Avokati i Popullit: Hetime mbi përdorimin e administratës dhe fëmijëve në tubime politike

Igli-Totozani-Deklarate-NOAAvokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar, se janë kryer hetime nga institucioni i tij në lidhje me përfshirjen e administratës në aktivitetet zgjedhore gjatë orarit të punës, si edhe në lidhje me përfshirjen e fëmijëve në tubime politike. Megjithëse provat kanë konkluduar, se gjatë orarit zyrtar administrata nuk ka qenë në punë dhe nuk u ka ofruar shërbime qytetarëve sipas ligjit, rekomandimet e ofruara nga kjo zyrë nuk kanë marrë përgjigje, ndërkohë që administrata është e detyruar të kthejë përgjigje të arsyetuar.

“Në total kemi paraqitur 7 rekomandime dhe jemi i drejtuar me shumë shkresa organeve të administratës shtetërore qoftë në nivel qendror dhe në nivel lokal. Problematikat kryesore ose fushat kryesore ku ne jemi fokusuar ka qenë: Mospërfshirja e administratës shtetërore në aktivitetet politike zgjedhore; mospërfshirja e nxënësve dhe mësuesve të shkollave në tubime politike gjatë kësaj periudhe dhe gjatë orarit të mësimit; krijimin e kushteve për të mundësuar votimin e kategorive problematike, grupeve të margjinalizuara.

Kemi shkuar dhe kemi iniciuar hetime veçanërisht për përfshirjen e administratës në aktivitete zgjedhore gjatë orarit të punës. Na ka rezultuar në disa raste që gjatë orarit zyrtar administrata nuk ka qenë në detyrë, nuk u ka ofruar shërbime qytetarëve dhe për këtë shkak i jemi drejtuar me rekomandime. Për fat të keq deri më sot ka ndodhur e njëjta gjë, pra rekomandimet tona janë lënë në heshtje, ndërsa është detyrimi i administratës që të kthejë një përgjigje të arsyetuar. Pra, jo të zbatohen automatikisht rekomandimet tona, por të informojnë në lidhje me ato që ne na kanë rezultuar nga hetimi”, -ka deklaruar Avokati i Popullit.

 

Kapet 56-vjeçari i dënuar për ngacmim seksual të gazetares

dajlaniNjë 56 vjeçar i divorcuar, baba i dy fëmijëve, u arrestua të enjten nga Policia e Tiranës, pasi rezultonte person në kërkim, i dënuar me 2 vjet burg për përndjekjen e një gazetareje. Sipas policisë, i arrestuari është Olger Zylfi nga Elbasani dhe banues përkohësisht në kryeqytet, ku jetonte në një banesë me qira.

Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, ku edhe mbahet në paraburgim, derisa t’i komunikohet vendimi i gjykatës. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se Zylfi akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e gazetares 26 vjeçare, Denada Dajlani, në vitin 2012. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me 2 vjet burg, është marrë në mars të këtij viti. Sipas vendimit të Gjykatës, më 12 shtator të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga gazetarja Dajlani ka regjistruar procedimin penal për veprën “përndjekje”, në ngarkim të shtetasit Olger Zylfi.

“Shtetasja Denada Dajlani është e punësuar në kompaninë ‘Top Media’ dhe drejton një emision në radion ‘Top Albania’, duke vënë në dispozicion të dëgjuesve dhe numrin e telefonit. Pikërisht në këtë numër është marrë vazhdimisht në telefon nga numri 0662110210, i cili i përkiste shtetasit Olger Zylfi”, citohet vendimi i gjykatës në shtypin shqiptar të së premtes. Zylfi me anë të këtij numri telefoni vazhdimisht i ka dërguar Dajlanit mesazhe ngacmuese dhe, përveç mesazheve, ka shkuar disa herë te zyrat e kompanisë ku ajo punon, duke kërkuar me këmbëngulje që ajo të dilte ta takonte. Madje thuhet se ai i ka dërguar edhe here pas here dhurata, të cilat gazetarja i ka refuzuar. Veprimet shqetësuese dhe që përbëjnë vepër penale të Olger Zylfit, i ka sqaruar në deklarimin e saj në polici vetë gazetarja e dëmtuar.

