Fyle shtyn vizitën në Kosovë

41

Stefan-Fyle-2Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle, e ka shtyrë vizitën e tij për në Kosovë edhe për disa ditë të tjera.

Fyle ishte parashikuar që të mbërrinte në Kosovë më 18 tetor, por mësohet se kjo vizitë do të realizohet më datë 28 tetor.

Vizita e Fyles, do të shënojë edhe fillimin e negociatave për MSA-në, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ky lajm është konfirmuar nga zv.ministri i Integrimit për Kosovën, zoti Gëzim Kasapolli, raporton “Express”.

Kasapollli ka sqaruar se shtyrja e takimit ka ardhur si rezultat i axhendës shumë të zënë që ka Komisioni Evropian dhe vetë komisioneri Fyle.