De Biazi, në krye të kombëtares deri në “Euro 2016”

de biasi bNë përfundim të ndeshjeve për eliminatoret e kampionatit botëror të futbollit “Brazil 2014”, ka folur për të ardhmen e tij. 57-vjeçari ka bërë të ditur se do të zgjasë kontratën me dy vite.

“Do të firmos të mërkurën pasdite ose të enjten. Numrat janë ato që thonë gjithmonë të vërtetën. Në 5 ndeshjet e para morëm 9 pike, shënuam 6 gola dhe pësuam 5, ndërsa në 5 ndeshjet e fundit morëm 2 pikë, shënuam 3 dhe pësuam 6. Fakti kryesor është që ekipi ynë ra viktimë e një përgjegjësie shumë të madhe dhe tregoi që nuk është akoma gati për një objektiv kaq të rëndësishëm. Për sa më përket meje, mendoj se i kemi bërë gjërat ashtu siç duhet”, u shpreh italiani.

De Biazi ka hedhur poshtë zërat e përhapur në media se kontrata e tij e re do të kalojë shifrën e 1 milion eurove, ndërkohë që ka pranuar se shumë shpejt FSHF-ja do të kërkojë të bëjë një takim me talentin e Manchester United, Adnan Januzaj, për të zbuluar mendimet rreth kombëtares shqiptare.

Në fund të intervistës së tij, De Biasi nuk është në një mendje me Dukën për sa i përket kualifikimit për në Kampionatin Evropian. “Nuk ekziston asnjë klauzolë e tillë, por është dëshira e madhe e imja dhe e presidentit Duka që ta shohim sa më shpejt këtë skuadër në një kompeticion të madh. Objektivi më i rëndësishëm është të ndërtojmë një skuadër sa më të fortë. Unë nuk jam fitues, por i arrij objektivat që më vendosin klubet apo federatat”, përfundon De Biazi.

 

Arrestohet në Francë ish-ministri gjeorgjian, po udhëtonte drejt Tiranës

bildeAutoritetet franceze kanë arrestuar ish-ministrin e Mbrojtjes gjeorgjiane, i cili kërkohej nga drejtësia e vendit të tij pasi akuzohet korrupsion.  Davit Kezerashvili, një aleat i i presidentit Mikheil Saakashvili u arrestua teka po largohej në aeroportin e Nicës për të fluturuar drejt Shqipërisë.

Arrestohet shefi i kabinetit të Halimit, pronar i disa kazinove

Arben BraePolicia ka shoqëruar sot në komisariat ish-shefin e kabinetit të Halimit. Mësohet se në kuadër të operacionit “Fundi i marrëzisë” ka çuar në pranga ish-shefin e kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, Arben Braçe. Ndalimi i tij nga forcat e policisë u bë mbrëmjen e sotme pranë stadiumit ‘Dinamo”.

Mësohet se blutë e kanë shoqëruar Braçen pas tentoi të ndalonte policinë për kontroll në disa pika lojërash fati, të cilat dyshohet se janë në pronësi të tij.

Pas shoqërimit të tij, policia ka vazhduar kontrollin në kuadrin e operacionit “Fundi i marrëzisë”.

Një grua në krye të Shërbimit Sekret

suelaNjë grua në krye të Inspektoratit të Kryeministrisë në Shërbimin Sekret. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Suela Bedenin, e cila është edhe një pedagoge në universitet, në krye të shërbimit sekret.

Rama shprehet i impresionuar nga kjo grua, për shkak të aftësive të saj edhe pse kjo fushë është larg me rolin e gruas.

“Suela Bedeni ka kaluar një procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave. Gjatë intervistës së fundit që sipas procedurës duhet të bënte edhe mua, më la një mbresë të fortë për pasionin, me të cilin fliste për këtë fushë që në imagjinatën tonë është kaq e largët me rolin e gruas”, shprehet Rama.

“Koha do të jetë edhe në këtë rast gjykatësi më i mirë për drejtësinë e zgjedhjes së një gruaje në një “punë burrash”, por për sa më takon kam besimin e plotë se kjo pedagoge e re universitare është zgjedhja e duhur për një detyrë ku inteligjenca dhe integriteti bëjnë diferencën”, përfund Kryeministri.

Tajlandë, rrëzohet avioni, 44 të vdekur

bali_indonesia_aereoplano_01Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, kanë njoftuar zyrtarët në Tajlandë.

Rrëzimi ka ndodhur pasi aeroplani kishte planifikuar të ulej dhe shkak është bërë moti i keq.

Rrëzimi ma ndodhur në lumin Mekong, në një zonë afër kufirit tajlandezo-kamboxhian.

