Shqipëria drejt marrjes së Statusit kandidat, Fule paraqet sot raportin

44

beKomisioni Europian pritet t’i rekomandojë sot vendeve anëtare që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, ndërkohë që nisja e bisedimeve për anëtarësim pritet të kushtëzohet me arritjen e disa përparësive të tjera kyçe. Ky rekomandim vjen pas vlerësimeve pozitive në raport progresin e hartuar për Shqipërinë i cili do të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

Raporti i progresit që do të paraqitet sot nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele vlerëson përparimin e vendit në përmbushjen e angazhimeve të veta ndaj Brukselit, veçanërisht në ato fusha që cilësohen thelbësore për dhënien e statusit.

Në një deklaratë të djeshme, duke i pararirë publikimit të raporteve të progresit për vendet që janë në proces anëtarësimi, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele thekson se një ndër pikat ku përqëndrohen raportet do të jetë mbi faktin se “zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian, thellimin e integrimit”.

Kështu pas katër vitesh, që kur në 2009 paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim, dhe pas tre dështimeve radhazi, Shqipëria duket këtë herë se do të marrë Statusin e vendit kandidat. Komisioni europian e rekomandoi edhe vitin e kaluar duke e kushtëzuar megjithatë me përmbushjen e tre reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil.

Por sërish mosmarrëveshjet politike e bën të pamundur që vendet anëtare, dhjetorin e kaluar të jepnin dritën jeshile. Këto tre reforma u miratuan në fund të majit të kaluar, ndërkohë që klima pozitive në të cilën u mbajtën zgjedhjet e 23 qershorit dhe tranzicioni i butë i pushteteve janë pikë plus për të.

Ndërkohë nëse Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.