Arrestohen dy ish-ushtarakë, akuzohen për tragjedinë e “Gërdecit”

arrestimPolicia e Tiranës ka arrestuar dy nga tetë personat, të cilët janë shpallur kërkim, pasi akuzohen si fajtorë për tragjedinë e “Gërdecit”.

Mësohet se në pranga kanë rënë Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi, të dënuar me 3 vjet burg në mungesë. Këta ushtarakë akuzohen si përgjegjës për shpërthimin në depon e municioneve në Gërdec në 15 mars të vitit 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Policia ka bërë të ditur se Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi janë arrestuar në një lokal në afërsi të Drejtorisë së Policisë. Ata kanë dyshuar se ndodheshin atje, pasi kishin në plan të dorëzoheshin dhe se po prisnin avokatët.

Dy ish-ushtarakët ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të çmimeve për municionet e rënda në Ministrinë e Mbrojtjes.

Reformimi i AMA-s dhe TVSH-së

amaNënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, kërkoi sot fillimin e procedurës për shkarkimin e Endira Bushatit nga detyra e kreut të AMA-s si dhe fillimin e procedurës për shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe emërimin e këshillit të ri, nga i cili do të zgjidhet dhe drejtori i RTSH-së.

Kërkesa e deputeti Peza bazohet në disa aspekte, qe lidhen jo vetem me përfundimin e mandatit të tyre, por dhe në performancën e dobët dhe shkeljet e mëdha te ligjit të konstatuara në punën e tyre.

Endira Bushati drejton AMA-n në shkelje të ligjit duke marrë vendime nga anëtarë që u ka përfunduar mandate, ndërkohe që anëtaret e mbetur nga ana tjetër nuk reflektojnë ndryshimin e raporteve në Kuvend pas zgjedhjeve te 23 qershorit, e ku prej me shume se një viti AMA po funksionon e cunguar me mungese anëtaresh apo me anëtare që nuk kanë mandat.

Nënkryetari i Komisionit të Mediave, zoti Peza deklaroi në komision se zonja Bushati ka dëshmuar klientelizëm të skajshëm në dhënien e licencave për operatorë afër pushtetit dhe diskriminimin e tregut duke e vënë në kushte të pabarabarta.

Disa frekuenca kombëtare u zaptuan dhe legalizuan, të tjerëve u ndalohen dhe licenca lokale duke u vënë në shërbim të një grupi mediatik si ushtarë, deklaroi ne komision zoti Peza.

Ilir Paço, “Top Channel” – Zoti Peza, ku bazohet fillimi i procedurës për zëvendësimet e krerëve të AMA-s dhe RTSH-së?

Alfred Peza, deputet PS – Kjo procedurë bazohet në ligj, pasi ai përcakton qartë rregullat e mirëfunksionimit të institucionit. Komisoni që u mblodh për herë të parë sot pati mbi tavolinë një raport nga një institucion, Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të pavarura kushtetuese dhe në këto raporte i tërhiqet vëmendja deputetëve dhe anëtarëve të komisonit, duke dhënë informacionin se të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së u ka përfunduar mandati shtatë prej dy vitesh, tre prej një viti dhe një anëtar ka katër vjet pa mandat. Pra, Këshilli Drejtues i RTSH-së është prej dy vitesh jashtë funksioneve të veta ligjore dhe kjo është baza për fillimin e punës në ndryshinet në RTSH. E njëjta situatë konstatohet tek AMA, pasi zgjedhjet e 23 qershorit sollën një raport të ri mazhorancë-opozitë dhe ligji përcakton se nga shtatë anëtarë që drejtojnë këtë institucion, raporti duhet të jetë 3 opozita, 3 mazhoranca dhe drejtuesi një anëtar i mazhorancës. Tre anëtarëve të AMA-s i ka mbaruar mandati dhe institucioni ndodhet në kushtet e paligjshmërisë, pasi edhe kryetarja edhe nënkryetari janë të dy të opozitës. Duke qenë se kryetari i takon maxhorancës, kemi inicuar sot procedurën e zëvendësimit të saj dhe të anëtarëve të tjerë.

Ilir Paço – Çfarëe pasojash do të ketë nëse do të merren vendime pa e nevojshëm?

Alfred Peza – AMA do të ketë atë pasojë që po vuan edhe qeveria Berisha, me vendimet e 23 qershorit që po tjetërsohen dhe kthehen pas sepse është thjesht për figuracion dhe ka një çështje, që Këshilli Drejtues dhe vetë kryetarja e AMA-s, Bushati është thjesht në detyrë e s’duhet të marrë vendime pasi ndodhen jashtë shtratit ligjor. Nëse vendime të tilla do të merren, drejtuesit e rinj legjitimë të AMA-s sigurisht që do t’i amendojnë këto vendime.

Ilir Paço – Sa do zgjasë procedura për zëvendësimin e krerëve dhe anëtarëve të këtyre dy institucioneve?

