Aksident hekurudhor në Francë, 6 të vdekur dhe 30 të plagosur

51

130712-train-crash-paris-hmed-6p.photoblog600Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur dje afër Parisit në stacionin Bretigny-sur-Orge. Një tren i cili transportonte 370 pasagjerë, ka dalë nga shinat rreth orës 17:15. Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur. Tetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Kjo raportohet të jetë katastrofa më e rëndë që prej 25 vitesh në Francë.

Autoritetet policore janë duke kërkuar akoma për viktima të mundshme, që mund të kenë ngecur poshtë skeletit të trenit, Paris-Limoge. Hetimet paraprake kanë përjashtuar shpejtësinë e lartë të trenit, pasi ai po ecte me një shpejtësi prej 137 km/orë, pra poshtë shpejtësisë maksimale të autorizuar, prej 150 km/orë. Nga hetimet është përjashtuar dhe fakti, se në vendin e aksidentit po kryheshin punime në qershor, mbi një aks në stacionin Bretigny-sur-Orge. Shkaqet e aksidentit ngelen ende të panjohura, ndërkohë që janë hapur tre hetime paralele.