Rama merr progresraportin: Kur të marrim statusin do të flasim për fitore

Rama-Sequi-565x377Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi i dorëzon kryeministrit Edi Rama progres raportin, ku u dhanë rekomandimet nga Komisioni Europian për marrjen statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se nuk ka dyshim se lajmi i sotëm është inkurajues, por shtoi se koha e rrahjeve të gjoksit dhe të daulleve qeveritare ka mbaruar më 23 qershor

“Besojeni se edhe ditën që Shqipëria do të marrë vetë statusin e vendit kandidat qoftë në dimër apo pranverë as mua s’do më dëgjoni të flasë për fitore dhe as në ndonjë miting festiv.Ka mbaruar koha e mitingjeve për t’i paraprirë daljes së kryeministrit. Në 23 qershor ka mbaruar koha e opozitës që saboton integrimin. Për ne, as propozimi i statusit, as hapja e bisedimeve, nuk janë arsye për të treguar superioritet ndaj opozitës apo për të mos njohur arritjet e mëparshme. Ky proces ka qenë më jetëgjatë se jetëgjatësia e një qeverie të vetme dhe çdokush ka pasur meritat e vetme. Sot, qeveria, ndryshe nga qeveria e mëparshme. Ne sot jemi të inkurajuar nga propozimi i statusit dhe jemi të qartë se zgjedhjet ishin kushti i dhjetorit të shkuar dhe ne e lexuam qartë atë kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Rama.

Kreu i mazhorancës gjatë fjalës së tij komentoi edhe kushtet e vendosura, duke thënë se është plotësisht dakord me to dhe premtoi se do t’i përmbushë. Rama tha se propozimi për statusin vjen më në fund pa litar përjashta, ku tregohet se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një kusht i përmbushur. “Risia është se për here të parë raporti flet për mundësi reale të bisedimeve për anëtarësim. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, forcimi i sistemit gjyqësor. Besoj se çfarë shkruhet në raport për këtë mund të jetë një mundësi për opozitën që të votojë aktin normativ”, theksoi Rama.

Ndërsa ambasadori Sequi u ndal në rekomandimin e statusit të vendit kandidat duke theksuar se tashmë krahas progresit të shënuar duhet bërë më shumë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit si dhe krimit të organizuar, ashtu si dhe për realizimin e të drejtave të njeriut.

Adnan Januzaj zgjedh Shqipërinë?

janjanuzaj500Adnan Januzaj, një nga emrat më të përfolur për momentin të botës së futbollit ka dhënë një intervistë për televizionin e Kosovës RTK. Kjo është intervista e tij e parë për një medie botërore.

“Adnan Januzaj flet për herë të parë për një media botërore. Dhe në Shqip. Në ‘Interaktiv’”, shkruan Rexha në Facebook.

Januzaj pritet që të zbuloj shumë të fshehta të tij të cilat deri më tani nuk i di askush.

18-vjeçari  do të përgjigjet në të gjitha pyetjet në gjuhën shqipe dhe ndoshta edhe mund të na gëzoj sot me ndonjë lajm ekskluziv.

Fakti që ai ka zgjedhur të japë intervistë për një media shqiptare tregon se ndoshta zgjedhja e tij mund të jetë për të luajtur për Shqipërinë.

 

Berisha: Statusi ishte bllokuar nga Rama dhe albanofobët në Bruksel

Sali BerishaIsh-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publikimit të progresraportit të Komisionit Evropian që rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me 5 kushte.

Berisha shprehet se, statusi ishte rekomanduar edhe në tetor të vitit 2012 por dhënia e tij u bllokuar nga Rama dhe albanofobë në Bruksel. Nga ana tjetër, ish-kreu i PD-së e cilëson marrjen e statusit arritje falë reformave të qeverisjes së djathtë.

“Sot, për herë të dytë, Komisioni Europian rekomandon Shqipërinë për statusin e vendit kandidat për vend anëtar të BE-së. Ky është një rekomandim plotësisht i merituar. Me reformat e realizuara në këto vite nga mazhoranca e PD-së, demokracia dhe ekonomia e tregut në Shqipëri janë bërë më funksionale. Statusi i vendit kandidat që u rekomandua nga Komisioni Europian në tetor të vitit 2012, me kushtin e vetëm që të votoheshin tre ligjet në parlament, për të cilat ishte arritur konsensusi që në fillim të vitit 2012, u morr peng nga Edi Rama. Ai refuzoi votimin e këtyre ligjeve vetëm e vetëm që statusi të bllokohej. Natyrisht në suksesin e bllokimit të statusit, Rama u ndihmua dhe nga albanofobë jo shqiptarë në Bruksel dhe në ndonjë vend Europian”, shprehet Berisha.

Ish-Kryeministri nënvizon se Rama do të shtyjë më tej marrjen e statusit duke hamendësuar përsëri dështimin në marrjen e statusit në dhjetor. “Ligjet u votuan me konsensus më datë 30 maj dhe përsëri nesër Rama me votimin e Aktit Normativ asgjëson konsensusin e datës 30 maj, në një përpjekje të re antishqiptare për ta shtyrë statusin për më vonë, me qëllim që kjo të mos njihet si meritë e PD-së”, thotë Berisha.

