Përmbyten 6 mijë banorë, Basha: Ndodh njëherë në 20 vjet

42

permbytje trShirat e rëna gjatë natës deri në mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Tiranës.

Probleme ka pasur tek Fusha e Aviacionit, në Paskuqan, në Laprakë, tek ura e Kamzës, Vaqarr, në autostradën Tiranë-Durrës dhe tek zona e Bregut të Lumit.

Rezultojnë të përmbytura të gjitha zonat pranë lumit të Tiranës, ku janë përmbytur mbi 1000 shtëpi vetëm në zonën me numër 11.

Kryebashkiaku Basha, tha se gjendja është tepër alarmante, e cila ndodh një herë në 20 vjet. Ai shtoi se nga të dhënat paraprake që disponon, janë rreth gjashtë mijë banorë të prekur nga përmbytja

Për të parë nga afër situatën, tek Ura e Kamzës ka shkuar edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi,si dhe ai i Emergjencave, Alfred Olli.