Arrestohen dy ish-ushtarakë, akuzohen për tragjedinë e “Gërdecit”

51

arrestimPolicia e Tiranës ka arrestuar dy nga tetë personat, të cilët janë shpallur kërkim, pasi akuzohen si fajtorë për tragjedinë e “Gërdecit”.

Mësohet se në pranga kanë rënë Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi, të dënuar me 3 vjet burg në mungesë. Këta ushtarakë akuzohen si përgjegjës për shpërthimin në depon e municioneve në Gërdec në 15 mars të vitit 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Policia ka bërë të ditur se Jorgo Mino dhe Gëzim Oshafi janë arrestuar në një lokal në afërsi të Drejtorisë së Policisë. Ata kanë dyshuar se ndodheshin atje, pasi kishin në plan të dorëzoheshin dhe se po prisnin avokatët.

Dy ish-ushtarakët ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të çmimeve për municionet e rënda në Ministrinë e Mbrojtjes.