Napa vendos rekordin në kampionatin botëror të Kungullit (foto)

napaLugina Napa, në shtetin perendimor amerikan të Kalifornisë, mund të jetë e famshme për prodhimin e verës, por tani ajo shquhet edhe për një tjetër gjë.

Tre fituesit e parë të Kampionatit të 40 Botëror të Kungullit më të madh, që u zhvillua dje në Kaliforni janë nga Napa.

Kungulli fitues peshonte gati 900 kilogram ose 1,985 paund.

Por ai ishte më i vogël sesa kungulli prej 920 kilogramësh që shënoi rekord botëror në fillim të muajit në një garë tjetë në Kaliforni. Kungulli ishte rritur gjithashtu në Luginën Napa.

Shqipëria drejt marrjes së Statusit kandidat, Fule paraqet sot raportin

beKomisioni Europian pritet t’i rekomandojë sot vendeve anëtare që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, ndërkohë që nisja e bisedimeve për anëtarësim pritet të kushtëzohet me arritjen e disa përparësive të tjera kyçe. Ky rekomandim vjen pas vlerësimeve pozitive në raport progresin e hartuar për Shqipërinë i cili do të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

Raporti i progresit që do të paraqitet sot nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele vlerëson përparimin e vendit në përmbushjen e angazhimeve të veta ndaj Brukselit, veçanërisht në ato fusha që cilësohen thelbësore për dhënien e statusit.

Në një deklaratë të djeshme, duke i pararirë publikimit të raporteve të progresit për vendet që janë në proces anëtarësimi, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele thekson se një ndër pikat ku përqëndrohen raportet do të jetë mbi faktin se “zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian, thellimin e integrimit”.

Kështu pas katër vitesh, që kur në 2009 paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim, dhe pas tre dështimeve radhazi, Shqipëria duket këtë herë se do të marrë Statusin e vendit kandidat. Komisioni europian e rekomandoi edhe vitin e kaluar duke e kushtëzuar megjithatë me përmbushjen e tre reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil.

Por sërish mosmarrëveshjet politike e bën të pamundur që vendet anëtare, dhjetorin e kaluar të jepnin dritën jeshile. Këto tre reforma u miratuan në fund të majit të kaluar, ndërkohë që klima pozitive në të cilën u mbajtën zgjedhjet e 23 qershorit dhe tranzicioni i butë i pushteteve janë pikë plus për të.

Ndërkohë nëse Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.

Felsinger: Fule më konfirmoi se Shqipërisë i është dhënë statusi

felsingerShqipëria tashmë duket se e ka fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kreu i Shoqërisë shqiptaro-austriake Fritz Felsinger ka deklaruar sot se pas një bisede me komisionerin për zgjerim Stefan Fyle, ky i fundit i ka konfirmuar se Shqipërisë i është dhënë statusi i kandidatit.

Deklarata e Felsinger u bë gjatë tryezës që po zhvillohet nëTtiranë me temë “Së Bashku në Evropë 101 vjet Miqësi Shqiptaro-Austriake” e organizuar nga Austrian Society Albania.

Në fjalën e tij, ministri Bushati ka vlerësuar frymën e miqësisë që mbizotëron mes Shqipërisë dhe Austrisë duke shprehur edhe domosdoshëmrinë e thellimit të marrëdhënieve mes tyre.

“Austria i ka kushtuar me kohë vëmendje ballkanit perëndimor për arsye historike, kulturore por edhe për  arsye ekonomike. Kompanitë austriake kanë investuar në sektorët bazë në Shqipëri. Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve dy palëshe kanë qënë kompanitë austriake ato që kanë konsoliduar urat lidhëse për bashkëpunimin mes dy vendeve.  Biznesi austriak ka gjetur hapësira për të investuar në Shqipëri dhe ne dëshirojmë që kjo traditë të pasurohet në të ardhmen, duke siguruar përmirësimin e klimës ekonomike në vend, luftë korrupsionit, krimit ekonomik, informalitetit, përmirësuar performancën e administratës tatimore e doganore, duke reformuar sistemin e rimbursimit të TVSH, duke përmirësuar praktikën e pagesës elektronike me klientët per te cilat na duhet ndihma e miqve austriakë, se janë reforma të rëndësishme dhe parakusht për transformimin demokratik të jetës në vend” tha Bushati.

Nishani: Dialog mes mazhorancës dhe opozitës për të ardhmen europiane

Ndërsa kreu i shtetit Bujar Nishani teksa vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve shprehu besimin se këtë vit, Shqipëria dhe Austria do të jenë sëbashku në Europë.

