KKT anulon ndërtimin e pallatit pranë xhamisë

45

edi ramaKëshilli Kombëtar i Territorit, (KKT) ka anuluar vendimin për pjesën e objektit me shumë kate në lartësi dhe disa kate nëntokë pranë xhamisë që do të ndërtohet në Namazgja.

KKT vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e “Xhamisë së Namazgjasë”. Por anulohet ndërtimi i godinës polifunksonale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e Rrugës “George W. Bush” dhe Bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”.

“I hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të ndërtohet gjë veç objektit të kultit”, u shpreh Kryeministri Rama.

Në mbledhjen e parë të KKT-së të drejtuar nga Rama, u mor gjithashtu vendimi për masat emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese në disa zona me rëndësi kombëtare. Me anë të këtij vendimi të KKT-së, vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore të ndërtimit dhe planeve të detajuara vendore nga të gjithë autoritetet e qeverisjes vendore të planifikimit në këto zona me rëndësi kombëtare.

Vendimi i tretë ka të bëjë me inicimin e procesit të vonuar të hartimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) është një strategji kombëtare e zhvillimit në territor dhe bazë për zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor dhe ekonomik.

“Legjislacioni ekzistues parasheh që Shqipëria të ketë një zhvillim me plan të përgjithshëm kombëtar. Ministria e Zhvillimit Urban është ngarkuar të bëjë këtë. Shqipëria, brenda këtij mandati dhe ne shpresojmë që deri në gjysmë të mandatit të ketë një plan kombëtar të territorit. Interesat private nuk do të vendosen më mbi interesat kombëtare dhe ato do të bëhen në funksion të zhvillimit”, u shpreh Ra

– See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=32036&kat=87#sthash.EXnae48w.dpuf