Alfred Peza – Ka dy procedura të ndryshme, AMA e ka më të shpejtë për ndryshim dhe zëvendësim. Në mbledhjen e ardhshme të Komisonit të Medias do të shqyrtojmë procedurën ligjore, e do e fusim në kalendarin e parlamentit dhe në ditët e javët e ardhshme do të operojmë në komision dhe parlament për ndryshimin. RTSH ka procedurë më të zgjatur, ka më shumë hallka për t’u kaluar dhe më shumë  vendimmarrje, pasi për të dhjetë anëtarët ka një procedurë një-mujore nga momenti i shpalljes së fillimit të procesit dhe secili nga dhjetë anëtarët përzgjidhet një nga katër kandidat. Pra është komisoni që zgjedh 40 anëtarë, nga të cilët marrin detyrën 10 dhe pastaj zgjidhet një kryetar dhe aty nis procedura edhe për caktimin e drejtorit. i ftoj drejtuesit e të dy institucioneve të qëndrojnë në detyrë, por të mos marrin asnjë vendim, që sjell pasoja për mbarëvajtjen e instutucioneve, pasi këto vendime do të anullohen menjëherë më pas.

Siguria dhe rendi, Rama takon Tahirin dhe Burgajn

rama tahiriKryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin ditën e sotme. Takimi u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Brendshme në orën 20:45 , ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë siguria dhe rendi publik në vend. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për punë që ka bërë deri më tani Policia e Shtetit. Deri më tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kryeministria, Ministria e Brendshme, apo Policia e Shtetit lidhur me takimin.

– See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=32045&kat=88#sthash.HURSBgTB.dpuf

FMN: Deficiti buxhetor reduktohet vetëm në 2018-tën

Fondi_monetar_nderkombtar_-_ndertesaEkonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të ngadalta dhe vitin e ardhshëm. Kështu konstatohet në një raport më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi parashikimet e ecurisë së ekonomisë botërore.

FMN parashikon për Shqipërinë se në vitin 2013, rritja ekonomike do të jetë 1.7 për qind ose 0.1 për qind më e lartë se vitin e kaluar. Rritje më e lehtë parashikohet në 2014 me 2.1% dhe kurse më pas rritja ekonomike pritet të përshpejtohet dhe në vitin 2018 ajo parashikohet të arrijë në 2.5%. FMN vlerëson në raport se problem për Shqipërinë mbetet gjendja e buxhetit veçanërisht defiçiti buxhetor i krijuar me disbalanca të forta mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sipas raportit të FMN, defiçiti buxhetor parashikohet të arrijë këtë vit në 9.3 miliardë lekë dhe pritet reduktimi i tij vetëm në vitin 2018, me 7.4 miliardë lekë.

Përsa i përket kostos së jetesës, pra çmimeve të mallrave të shportës FMN, vlerëson se këto do mbeten të stabilizuara. Sipas FMN, në tre vitet në vijim inflacioni do të luhatet në 2.4% duke mbetur brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Në nivel global FMN, parashikon një rritje ekonomike botërore më të ngadaltë se ishte parashikuar në vitin 2013 dhe 2014. Rritja mund të kompromentohet edhe më shumë në rast se problemet fiskale në SHBA do të vijojnë ndërsa kriza në eurozonë nuk ka përfunduar ende thuhet në raport.

KKT anulon ndërtimin e pallatit pranë xhamisë

edi ramaKëshilli Kombëtar i Territorit, (KKT) ka anuluar vendimin për pjesën e objektit me shumë kate në lartësi dhe disa kate nëntokë pranë xhamisë që do të ndërtohet në Namazgja.

KKT vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e “Xhamisë së Namazgjasë”. Por anulohet ndërtimi i godinës polifunksonale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e Rrugës “George W. Bush” dhe Bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”.

“I hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të ndërtohet gjë veç objektit të kultit”, u shpreh Kryeministri Rama.

Në mbledhjen e parë të KKT-së të drejtuar nga Rama, u mor gjithashtu vendimi për masat emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese në disa zona me rëndësi kombëtare. Me anë të këtij vendimi të KKT-së, vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore të ndërtimit dhe planeve të detajuara vendore nga të gjithë autoritetet e qeverisjes vendore të planifikimit në këto zona me rëndësi kombëtare.

Vendimi i tretë ka të bëjë me inicimin e procesit të vonuar të hartimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) është një strategji kombëtare e zhvillimit në territor dhe bazë për zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor dhe ekonomik.

“Legjislacioni ekzistues parasheh që Shqipëria të ketë një zhvillim me plan të përgjithshëm kombëtar. Ministria e Zhvillimit Urban është ngarkuar të bëjë këtë. Shqipëria, brenda këtij mandati dhe ne shpresojmë që deri në gjysmë të mandatit të ketë një plan kombëtar të territorit. Interesat private nuk do të vendosen më mbi interesat kombëtare dhe ato do të bëhen në funksion të zhvillimit”, u shpreh Ra

– See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=32036&kat=87#sthash.EXnae48w.dpuf

Kryeministri Rama pret Ministrat e Jashtëm të Lituanisë e Rumanisë

big_8-tetor-e.rama (1)Kryeministri i vendit Edi Rama, ka pritur sot në një takim Ministrat e Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Corlatean dhe Lituanisë Linas Linkevicius.