Ai kërkoi vendosjen e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës në interes të shqiptarëve dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Sot plotësohet objektivi madhor i shqiptarëve dhe viti 101 i pavarësisë të realizohet të qenit së bashku zyrtarisht në Europën e bashkuar, jo vetëm gjeografikisht. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është jo vetëm një aspiratë e thellë e të gjithë shqiptarëve por e objektivi parësor i  institucioneve dhe i klasës politike.  Ky është një proces i gjatë po nevojitet bashkëpunim mes aktorëve dhe faktorëve, vazhdim të dialogut mes mazhorancës së sotme dhe opozitës, duhet të ruhet konsensusi politik për të ardhmen europiane të vendit dhe të interesave të shqiptarëve” tha Nishani.

Gjithashtu kreu i shtetit ka sjellë në kujtesë lidhjet e forta tradicionale që ka pasur mes dy vendeve. Ai ka deklaruar se Austria ka treguar se është mbështetje e fortë për Shqipërinë, e cila ka synim kryesor integrimin në BE.

Fyle shtyn vizitën në Kosovë

Stefan-Fyle-2Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, e ka shtyrë vizitën e tij për në Kosovë edhe për disa ditë të tjera.

Fyle ishte parashikuar që të mbërrinte në Kosovë më 18 tetor, por mësohet se kjo vizitë do të realizohet më datë 28 tetor.

Vizita e Fyles, do të shënojë edhe fillimin e negociatave për MSA-në, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ky lajm është konfirmuar nga zv.ministri i Integrimit për Kosovën, zoti Gëzim Kasapolli, raporton “Express”.

Kasapollli ka sqaruar se shtyrja e takimit ka ardhur si rezultat i axhendës shumë të zënë që ka Komisioni Evropian dhe vetë komisioneri Fyle.

Lampedusa: Sicilia shpall gjendjen e emergjencës

lampedusa_barconeKriza e emigrantëve në Lampedusa, ka bërë që Sicilia të shpallë gjendjen e emergjencës.

Qeveria e Sicilisë  ka deklaruar se ka nevojë për ndihmën e BE-së , pasi nuk mund të përballojë  numrin e madh të emigrantëve që vijnë nga Afrika dhe Siria.

Autoritetet italiane thonë se, ditën e martë, 370 emigrantë rrezikuan të vdisnin si pasojë e tentativës për të kaluar ujërat ndërmjet Libisë dhe Sicilisë .

Italia ka një shërbim mbarëkombëtar të mbrojtjes civile, dhe gjendja e jashtëzakonshme do të thotë se ata do të jenë në gjendje për të kryer punën e tyre për t’u kujdesur  për emigrantët e rinj, në mënyrë më efikase, -raporton BBC.

Përmbyten 6 mijë banorë, Basha: Ndodh njëherë në 20 vjet

permbytje trShirat e rëna gjatë natës deri në mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Tiranës.

Probleme ka pasur tek Fusha e Aviacionit, në Paskuqan, në Laprakë, tek ura e Kamzës, Vaqarr, në autostradën Tiranë-Durrës dhe tek zona e Bregut të Lumit.

Rezultojnë të përmbytura të gjitha zonat pranë lumit të Tiranës, ku janë përmbytur mbi 1000 shtëpi vetëm në zonën me numër 11.

Kryebashkiaku Basha, tha se gjendja është tepër alarmante, e cila ndodh një herë në 20 vjet. Ai shtoi se nga të dhënat paraprake që disponon, janë rreth gjashtë mijë banorë të prekur nga përmbytja

Për të parë nga afër situatën, tek Ura e Kamzës ka shkuar edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi,si dhe ai i Emergjencave, Alfred Olli.

Reshjet përmbytin Kamzën, Kodheli: Masa për evitimin e situatave të tilla

foto ilustruese
foto ilustruese
foto ilustruese

Reshjet  dendura kohët e fundit kanë shkaktuar probleme me përmbytje në zona të caktuara në Tiranë. Përmbytjet kanë prekur periferinë e Tiranës, autostradën Tiranë-Durrës, Bathoren, Valiasin dhe zonën e Bregut të Lumit në Babrru.

Në ndihmë të banorëve të zonës janë angazhuar dhe forcat e ushtrisë, si edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Zona më problematike duket të jetë zona e Kamzës ku janë përmbytur shumë shtëpi.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli deklaroi para medieve se do të shihet thellimi i shtratit të lumit për të evituar situata të tilla.