“Integrimi është jetik për Shqipërinë. Ai nuk është proces pa vështirësi, por vështirësia e parë dhe më e rëndësishme për shqiptarët në këtë rrugë është Rama, të cilit për integrimin nuk i beson njeri në Bruksel dhe Europë. Ramën nuk e besojnë jo se e paragjykojnë, por sepse në memorien europiane ai është politikani i vetëm në kontinent që bëri gjithçka për të penguar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (futi daullet dhe bilbilat në parlament), hapjen e procesit për vendimin e statusit (bojkotoi parlamentin), heqjen e vizave (organizoi grevën e urisë) dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat (refuzoi votimin e tre ligjeve që kërkoi si kusht të vetëm Komisioni Europian).”

 

Berisha e mbyll komentin e tij duke thënë se, “Shqipëria e ka merituar dhe e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Ne do bëjmë gjithçka për integrimin!”

 

Hapja e negociatave, Fule: Ja 5 kushtet për Shqipërinë

stefan-fuleShqipëria do të ketë mundësinë të bëjë një hap domethënës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule duke paraqitur progresraporin për Shqipërinë ka theksuar se KE i ka rekomanduar Këshillit të BE-së dhënien e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në union pas plotësimit të 5 kushteve.

“Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ishin të vlerësueshme. Populli u dha një mandat të qartë liderëve të tyre. Duke parë se Shqipëria ka bërë hapat e kërkuara, Komisioni Evropian rekomandon se, Këshilli i BE-së duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit e kandidat. Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Fule duke folur në Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.

Komisioneri për Zgjerimin më tej bëri të ditura dhe 5 kushtet e Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimi Evropian. Në  kuadër të kërkesës së KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim, Shqipëria duhet të përforcojë hapat e ndërmarra dhe të plotësojë pesë kushte”, theksoi Fule.

5 kushtet

Implementimi i reformave në administratën publike
Pavarësia e sistemit të drejtësisë
Lufta kundër korrupsionit
Lufta kundër krimit të organizuar
Mbrojtja e të drejtave të njeriut

Shqipëria merr statusin kandidat dhe hapjen e negociatave me kusht

KE“Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e kritereve politike të Kopenhagenit, që kërkojnë stabilitet të institucioneve demokratike, zbatimin e ligjit, të drejtave të njeriut dhe mbrojtje të minoriteteve”, thuhet në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Sa i takon demokracisë dhe zbatimit të ligjit, raporti nënvizon se, pavarësisht tensioneve dhe klimës së polarizuar politike para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Shqipëria vazhdoi përpjekjet për plotësimin e kritereve të vendosura.

“Procesi i 23 qershorit, që rezultoi një fitore e pastër për koalicionin opozitar të Partisë Socialiste, është vlerësuar pozitivisht nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryeministri në largim pranoi humbjen duke i hapur rrugën ndryshimit të qeverive”, vijon progres-raporti.

“Duke parë progresin e bërë nga Shqipëria, Komisioni rekomandoi në tetor 2012 që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat me kusht që të plotësohet disa masa në sistemin e drejtësisë, administratën publike dhe rishikimin e rregullores së parlamentit. Në dhjetor 2012 Këshilli i BE-së i kërkoi Komisioni Evropian që t’i raportonte Këshillit kur Shqipëria të plotësohet këto kritere”, thuhet në raport.

Statusi kandidat dhe hapjen e negociatave me kusht

Komisioni Europian i rekomandon që “Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat duke rënë dakord që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”: ky është formulimi i paraqitur sot vendeve anëtare të Bashkimit europian, i siguruar nga Zëri i Amerikës. Ndërkohë hapja e bisedimeve kushtëzohet me përmbushjen e detyrimeve veçanërisht për reformën në administratë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.

Në ndryshim nga viti i kaluar kur rekomandimi për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë kushtëzohej me përmbushjen e tre reformave, atë të parlamentit, ligjin për Gjykatën e Lartë dhe atë për Shërbimin Civil, këtë herë Komisioni Europian në dokumentin e tij për Shqipërinë, i propozon vendeve anëtare që asaj “t’i jepet statusi kandidat me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të ndërmarrë reforma në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në dhjetor, gjatë Këshillit të ministrave të vendeve anëtare, mes të cilëve megjithatë nuk mungojnë skeptikët. Por sipas disa diplomatëve perëndimorë, vështirë se Këshilli mund të rrëzojë një rekomandim pozitiv. Do të jetë po ky Këshill që do të duhet të vendosë për hapin tjetër kryesor në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Tiranës, atij që lidhet me datën për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas Komisionit Europian “që të mund të shkojë drejt nivelit tjetër dhe të hapen bisedimet për anëtarësim Shqipëria duhet të përmbushë të tjera përparësi kyçe, me një fokus të veçantë  në reformat për administratën, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore”, vlerëson Komisioni i cili thekson se “dialogu politik konstruktiv dhe i qëndrueshëm do të mbetet thelbësor për një proces të suksesshëm reformash”.

  Progres Raporti