Berisha nuk e kupton humbjen, e quan Ramën Kryeministër të vetëshpallur

47

berisha sadKryeministri në detyrë Berisha, e ka të vështirë të kuptojë që të përbuzësh një ngjyrë që votohet nga shumica e shqiptarëve, dhe ta konsiderosh atë ‘mavi’, nuk është mënyra e duhur për të rritur simpatinë përballë publikut, përkundrazi efekti është i kundërt. Moskuptimi i këtij realiteti e shtyn të reagojë dhe më tej, duke e zbërthyer më shumë abstraksionin në të cilin ndodhet. Berisha e quan Ramën, Kryeministër i vetëshpallur, pasi përtej logjikës juridike që përpiqet të ofrojë,  një tjetër shqetësim ngre krye, mospranimi real i humbjes.

Në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan:

“Të dashur miq, z.Rama ka hapur në selinë mavi, ngjitur me zyrën e tij prej kryetari të PS, zyrën e tij te “kryeministrit të zgjedhur”. Në Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeministër i zgjedhur njihet vetem Presidenti dhe Kryeministri, që zgjidhen direkt nga populli në periudhën nga dita e fitores së zgjedhjeve deri ditën e inaugurimit në detyrë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e të gjitha Republikave parlamentare dhe Mbreterive konstitucionale të Europës nuk njohin Kryeministër të zgjedhur, pasi në zgjedhje të përgjithshme zgjidhen vetëm deputetët, kurse vetë kryeministri emërohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnjë votëbesohet në Parlament. Këto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese të vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojnë për Edi Ramën me 63 deputetët e tij. Ai është vetëshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevojë të emërohet nga Presidenti, as dhe të votëbesohet nga Parlamenti. Revanshi të verbon, të bën dhe Enver, por dhe Don Kishot! Ndryshim! Përpara drejt të shkuarës!!! sb”.