Basha: socialistët kryezullumqarë, populli që i votoi njerëz të mashtruar

46

Hipoteka-per-5-mije-banesaGjatë takimeve të radhës në kuadrin e fushatës për kreun e PD-së, Lulëzim Basha iu është vërsulur sërish socialistëve duke i konsideruar ato zullumqarë. Basha i ka konsideruar votuesit e Rilindjes të mashtruar, pra njerëz që gënjehen lehtë, sipas premtimeve të radhës.

“Partia Demokratike do të faturojë çdo ditë, përmes një rrjeti juridik, të gatshëm jo vetëm të evidentojmë por të provojmë me fakte para çdo gjykate padrejtësitë e këtyre vendimeve, t’i kthejë ato në konsekuenca ligjore, për rikthim në punë, konsekuenca financiare për dëmshpërblim dhe më pas është detyra jonë t’i kapitalizojmë si konsekuenca politike, për të shkurtuar ditët e kryezullumqarëve.

 PD do të garantojë, që edhe ata të mashtruar të 23 qershorit ta kuptojnë koston e mirëbesimit tek “rilindja” e mashtrimit. Ne do të na kenë mbi kokë ditë për ditë, për t’i kujtuar se kanë premtuar 300 mijë vende të reja pune, se kanë premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël, se kanë premtuar shëndetësi falas për çdo shqiptar. Opozita shqiptare nuk mund të mjaftohet vetëm me kaq, në kushtet e kësaj mazhorance. Ne duhet të jemi gati sot, t’u paraqesim shqiptarëve platformën tonë, se ne jemi dhe mbetemi e vetmja shpresë e Shqipërisë së zhvilluar evropiane”- ka deklaruar Basha.