Kryeministri Rama pret Ministrat e Jashtëm të Lituanisë e Rumanisë

50

big_8-tetor-e.rama (1)Kryeministri i vendit Edi Rama, ka pritur sot në një takim Ministrat e Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Corlatean dhe Lituanisë Linas Linkevicius.

Kryeministri Rama, pasi i falënderoi për vizitën, i siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes vendeve. Rama i siguroi gjithashtu, për vullnetin e fortë të qeverisë për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.

Kryeministri u shpreh, se me zgjedhjet e fundit të lira e të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, Shqipëria ka përmbushur një nga kushtet kryesore për marrjes e statusit të vendit kandidat, për të cilin shpresojmë një përgjigje pozitive në dhjetor. Kryeministri siguroi gjithashtu se vizioni dhe prioriteti i politikës së jashtme është zero probleme me fqinjët.

Të dy Ministrat e uruan Kryeministrin Rama, për fitoren në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës së kryeministrit. Ato theksuan rëndësinë që rajoni ynë dhe partneriteti me Shqipërinë si një faktor rajonal ka për vendet e tyre, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë.