Ndryshme të tjera në Policinë e Shtetit, shkrihet njësia“Shqiponja”

policiaVendimet e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë prekur edhe repartit elitë të policisë “Shqiponja”.

Kupola e Policisë së Shtetit ka pësuar dje një ndryshim të thellë, ku janë zëvendësuar të gjithë drejtorët e policisë në qarqe.

Ndërsa sot me urdhër të Tahirit njësia e policisë “Shqiponja” është shkrirë duke iu bashkangjitur patrullës së përgjithshme.

Janë 50 oficerë, që tashmë nuk do të vazhdojnë të jenë të veshur me uniformë operacionale, por do të transformohen në komisariatet kryesore të vendit.

Njësia elitë “Shqiponja” u rikrijua në dhjetor të vitit 2012 dhe funksionoi mjaft mirë në parandalimin e krimit të rrugës dhe kapjen në flagrancë të autorëve të ngjarjeve.

Njësia elitë “Shqiponja” ka kapur në flagrancë 220 persona, ka bllokuar dhjetëra armë zjarri si dhe ka vënë rreth 5500 gjoba qarkullimi.

Shqipëria merr statusin në dhjetor

beNdryshe nga tetori i kaluar, kësaj here Komisioni Europian pritet të rekomandojë pa kushte, statusin kandidat për Shqipërinë.

“Komisioni dëshiron të propozojë statusin kandidat për Shqipërinë, e deri tani nuk flitet për ndonjë kusht në lidhje me këtë nga ana e Komisionit,- rrëfeu për Top Channel, një zyrtar i lartë i këtij institucioni. – Por, kushtëzimet parashikohet të renditen në po këtë rekomandim për procesin e nisjes së negociatave për anëtarësim”.

Për kushtet në lidhje me negociatat, zyrtari europian shpjegoi se mund të ketë ndryshime në referencat ndaj 12 prioriteteve kyçe. Kjo për shkak “të paqartësisë” apo “përplasjeve”, meqenëse një veprim i caktuar nuk përkon vetëm me një, por me disa prioritete të listuara.

Pavarësisht propozimit për Shqipërinë që do të bëjë Komisioni ndaj Këshillit të BE-së më 16 tetor, vendet anëtare, që vendosin për këtë, shfaqen hezituese jo vetëm për çeljen e negociatave, por edhe për dhënien e statusit kandidat. Gjermania, Franca, Britania, Irlanda shfaqen skeptike për të miratuar dhënien e statusit në Dhjetor, siç rrëfejnë të tjera burime diplomatike për Top Channel. Holanda, megjithëse nuk shfaqet hapur kundër dhënies së statusit ndaj Shqipërisë, ka gjasa të ndjekë qëndrimin e vendeve skeptike. Kjo i faturohet imazhit “jo të mirë” që gëzon vendi për plotësimin e reformave të kërkuara nga BE për integrimin gjatë këtyre viteve.

Ndërkohë, mësohet se Komisioni u ka kërkuar kryeqyteteve skeptike europiane që të listojnë detyrat që duhet të përmbushë sipas tyre Shqipëria deri në muajin dhjetor për të pasur një vendim pozitiv për statusin kandidat.

Pas miratimit të dy ligjeve të mbetura dhe rregullores se Kuvendit, si dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Brukseli kërkon të shohë raste të ndëshkimit për korrupsion të zyrtarëve të lartë, të cilitdo krah politik qofshin ata. Ndërsa për çeljen e negociatave për anëtarësim, sipas burimeve të Top Channel një gjë e tillë është vështirë të arrihet përpara zgjedhjeve europiane të 2014.

Artan Didi merr flamurin e Policisë së Shtetit

plicMëngjesin e sotëm është zhvilluar ceremonia marrjes së detyrës nga drejtorit i ri i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Ky i fundit e ka marrë flamurin e Policisë së Shtetit nga Hysni Burgaj në praninë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri në fjalën e tij u shpreh i vendosur në luftën kundër krimit dhe tha se do ta mbështesë drejtorin e ri. “Një gjë na bashkon të gjithëve, misioni i lartë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Garantoj mbështetje të plotë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. I uroj shumë suksese te gjithëve dhe pune të mbarë”,- tha Tahiri gjatë prezantimit të bërë.

Ndërsa Didi u betua se do ta mbajë me nder këtë flamur dhe di t’i shërbejë vendit në emër të detyrës. “Në respekt të veprës së policisë shqiptare, në emër të atyre që kanë rënë në krye të detyrës, në emër të atyre që shërbejnë e në emrin tim, betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit” tha Didi.

Këshilli i Ministrave miratoi dje emërimin e Artan Didit në krye të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Hysni Burgajt. Prezantimi i Artan Didit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është bëra nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa po sot janë prezantuar edhe dy nëndrejtorët e policisë Sokol Bizhga dhe Altin Qato.

Policia e Shtetit ka pësuar dje një rokadë të thellë, që ka ndryshuar jo vetëm kupolën në qendër, por edhe 12 drejtorët e policisë në qarqe. 36 drejtues të lartë të policisë së shtetit janë lëvizur dje nga një strukturë në tjetrën, ndërkohë që kjo reformë ka prekur edhe kreun e policisë që u zëvendësua nga Artan Didi.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sqaroi dje se ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit dhe zëvendësimi i të gjithë drejtorëve të policive në qarqe përmbyllën fazën e parë të reformës strukturore të Policisë. Ministri Tahiri bëri të ditur se është reduktuar numri i funksionarëve në drejtorinë e policisë për të fuqizuar më tepër komisariatet ndërsa shtoi se krerët e rinj të policisë janë zgjedhur mbi bazën e kritereve të forta.

Artan Didi me një karrierë të gjatë në polici, me funksione si në hetimin e krimeve, ashtu edhe në të rendit, ishte nxjerrë në reformë në vitin 2006 nga qeveria e asaj kohe.

1 077 piktura në duart e plaçkitësve

rama pikturatVlera në treg e këtij “thesari” nuk dihet, por Shqipëria ka rifituar një thesar vlerash të paçmueshme.

Kryeministri, Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektuan nga afër ikonat dhe pikturat e vjedhura në disa qytete të Shqipërisë dhe në Maqedoni.

Policia ka sekuestruar më shumë se 1 mijë vepra arti dhe objekte kulti të shekullit XV deri në meshin e shekulli XX. Dy grabitësit synonin t’i shisnin ato jashtë vendit.

1 077 ikonat, afresket dhe pjesë të tjera janë marrë nga kishat dhe qendrat kulturore në juglindje të Shqipërisë dhe Maqedoni.

Ato u gjetën në një shtëpi në Tiranë. Zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Milena Selimi thotë se ka mundësi që këto kishin si destinacion për t’u shitur vende të ndryshe të Ballkanit dhe Evropës Perëndimore.

Kryeminisri, Edi Rama lavdëroi punën e policisë dhe urdhëroi që të ndalohet grabitja e trashëgimisë kulturore të vendit.

 

Berisha: Rama hakmarrje ndaj policisë, se shkatërroi bandat e lidhura me të

berisha sadIsh Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për emërimet e fundit në polici. Sipas Berishës, ky është një akt primitiv hakmarrës i Kryeministrit Rama. Kjo, pasi sipas Berishës, këta drejtues policie të shkarkuar, kanë shpartalluar bandat e krimit që kishin lidhje me Ramën.

“Të dashur miq, sot në një akt të verbër urrejtje dhe hakmarrje, Edvin Kristaq Rama dënoi kolektivisht, si kurrë më parë, me shkarkim nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët dhe drejtorët e të gjitha qarqeve të vendit.

Së pari shpreh mirënjohjen time më të madhe ndaj këtyre shërbëtorëve të shoqërisë dhe kombit, që me sakrificën, trimërinë, profesionalizmin e tyre shpartalluan dhe vendosën para ligjit mbi 1000 anëtarë dhe bosa të 206 organizatave dhe grupeve kriminale ndër më të rrezikshmet dhe më të pasurat ne Europë, dhe bën të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave, përmbushën me dinjitet detyrimet ligjore në periudhat zgjedhore dhe vendosën një bashkëpunim të shkëlqyer me policitë e vendeve partnere.

Akti i dënimit kolektiv të drejtuesve të Policisë së Shtetit është hakmarrja primitive e Edvin Kristaq Ramës për bandat e shpartalluara nga Policia e Shtetit, si banda e rrugës së Kavajës, bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrja për Drejtësi, ajo e Dritan Dajtit etj, me të cilat Rama kishte shndërruar Tiranën në lavatriçen gjigande të parave të krimit në rajon.

Në drejtim të Policisë së Shtetit, Rama emëroi, në kundërshtim flagrant me ligjin e Policisë së Shtetit, delinkuent, trafikant, bashkëpunëtorë të grupeve dhe organizatave kriminale dhe persona që bashkëjetuan në simbiozë të plotë me mafien me të rrezikshme të Europës. Qytetare dhe qytetarë, kjo është një kthesë drejt të shkuarës, goditje në palcë e rendit, qetësisë, sigurisë tuaj dhe integrimit të vendit në BE”, shprehet Berisha.

 

Ikën Burgaj, ja drejtorët e rinj në Policinë e Shtetit

saimir tahiriSot është ndryshuar e gjithë kupola e Policisë së Shtetit, ku të gjithë drejtorët nëpër qarqe kanë dhënë dorëheqjen. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka dhënë vendim për të ndryshuar drejtorët e policive në të 12 qarqet e vendit si dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm.

I pari ka qenë Hysni Burgaj, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit dhe ka marrë detyrën e drejtorit të Shkollës së Policisë. Mësohet se vendin e Burgaj do ta zërë Artan Didi.

Pritet që me firmë të kryeministrit Edi Rama, ish-kreu i forcave speciale, RENEA, Artan Didi  të emërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, Sokol Bizhga është emëruar zv/drejtor i Policisë së Shtetit, në vendin e lënë bosh nga Agron Kuliçaj.

Altin Qato është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ardian Çipa është emëruar në krye të Policisë së Tiranës duke  zëvendësuar në këtë post Bernard Çaushajn.

1. Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

2. Altin Qato, emërohet në detyrën zv/Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike

3. Tonin Vocaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

4. Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

5. Mërgim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

6. Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

7. Pellumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

8. Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

9. Artan Cuku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

10. Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë

11. Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Fier

12. Kastriot Skenderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Vlorë

13. Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokastër

14. Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Berat

15. Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

16. Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

17. Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

18. Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor

19. Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme, në DPP

20. Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

21. Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor

22. Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor

23. Shkelzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

24. Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

25. Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

26. Ilo Keçka, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

27. Ilirjan Balla, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Kukës

28. Perlat Vatoci, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Dibër

29. Besnik Muçmata, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Policise Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme në DPP

30. Gentjan Shehaj, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Aseteve Kriminale në DPP

31. Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Korçë

32. Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës

33. Shaban Nexhi, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër

34. Niko Brahimaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë

35. Neritan Nallbati, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan

 

Nishani emëron Kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Kryetari-i-Gjykates-Kushtetuese-Bashkim-DedjaPas përfundimit të procesit konsultativ me të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 të ligjit Nr. 8577, dt.10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, dekretoi emërimin e Bashkim Dedja si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Rama qytetarëve: Jemi në luftë për identitetin tonë kombëtar

edi ramaPas operacionit të suksesshëm policor, ku u arritën të sekuestrohen vepra arti shumë  të rëndësishme me vlerë deri në qindra mijë euro, vijnë në një Konferencë të përbashkët për shtyp tre institucione të vendit, Ministria e Brendshme, Ministria e Kulturës dhe Kryeministria.

Pas fjalës së dy Ministrave përkatës, Kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi punën e bërë për rigjetjen e veprave të vjedhura të artit duke theksuar rëndësinë, që mbartin këto vepra në vetvete, si përçues në shekuj të identitetit kombëtar shqiptar. Rama deklaroi gjithashtu, se jemi në luftë për identitetin tonë kombëtar.

“Jemi këtu për ti dhënë të gjithë rëndësinë që ka, këtij operacioni të jashtëzakonshëm, i cili ka  paralajmëruar rrënimin dhe shkatërrimin e trashëgimisë tonë kulturore. Gjithashtu për të falënderuar, ata që bënë të mundur kapjen e kësaj bande shkatërrimtare. 

