normales, që për një vend  evropian do të ishte thjesht një procedure e rëndomtë administrative. Ky tranzicion duket, se nuk po kalon normalisht përderisa dhe fokusi i ndërkombëtarëve është përqendruar mbi këtë pikë ‘tek një tranzicion i butë dhe pa probleme’.

Ndonëse Kryeministri në detyrë vazhdon të ndërmarrë vendime, të cilat sipas opozitës aktuale vijnë në kundërshtim me frymën ligjore, akuzat kanë vazhduar nga të dy kampet politike.

Opozita aktuale po akuzon Kryeministrin në ikje, se po ‘ falimenton me dashje financat publike shqiptare’. Opozita ka kërkuar dhe ngritjen e një Komisioni tranzit të kalimit të pushteteve, për të bërë të mundur një dorëzim të dokumentuar të çdo aparati dhe njësie në nivel shtetëror. Por, ky propozim mori kundërpërgjigje të ashpër nga Kryeministri në ikje Berisha, i cili e konsideron këtë si një sulm antikushtetues.

Helen Flanagan me pushime në Majorka

Helen Flanagan/ dailymail
Helen Flanagan/ dailymail

 

Helen Flanagan/ Dailymail
Helen Flanagan/ Dailymail

 

Helen Flanagan/ Dailymail
Helen Flanagan/ Dailymail

 

Helen Flanagan/ Dailymail
Helen Flanagan/ Dailymail

 

Helen Flanagan/ Dailymail
Helen Flanagan/ Dailymail

 

Helen Flanagan/ Dailymail
Helen Flanagan/ Dailymail

 

Helen Flanagan/ Dailymail
Helen Flanagan/ Dailymail

 

Helen Flanagan/ Dailymail
Helen Flanagan/ Dailymail

 

article-2363918-1AD1CE32000005DC-696_634x541
Helen Flanagan/ Dailymail

 

 

 

 

 

 

 

Krimi godet sërish, ekzekutohet një tjetër grua

Policia-incidenteKrimi ka marrë kontrollin në Shqipëri. Një tjetër grua, 28-vjeçare është gjetur e ekzekutuar në banesën e saj në Fushë Mamurras, ndërsa dy ish- ministrat e Brendshëm të qeverisë Berisha, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha, të cilët po vazhdojnë fushatat e tyre për kreun e PD-së, duhet ta dinë mirë se krimi i përhapur është një nga arsyet kryesore, pse vota plebishitare shkoi kundër kësaj maxhorance.

28 vjeçarja, që për ironi të fatit quhet Valbona,  është ekzekutuar me thikë nga i shoqi, Marian Lleshi, 42 vjeç. Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Dy ditë më parë një tjetër grua me emrin Valbona u ekzekutua në mes të ditës në Tiranë, raporton e përditshmja “TemA”.

Shqipëria në kaos, 8 të vdekur e 15 të plagosur në dy ditë

policia-ne-patrull-300x225Krimi godet rëndë Shqipërinë. Tetë të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i vetëm ditëve të fundjavës, çka e barazon atë me vendet e përfshira në luftë, ndërsa raportohet për një situatë pasigurie dhe kaosi që ka përfshirë vendin, në prag të ndryshimit të qeverive. Fillimisht u raportuan nga mediat në Tiranë një grua, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj në qendër të kryeqytetit.

Nga Korça dhe Kavaja u raportuan edhe dy të vdekur e tetë të plagosur rëndë vetëm në dy ditë. Krimi më i bujshëm ishte shfaqja e maskave në rrugën e Kombit ku për pasojë, gjatë tentativës së grabitjes, u plagosën rëndë 5 anëtarët e një familjeje, përfshi edhe një vajzë të vogël, vetëm 5 vjeç, e cila humbi për pasojë krahun e djathtë.

Më pas një i liruar nga burgu u ekzekutua në Lezhë dhe një 27 vjeçar u plagos me armë pas dasmës. Mbrëmjen e së dielës në Tiranë, tek hyrja e pallatit ku jetonte u ekzekutua në mënyrë mafioze një 50 vjeçar. Ndërkohë dy të rinj janë raportuar nga mediat të mbytur njëri në lumë e tjetri në det. Po kështu aksidenteve iu shtua edhe rasti i shtypjes nga traktori të një 14-vjeçari në Devoll, si dhe një 55 vjeçari që humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, teksa peshkonte. E fundit ishte edhe protesta publike e banorëve të fshatit Nartë në Vlorë, ku denoncuan publikisht përdhunimin e disa të moshuarave sistematikisht në këtë fshat.

 

Kryeministri grek Samaras, thirrjeve bankave të vendit

APTOPIX_Greece_Fina_591262aKryeministri Antonis Samaras i bëri thirrje bankave të Greqisë për të ndihmuar në lehtësimin e mungesës së likuiditetit dhe rritjen e ekonomisë greke në takimin me krerët e katër huadhënësve sistemik të vendit, këtë të hënë.

Burimet thanë se, Samaras theksoi çështjen e likuiditetit dhe i pyeti katër shefat e bankës për të shqyrtuar mënyrat për uljen e normave të interesit dhe zbardhjen e ngarkesës së klientëve me kredi.

Ministri i Financave Yannis Sturnaras mori pjesë gjithashtu në takimin me Michalis Sallas e Piraeus Bank, Janis Kostopoulos i Alpha Bank, Giorgos Zania i Bankës Kombëtare dhe Kristos Megalou i Eurobank. Sturnaras konfirmoi për gazetarët pas takimit, se likuiditeti kishte qenë një nga temat kryesore të diskutimit.

Takimi erdhi pasi Fondi i Stabilitetit Financiar Grek (HFSF), automjeti i shpëtimit i ngritur për të rikapitalizuar huadhënësit e mëdhenj të Greqisë, ka zgjedhur Eurobank për të blerë New Hellenic Postbank dhe Proton Bank si pjesë e konsolidimit të sektorit dhe për të përmbushur një kusht për këstin e ardhshëm mbi planin e shpëtimi në Greqi./ekathimerini/

Paradë ushtarake në Francë: Presidenti Hollande përshëndet ndërhyrjen ushtarake në Mali

535613-des-militaires-maliens-descendent-les-champs-elysees-le-14-juillet-2013-a-parisMali ishte i ftuari i nderit i Presidentit francez François Hollande në Champs Elysées, për paradën tradicionale ushtarake të 14 korrikut.

Në krye të kortezhit, me dhjetëra ushtarë të malit dhe flamujt e 12 vendeve afrikane të angazhuara në krah të Francës në Mali.

Në një intervistë të dhënë dy kanaleve kryesore të vendit, François Hollande bëri një bilanc pozitiv të Operacionit Serval.

“ Është një fitore që u rrëmbye. Unë u përshëndeta në Afrikë, jo për atë çfarë kisha bërë, por për atë çfarë kisha vendosur. Ato që vepruan janë ushtarët francezë. Ne fituam mbi terrorizmin në Mali, por s’kemi fituar kudo. Ne, nuk do të bëjmë luftë kudo. Atje, ne e bëmë, sepse ne u thirrëm nga një vend mik dhe u mbështetëm nga Europa dhe në kuadrin e legjitimitetit ndërkombëtar”,- ka deklaruar Hollande.

Parada është shoqëruar me ovacione dhe brohoritje për 4800 ushtarët popullariteti i të cilëve shumë rrallë ka qenë kaq i lartë. Sipas një sondazhi Ifop, 91% e francezëve kanë deklaruar se kanë besim tek ushtria e tyre.