Rama merr progresraportin: Kur të marrim statusin do të flasim për fitore

39

Rama-Sequi-565x377Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi i dorëzon kryeministrit Edi Rama progres raportin, ku u dhanë rekomandimet nga Komisioni Europian për marrjen statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi se nuk ka dyshim se lajmi i sotëm është inkurajues, por shtoi se koha e rrahjeve të gjoksit dhe të daulleve qeveritare ka mbaruar më 23 qershor

“Besojeni se edhe ditën që Shqipëria do të marrë vetë statusin e vendit kandidat qoftë në dimër apo pranverë as mua s’do më dëgjoni të flasë për fitore dhe as në ndonjë miting festiv.Ka mbaruar koha e mitingjeve për t’i paraprirë daljes së kryeministrit. Në 23 qershor ka mbaruar koha e opozitës që saboton integrimin. Për ne, as propozimi i statusit, as hapja e bisedimeve, nuk janë arsye për të treguar superioritet ndaj opozitës apo për të mos njohur arritjet e mëparshme. Ky proces ka qenë më jetëgjatë se jetëgjatësia e një qeverie të vetme dhe çdokush ka pasur meritat e vetme. Sot, qeveria, ndryshe nga qeveria e mëparshme. Ne sot jemi të inkurajuar nga propozimi i statusit dhe jemi të qartë se zgjedhjet ishin kushti i dhjetorit të shkuar dhe ne e lexuam qartë atë kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Rama.

Kreu i mazhorancës gjatë fjalës së tij komentoi edhe kushtet e vendosura, duke thënë se është plotësisht dakord me to dhe premtoi se do t’i përmbushë. Rama tha se propozimi për statusin vjen më në fund pa litar përjashta, ku tregohet se zgjedhjet e 23 qershorit ishin një kusht i përmbushur. “Risia është se për here të parë raporti flet për mundësi reale të bisedimeve për anëtarësim. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, forcimi i sistemit gjyqësor. Besoj se çfarë shkruhet në raport për këtë mund të jetë një mundësi për opozitën që të votojë aktin normativ”, theksoi Rama.

Ndërsa ambasadori Sequi u ndal në rekomandimin e statusit të vendit kandidat duke theksuar se tashmë krahas progresit të shënuar duhet bërë më shumë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit si dhe krimit të organizuar, ashtu si dhe për realizimin e të drejtave të njeriut.