 

 

Bruksel, pritet sot progres raporti mbi zgjerimin

StefanFuleKomisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fyle do të paraqesë sot në Bruksel Strategjinë e re te Zgjerimit dhe Raportin Vjetor për vendet që janë ne procesin e pranimit.

“Më lejoni të flas fare shkurt mbi raportin e progresit që do të miratojë Komisioni këtë vit. Këtë vit raporti do të përqendrohet në 4 pika: E para, do të jetë mbi faktin që Kroacia bëhet shteti anëtar i njëzetetetë; do të jetë mbi pushtetin transformues të zgjerimit, jo më kot e kemi marrë Çmimin Nobel për Paqen.

E dyta, do të jetë mbi faktin se zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian, thellimin e integrimit.

Pika e tretë: Këtë vit raporti i progresit do të ketë një moto të re: Në fillim parimet. Cilat janë parimet? Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike dhe konkurrenca; ne duam që vendet kandidate që do t’i bashkohen BE-së të jenë gati edhe në terma ekonomike. Dhe pika e fundit, që do të jetë një pikë që është nënvizuar edhe vitin e kaluar, është që Komisioni Evropian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe aspiruese në udhën e tyre shumë të rëndësishme, për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian”,- ka deklaruar Fyle.

Pas miratimit nga Komisioni Evropian, Fyle do të flasë para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në orën 12:30 dhe do te zhvilloje një konferencë për shtyp ne Komisionin Evropian në orën 14:30.

Konferenca e shtypit do të transmetohet drejtpërsëdrejti sot, në orën 14:30, në mjediset e Qendrës se Informacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane.

 

Burri vret gruan dhe më pas veten

policiaPërgjaket Kurban Bajrami, 2 të vdekur brenda pak minutash në një familje në Gjirokastër. Burri vret gruan dhe më pas veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër.

Mesohet se ku shtetasi Nexhmi Mustafaraj 57 vjeç ka qëlluar me pistoletë gruan e tij, 49-vjeçare pas një konflikti dhe me pas eshte vetëvrarë.

Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”

dokumenti-luftesKy dokument zyrtar i Ministrisë së Jashtme greke, dërguar ambasadës së Shqipërisë në Athinë në 28 qershor të vitit 1999, tregon qartë dyzimin e qëndrimit grek mbi ligjin e luftës. Shkresa e dërguar në gjuhën angleze, hedh poshtë deklaratat e një ditë më parë ministrit të Jashtëm, Venizelos, i cili tha se ligji i luftës është hequr nga Greqia që në vitin 1987.

Shkresa e ministrisë me datë 28 qershor 1999: “Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në përgjigje të shqetësimit të ambasadës shqiptare, deklaron se ligji numër 2636 i vitit 1940 dhe ligji me numër 4560 i vitit 1966 mbeten ende në fuqi.”

Historiku i kësaj shkrese nis pas gushtit të vitit 1987, kur qeveria greke e Papandreut e hoqi me dekret qeveritar ligjin e luftës me Shqipërinë. Por, kundërshtarë të tij e quajtën të pamjaftueshëm këtë akt duke thënë se një njohje e tille duhet të vinte vetëm me vendim parlamenti ose dekret të Presidentit.

12 vjet me vonë, qeveria shqiptare i kërkoi zyrtarisht palës greke që të kthente përgjigje nëse ishte hequr ose jo ligji në fjalë. Kjo kërkesë vjen tre vjet pasi ish-Presidenti, Sali Berisha, kishte firmosur në vitin 1996 Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por ky dokument që është në arkivat e Ministrisë tonë të Jashtme i vitit 1999 tregon se, miqësia dhe bashkëpunimi janë ende nën hijen e ligjit të luftës.

Artikulimi me zë të lartë i diplomacisë shqiptare për ta hequr këtë ligj vjen për herë të dytë, pasi një kërkese të tillë, jo para medieve, i është bërë Greqisë dhe nga ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti. Por kërkesa e qeverise shqiptare kërkon ta zhbëje edhe juridikisht këtë ligj, pra qe ta heqë parlamenti grek. Por ky hap do te sillte shumë pasoja, pasi me ligjin e luftës janë justifikuar shumë probleme siç është ai i çamëve, pronat dhe pasuritë e të cilëve nuk njihen nga pala greke. Por dhe me guximin e treguar një ditë më parë, sa do të jetë e gatshme qeveria shqiptare të përforcojë artikulimin për këtë çështje, për çamët dhe kufijtë detare, në kushtet kur Greqia në janar është vendi që merr presidencën e radhës në BE, e kur vendi ynë aspiron të marrë statusin e kandidatit në dhjetor.