Irlanda kalon ligjin për abortin, nëse jeta e nënës është në rrezik

IrlandeParlementDeputetët irlandezë kanë adoptuar një ligj kontraversial, që autorizon abortin në rast kur jeta e nënës është në rrezik. 127 parlamentarë kanë votuar pro, 31 kundër.

I parashikuar fillimisht të mërkurën në mbrëmje, vota e tekstit të propozuar nga qeveria është realizuar  pas diskutimeve maratonë mbi 165 amendamente.

Ligji duhet tashmë të aprovohet nga Dhoma e Lartë e parlamentit ku qeveria ka shumicën. Subjekti konsiderohet të jetë  delikat në këtë vend, me një traditë të fortë katolike, kundër abortit.

 

 

Korrupsioni i lartë dhe pastrimi i parave mbajnë peng zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

0,,16945082_303,00DW

111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë EJL nga aktivitetet kriminale dhe evasioni fiskal. Intervistë eksluzive e Deutsche -Welle me Natasha Srdoc, drejtore e Institutit të Adriatikut për politikat publike.

DW: Znj. Srdoc, si do ta përshkruani situatën në Europën Jug- Lindore lidhur me korrupsionin dhe pastrimin e parave, që kanë qënë në qëndër të një studimi të kohëve të fundit të Institutit të Adriatikut, që ju drejtoni?Ju lutem a mund të sillni fakte dhe shifra për DW?

Natasha Srdoc: Të gjitha vendet e Europës Jug- Lindore, pa asnjë përjashtim, vuajnë nga moszbatimi i ligjit, ndikim i konsiderueshëm i politikës mbi sistemin gjyqësor dhe nga mungesa e mekanizmave dhe institucioneve të pavarura për të luftuar nga brenda korrupsionin e shfrenuar. Politikanë, zyrtarë të qeverisë dhe partnerë të tyre në krim kanë grumbulluare shuma të mëdha parash dhe pasurish të paligjshme dhe kanë bllokuar zbatimin e ligjit, gjyqësorin e pavarur, mbrojtjen e të drejtave të pronës. Nuk ka një ndarje të qartë mes pushteteve: legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Sipas të dhënave të Global Financial Integrity, një organizatë kjo me seli në Washington DC, shumat financiare ilegale, që kanë dalë jashtë vendeve të rajonit të Europës- Juglindore, kanë shkaktuar “hemorragji” në pasuritë e këtyre vendeve dhe kanë varfëruar në mënyrë të konsiderueshme popujt e këtij rajoni. Sipas këtyre të dhënave 111, 6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë vendeve të EJL, në harkun kohor 2001- 2010 përmes krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal. Në këtë shifër nuk përfshihen transaksionet e kryera në cash.

Në periudhën në fjalë nga Shqipëria kanë dalë 1, 3 miliardë dollarë që përbëjnë 10% të GDP

(Global Domestic Product ose Produktit të Brendshëm Bruto), B-H 8,3 miliardë dollarë që përbëjnë 46 % të GDP, Bullgaria 15,8 miliardë dollarë që përbëjnë 30% të GDP, Maqedonia 4,6 miliardë dollarë që përbëjnë 44% te GDP, Mali i Zi 6,2 miliardë dollarë që përbëjnë 138 % të GDP, Rumania 8,8 miliardë dollarë që përbëjnë 5 % të GDP, Kroacia 15,2 miliardë dollarë që përbëjnë 25% të GDP dhe së fundi Serbia me 51,4 miliardë dollarë që përbëjnë 112% të GDP. Paligjshmëria në Evropën Juglindore është përforcuar nga përdorim i Ballkanit si një rrugë famëkeqe prej grupeve transnacionale të krimit të organizuar për skllavëri njerëzore, trafikim organesh, armësh, narkotikësh, financim të terrorizmit. Këto vende, të zhytyra në korrupsion, kanë humbur deri më tani, kredibilitetin në raport me BE, per lufte efikase kunder krimit të organizuar. Psh, kriminelët që u arrestuan në Spanjë, në Shkurt 2012, kishin të gjithë pasaporta zyrtare kroate. Hetimet çuan direkt në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë dhe nxorren ne drite një rekord shitjesh pasaportash ilegale, që në vitin 2006. Ky korrupsion ka trimëruar kriminelët e Ballkanit për të ngritur dhe drejtuar një ndërmarrje kriminale ndërkombëtare dhe rrjetin ballkanik të kokainës me destinacion vendet e BE.Asnjë zyrtar i lartë në Kroaci nuk doli para drejtesise.