Është e domosdoshme të theksohet, që kjo betejë sapo ka nisur, sepse trashëgimia kulturore është në rrezik akut. Shqipëria është në mes të Evropës dhe në këtë vend europian dëgjojmë përditë propagandën e integrimit dhe ndërkohë, po na shkatërrohen themelet e identitetit tone europian, kombëtar dhe qytetar. Ajo çfarë e bën Shqipërinë Europiane është identiteti, trashëgimia jonë kulturore nuk mbrohet me propagandë apo fjalime, por me mbrojtje identiteti. 

Fakti që inventari i këtyre përmasave, i barabartë me një muze, ishte ne duart e bandave, flet vetë për gjendjen alarmante skandaloze të sigurisë në vend, jo vetëm për pronën e qytetarëve, por për çdo pasuri të paçmuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë. Kjo bandë, është një fill i pa kapur dhe në vijim do të vazhdojë intensivisht puna për ta mbrojtur trashëgiminë tonë. 

Tanimë edhe muret po shkulen, sepse shumëçka tjetër është grabitur dhe dëmtuar. Jemi këtu të gjithë së bashku për ta sjellë këtë nektar, që pret në dy planet, në kulturë dhe rend e siguri bashkë me Ministren e Kulturës dhe të Brendshëm, për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore, e një shoqërie që ka harruar prej kohësh që ky vend është vendbanimi ynë i përkohshëm por i përjetshëm, për brezat që do vijnë, të cilëve ju detyrohemi atdheun që na kanë lënë të parët tanë. 

Atdheu i këtyre shqiptarëve, duhet të mbrohet dhe të garantohet, prandaj çdo qytetar është i lutur të sinjalizojë policinë e shtetit, për çdo rast që lidhet me veprimtarinë kriminale. Ne jemi shumë të varfër, krahasuar me shume të tjerë, por nëse nuk e mbajmë këtë pasuri, ne do jemi jo vetëm të varfër  po edhe pa identitet në mes të europës. Ju themi qytetarëve, që jemi në luftë për identitetin tonë kombëtar”- , deklaroi Kryeministri i vendit Edi Rama.

 

Turqi, pezullohet ligji që ndalonte shamitë e kokës

4CC16290-840E-4061-95A0-331397E77E92_w640_r1_s_cx0_cy2_cw0Turqia pezulloi ligjin dhjetëra vjeçar që u ndalonte punonjëseve në zyrat e shtetit të vinin shami koke, duke i dhënë fund një kufizimi të gjatë që ka polarizuar shoqërinë turke.

Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, ndalimi i shamive të kokës për gjykatësit, prokurorët, policinë dhe personelin ushtarak mbetet në fuqi.

Ligji, i cili hyri në fuqi para 90 vjetësh në ditët e para të Republikës Turke, ka qenë një nga çështjet më emocionale në Turqi. Ai ka ndarë prej kohësh vendin, duke vënë përballë njëri-tjetrit grupet fetare në rritje dhe elitën dikur të fuqishme laike.

Ligji i ka penguar shumë gra të mbajnë poste publike. Por grupet laike e shohin pezullimin e këtij ligji si dëshmi e përpjekjeve të qeverisë për zbatimin e një axhende islamiste.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan për një kohë të gjatë është përpjekur të shqyrtojë shqetësimet e muslimanëve që praktikojnë fenë, të cilët e ndihmuan Partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare në vitin 2002./VOA/

Gjykata e Krimeve të Rënda: Burg përjetë për Ilir Xhakjan

ilir xhakjaGjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me burg përjetë për Ilir Xhakjan, i akuzuar për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj në Shijak.

Vendimi është marrë në seancën e sotme në ngarkim të tij, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e palës së mbrojtjes.

Sipas avokatit mbrojtës, Xhakja kishte vepruar në gjaknxehtësi, në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

Në pretencë, akuza kërkoi deklarimin e fajshëm të të pandehurit për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Sipas Prokurorisë, vrasja e kryekomisarit Tahiraj më 13 shtator 2012 ndodhi pas një konflikti mes tij dhe të pandehurit.

Shkak i konfliktit ishte refuzimi i të pandehurit Xhakja për shoqërimin në Polici të automjetit të nipit të tij. Sipas akuzës, prej plumbave të shtënë nga Xhakja është vrarë krykomisari Tahiraj, si dhe është plagosur një shtetase e gjendur pranë vendit të ngjarjes.