Kryeministri Rama, pasi i falënderoi për vizitën, i siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes vendeve. Rama i siguroi gjithashtu, për vullnetin e fortë të qeverisë për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.

Kryeministri u shpreh, se me zgjedhjet e fundit të lira e të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, Shqipëria ka përmbushur një nga kushtet kryesore për marrjes e statusit të vendit kandidat, për të cilin shpresojmë një përgjigje pozitive në dhjetor. Kryeministri siguroi gjithashtu se vizioni dhe prioriteti i politikës së jashtme është zero probleme me fqinjët.

Të dy Ministrat e uruan Kryeministrin Rama, për fitoren në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës së kryeministrit. Ato theksuan rëndësinë që rajoni ynë dhe partneriteti me Shqipërinë si një faktor rajonal ka për vendet e tyre, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë.

 

 

 

 

Scarlett Johansson, sërish femra më seksi në botë

S. Johansson

article-2448732-18953AE500000578-511_634x533Scarlett Johansson fiton sërish titullin e femrës më seksi në botë, duke qenë një nga femrat e vetme, që nderohet dy herë me këtë titull. Aktorja ka pozuar për revistën Esquire, duke shpalosur elegancën dhe brishtësinë e saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

S. Johansson
S. Johansson

 

S. Johansson
S. Johansson

 

S. Johansson
S. Johansson

 

S. Johansson
S. Johansson

 

S. Johansson
S. Johansson

 

S. Johansson
S. Johansson

 

S. Johansson
S. Johansson

 

 

 

 

 

 

 

 

Obama thirrje Kongresit për rihapje të qeverisë

Barack ObamaPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Kongresit që të votojë për rihapjen e qeverisë dhe të rrisë kufirin e borxhit menjëherë.

Besoj fuqishëm se ka vota të mjaftueshme për të kaluar legjislacionin, që mund t’i japë fund mbylljes, ka thënë Obama gjatë një vizite në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave Federale, transmeton REL.

Mbyllja e pjesshme e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka nisur mesnatën e 1 tetorit, pasi dy dhomat e Kongresit kanë dështuar të merren vesh për buxhetin e ri.

Ndikimi i mbylljes ka qenë menjëherë i dukshëm në SHBA.

Qindra-mijëra punëtorë “joesencialë” janë dërguar në pushim pa pagesë.

 

Korrupsioni: 20 vite burg për ish Ministrin grek të Mbrojtjes

754097-akis-tsohatzopoulos-place-detention-provisoireAkis Tsohatzopoulos, është shndërruar për publikun grek, në njeriun simbol të korrupsionit të klasës elitare politike në vend, e cila është përgjegjëse për zhytjen e vendit në një krizë të thellë ekonomike, që prej vitit 2010. Ai është dënuar nga drejtësia greke, me 20 vite burg për pastrim parash, në një proces maratonë, që ka zgjatur prej disa muajsh.

Tsohatzopoulos, ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm përgjatë viteve 1996-2001. Dënimi ju dha në kuadrin e një afere korrupsioni mbi kontratat e armatimit, gjatë kohës që ishte në krye të Institucionit të Mbrojtjes. Ai është akuzuar, se shumë prej parave që dilnin nga korrupsioni dhe bakshishet e majme, i ka vendosur në llogari bankare jashtë Greqisë.

Akis Tsohatzopoulos ka qenë gjithashtu kandidat për postin e Kryeministrit në vitet ’90. Ai po vuan tashmë dënimin e tij dhe duke marrë parasysh moshën e tij 74 vjeçare, ai duhet të lirohet brenda dy vitesh, sipas burimeve juridike.

Sahit Dollapi, Administratori i CEZ Shpërndarje jep dorëheqjen

sahit-dollapiAdministratori i CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi, ka dhenë dorëheqjen nga ky funksion duke konfirmuar, se do të qëndrojë në këtë post deri në marrjen e funksionit nga Drejtori i ri.

Dollapi ka raportuar mbi mbarëvajtjen e Kompanisë përpara Komisionerëve të ERE-s, për periudhën që mbulonte drejtimin prej tij. Pasi ka renditur një sërë arritjesh në këtë fushë, si përmirësimi i treguesve të arkëtimit dhe përmirësimi i shërbimeve dhe marrëdhënieve me qytetarët, Dollapi u ka komunikuar atyre dorëheqjen e tij nga ky funksion.

Kompania CEZ  Shpërndarje, raportohet të jetë një nga debitorët më të mëdhenj të energjisë në vend.