DW: Çfarë mund të thoni për Shqipërinë? A është rritur apo ulur niveli i korrupsionit?

Natasha Srdoc: Indekse të ndryshme tregojnë që korrupsioni në Shqipëri është i lartë dhe mund të jetë në rritje. Në indeksin e Transparency International 2013, Shqipëria renditet në vendin e 31 ( 0 është vendi më i korruptuar dhe 100 ai që nuk ka fare korrupsioni). Megjithëse, Shqipëria ka një përmirësim të vogël në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që nga viti 2003, Indeksi i korrupsionit është përkeqësuar sërish këtë vit në krahasim me vitin e kaluar, 2012. Indeksi i Lirisë Ekonomike për vitin 2013, i botuar bashkerisht nga Transparency International me “The Wall Street Journal” dhe “Heritage Foundation” e klasifikon lirinë e Shqipërisë nga korrupsioni si kategori të “shtypur”. Sipas indeksit: “Në Shqipëri po vazhdon reforma e rëndësishme e sistemit ligjor, por gjykatat jane subjekte të presionit politik dhe korrupsionit. Shqipëria është një vend tranziti të madh për trafikimin e qenieve njerëzore, armëve ilegale dhe narkotikëve ”

DW: Znj. Srdoc, cilët janë faktorët kryesorë që kanë gjeneruar një situatë të tillë në Ballkanin Perëndimor?

Natasha Srdoc: Ballkani Perëndimor nuk ka përfunduar tranzicionin nga komunizmi në ekonominë e tregut dhe qytetarët e tij jetojnë në një mjedis ku nuk zbatohet ligji. Fillimi i viteve 1990 shënoi largimin fillestar nga komunizmi, gje që u shoqërua me Luftërat në Ballkan dhe daljen e shteteve të pavarura. Tranzicioni i Ballkanit gjatë viteve 1990 solli dalje të paligjshme financiare masive nga rajoni, së pari përmes kontrabandës së armëve gjatë embargos së armëve të OKB-së, privatizimit të aseteve shtetërore përmes transaksioneve jo transparente, abuzimeve në pozicione zoteruese përmes ryshfeteve, shpërdorimit te detyrës publike duke zotëruar prokurimet publike – nga të cilat përfituan grupe të zgjedhura në kurriz të qytetarëve dhe taksapaguesve. Mekanizmat dhe metodat e daljeve të paligjshme financiare nga rajoni dhe pasurimi i paligjshëm u zhvilluan që nga fillim të viteve ’90. Rrjetet ilegale të shërbimeve sekrete, policisë, qeverisë dhe strukturave ushtarake të themeluara në vitet ’90, nuk u çmontuan kurrë. Daljet e paligjshme financiare dhe pastrimi i parave nga Kroacia dhe vende te tjera në rajon u bënë të mundura nga institucionet bankare në Austri dhe Liechtenstein, për të cilat duhet adresuar tek gjyqtarë dhe prokurorëve të huaj.

DW: A janë fenomenet, për të cilat po flasim, pengesa serioze për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor?

Natasha Srdoc: Po. Korrupsioni dhe pastrimi i parave, të lidhura edhe me daljet e paligjshme financiare përmes krimit, korrupsionit dhe evazionit fiskal po varfërojnë qytetarët dhe po shkaktojnë drejtëpërsëdrejti hemorragji në financat e vendeve te EJL. Kjo vjedhje masive e thesareve financiare shtetërore të Ballkanit u grabit qytetarëve shërbimet e duhura të kujdesit shëndetësor, edukimin e fëmijëve, kujdesin për të moshuarit dhe infrastrukturën. Për më tepër, duke mbrojtur pasurimin e paligjshëm, zyrtarët e korruptuar në qeveri dhe politikanët po bllokojnë vendosjen e sundimit të ligjit, gjyqësorin e pavarur, mekanizmat e suksesshme për të luftuar korrupsionin. Kjo sjell frenimin e investimeve të huaja direkte, krijimit të vendeve të reja të punës, që reduktojnë më tej standardin e jetesës së qytetarëve në rajon dhe pakësojnë në mënyrë të konsiderueshme lirinë e tyre ekonomike. Nga njëra anë, financat po pësojnë “hemorragji”nga flukset dalëse të paligjshme , nga ana tjetër ka taksa dhe tatime të papërshtatshme për shkak të investimeve të reduktuara, papunësisë së lartë dhe aktivitetit ekonomik goxha të reduktuar.Tatimpaguesit dhe qytetarët po humbin në të gjitha anët: si fitues të ardhurash (nuk ka investime – nuk ka punë), si marrës shërbimesh nën-standard janë të detyruar të paguajnë taksa më të larta, nuk kanë asnjë mbrojtje të së drejtes së pronës dhe përballen me pasiguri të madhe ekonomike. Mungesa e mundësive të punësimit për të rinjtë e bën të pashmangshëm rrrjedhjen e trurit, largimin e më të mirëve , më të zgjuarve.

DW: Znj. Srdoc , çfarë dëmi i sjell situata, që po paraqisni, aspiratës së vendeve të Ballkanit Perëndimor- Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi, B-H dhe së fundmi edhe Kosovë- për t’iu bashkuar një ditë BE?

Natasha Srdoc: Në rastin e Kroacisë, BE injoroi kriteret dhe parimet që kishte vendosur vetë dhe amnistoi politikanët e korruptuar të Kroacisë. Nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, atëhere korrupsioni i shfrenuar do të mbizotërojë dhe do të ndikojë negativisht tek taksapaguesit e shteteve anëtare të BE, në lidhje me drejtesinë dhe ekonominë duke vënë në rrezik vetë projektin e zgjerimit të BE.

DW: Instituti i Adriatikut është i mirënjohur në Europën Jug- Lindore dhe më gjerë për studimet dhe analizat e tij ekonomike, politike dhe sociale. Çfarë do t’i jepte impulse të reja zhvillimit të rajonit, luftës më efikase ndaj korrupsionit, pastrimit të parave, trafiqeve ilegale?

Natasha Srdoc: Nga përvoja në 20 vitet e fundit , është e qartë se vendet e rajonit nuk mund ta luftojnë nga brenda korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafiqet ilegale. Ajo që duhet janë gjyqtarë dhe prokurorë nga vende ku sundimi i ligjit është i fortë që do të jenë të aftë të konfiskojnë pasuritë e paligjshme të grumbulluara nga zyrtarë të korruptuar, të vendosin zbatimin e ligjit dhe gjykatat e pavarura pasi ata nuk janë të ekspozuar ndaj presioneve politike të regjimeve të korruptura në rajon. Prania e gjyqtatrëve dhe prokurorëve të huaj do të fuqizojë gjykatësit e ndershëm vendas dhe do të nxjerrë jashtë loje të korruptuarit, do të frymëzojë brezin e re të të diplomuarve në drejteësi dhe jurispudencë. Ka precedentë të tillë në Ballkan dhe më gjerë në Commonwealth. Pa gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, procesi do të marrë shumë kohë, një brez të tërë, deri sa te kete institucionet e duhura të një demokracie funksionale dhe ekonomie në rritje.

Shënim: Natasha Srdoc është drejtore e Institutit të Adriatikut, për politikat publike, një think tank i mirenjohur ne Europe dhe me gjerë, që merret me studime, analiza dhe kërkime për vendet e EJL.

Intervistoi : Ani Ruci

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

Braçe, Kreut të Dhomës së Tregtisë: Keni kohë deri më 1 shtator që Berisha t’iu paguaj borxhet

Erion-Brace1Deputeti socialist Erjon Braçe, i cili reagoi dje menjëherë pas deklarimeve të Kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, se qeveria Rama duhet të ulet që t’i shlyejë borxhet, që qeveria Berisha i ka biznesit, reagon sërish. Braçe, i kërkon Kreut të Dhomës së Tregtisë që së pari, të tregojnë faturat e papaguara, me vlerën dhe objektin e kontraktuar dhe së dyti, se kanë kohë deri më 1 shtator t’i kërkojnë me fatura në duar, Sali Berishës që t’i paguaj.

“Nuk u krijuan sot, pra pas 23 qershorit:

1. faturat e pashlyera ndaj biznesit se ndertimit te rrugeve;

2. faturat e pashlyera ndaj biznesit te ndertimit te shkollave, qendrave shendetesore, spitaleve;

3. faturat e pashlyera ndaj biznesit te ndertimit te ujesjellesave dhe kanalizimeve;

4. faturat e pashlyera ndaj biznesit te sherbimeve publike, ne nivel qendror apo ne Bashkine e Tiranes;

5. faturat e TVSH te pa rimbursuara ndaj biznesit te sherbimeve;

6. faturat e TVSH te pa rimbursuara ndaj biznesit te eksporteve gjithfaresh;

7. faturat e TVSH te pa rimbursuara per bujqit, blegtoret prodhues, grumbulluesit, perpunuesit e produkteve bujqesore e blegtorale.

E te tjera, e te tjera… Ka ndodhur qe:

Qeveria e Sali Berisha gjate 6 viteve te fundit ka prokuruar me vlere te plote, kontrata investimesh dhe kontrata sherbimesh poooor ne buxhet i ka shtrire ne 10 vite apo me shume pagesen e tyre!!

Te gjithe keta qe kerkojne parate me tersellime sot kane kryer me parate e tyre, me para te marra borxh ne banka apo individe, punimet apo sherbimet e kontraktuara.

Pergjithesisht: Te gjitha ne kantiere elektorale!!

U zhyten! I zhyti Sali Berisha ne gropen e tij politike! Ju beri gropen dhe keta nuk flisnin!!
Madje madje nje takem syresh me bertisnin mua: mos fol ti se na turret qeveria ne!!

Ja keta jane!! Tani nje keshille e kam:

Me qetesi, pa bertitur dhe duke ruajtur etiken tregtare qe kishit vendosur me Sali Berishen beni dy gjera:

E para, tregoni faturat e papaguara, me vleren dhe duke treguar objektin e kontraktuar;

E dyta, deri me 1 shtator ti kerkoni me fatura ne duar Sali Berishes tu paguaj!!

E beni dot ? »,-  ka deklaruar deputeti socialist Erjon Braçe.

Jennifer Nicole Lee në pishinë, Majami

Jennifer Nicole Lee
Jennifer Nicole Lee

 

Jennifer Nicole Lee
Jennifer Nicole Lee

 

Jennifer Nicole Lee
Jennifer Nicole Lee

 

article-2360894-1AC490E3000005DC-515_306x675

 

 

 

 

 

 

 

 

Lady Gaga, thjesht me sutjena në rrugët e Nju Jorkut

Lady Gaga-New York
Lady Gaga-New York

 

Lady Gaga-New York
Lady Gaga-New York

 

Lady Gaga-New York
Lady Gaga-New York

 

 

Lady Gaga-New York
Lady Gaga-New York

 

Lady Gaga-New York
Lady Gaga-New York

 

 

Lady Gaga-New York
Lady Gaga-New York