Charlie Hunnam refuzon rolin në “Fifty Shades of Grey”

article-2463547-18C8DA4E00000578-730_634x863Aktori 33 vjeçar Charlie Hunnam, ka refuzuar rolin për filmin ‘Fifty Shades of Grey ‘ pasi axhenda e tij ishte e ngjeshur me filma të tjerë. Por, arsyeja reale duket të jetë pagesa e ulët, që i është ofrar për këtë rol, e cila nuk i kalon 150 mijë dollarë. Gjithashtu mësohet, se një sërë konfliktesh, që kanë ekzistuar midis aktorit dhe skuadrës kreative përpara projektit, kanë ndikuar në refuzimin e tij.

 

 

Kadare: Shqiptarët u konvertuan me dhunë në fenë islame

AVT_Ismail-Kadare_113Ismail Kadare flet për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame. Numri i parë i revistës filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadare dhe një tregim të Ylljet Aliçkës. Janë dy shqiptarë, që zënë një vend me rëndësi në një botim të çdo përgjashtëmuajshëm, në një revistë të themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë.

Në intervistën e tij Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar, nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve” dhe se “ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

Vendi juaj, nën regjimin e Hoxhës ishte i vetmi vend mbi planet që u deklarua krejtësisht ateist, duke frenuar të gjitha fetë. Cila ishte arsyeja e kësaj mase të jashtëzakonshme. Si reagoi populli shqiptar? Po ju vetë, si e përjetuat zhdukjen e Zotit me dekret?

Hoxha e justifikonte vendimin e tij, si përgjigje ndaj “kërkesës” së rinisë shqiptare. Kur e vuri në jetë këtë vendim në vitin 1968, ai përfitoi nga konteksti i lëvizjeve të atij viti në disa vende europiane, koha e lëvizjeve studentore dhe e revoltave sociale, ku ndër të tjera pati dhe lëvizje kundër kishës. Hoxha u përpoq ta justifikonte si një lëvizje progresiste. Edhe sot, unë ende nuk e kuptoj arsyen e vërtetë të këtij vendimi. Apo mos ndoshta kjo ishte një çmenduri e pastër e Hoxhës, një trill i një diktatori megalomaniak? Apo mos ndofta donte të imitonte “miqtë tanë” kinezë, në mënyrë që të fitonte simpatinë e tyre? Kush e di?

Si reagoi populli? U rebelua për t’i mbrojtur këto vende kulti?

Populli pothuajse nuk reagoi. Njerëzit kishin probleme të tjera, jeta e përditshme ishte tmerrësisht e vështirë. Kishat dhe xhamitë ishin braktisur prej 20 vjetësh më parë në diktaturë.

Ju vetë, prindërit tuaj ishit të besimit bektashi. Si e përjetuat këtë diktat?

Unë jam rritur në një shtëpi intelektualësh. Nuk shkonim as në xhami, as miqtë tanë të krishterë nuk shkonin në kishë. Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Nuk do desha të them se kjo është rezultat i një pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi më të ndriçuar se të tjerët. Ndofta ishte rezultat i jetës së vështirë, që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës. Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.

Pse u konvertuan shqiptarët me ardhjen e ushtrisë otomane?

Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.

Pra, psikologjikisht ne ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerancës. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjë liri, pavarësisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalët ishin “të lirë” të bënin luftë mes tyre. Sot, nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.

Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare?

Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’është gjë e mirë. Prej mbi 20 vjetësh shoqëria shqiptare përpiqet të rindërtojë identitetin e saj kulturor, social e politik, që i përshtatet. Por pavarësisht mjaft rindërtimeve të xhamive apo kishave, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim të rëndësishëm në zakonet e bashkëpatriotëve të mi. Nga ana tjetër, disa madje tentojnë të rishkruajnë historinë tonë duke minimizuar veprën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas meje duhej të ishte përfshirë në historinë europiane. Padyshim që politika kërkon të përfitojë nga gjithfarëlloj radikalizmash, fundja si kudo.

Ju vetë jeni shënjuar nga literatura antike dhe mitologjitë helenike. Atëherë çfarë influencash keni pasur?

Letërsia më ka mbrojtur nga çdo influencë, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka të tjera probleme për t’u ndikuar. Ne shqiptarët jemi popull i emancipuar, ndofta më i emancipuari në botë. Europa duhet ta marrë seriozisht në konsideratë tolerancën tonë. Ajo duhet ta mbrojë dhe mbështesë vendin tonë, pasi ne përfaqësojmë një shembull unik dhe tepër të çmueshëm.

Çfarë rreziku paraqet në vendet e Europës Lindore “nacionalizmi” i ri?

Patriotët shqiptarë, shumë përpara se Shqipëria të ekzistonte si komb, kanë zgjedhur Marsejezën si himnin e ardhshëm kombëtar, pasi ajo simbolizonte lirinë, vëllazërinë, barazinë.

P.Hajnrih Bël ka thënë “Gjuha ime është djepi im”. Nëse ju zëvendësoni termin djep me komb, atëherë nuk është i njëjti kuptim?

Në diktaturë, liria e vetme që i mbetet një shkrimtari është gjuha e tij. Për këtë arsye ne lexonim male me libra. Për pasojë realiteti zhdukej pas këtyre librave.

Vulin hyri sot në Kosovë

f1_17vulin1381999524Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të mos e lejojë ministrin pa portofol në Qeverinë e Serbisë, të ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, të hyjë në vendin tonë, siç thuhet, për shkak të shkeljes së autorizimeve që i janë përcaktuar nga autoritetet kosovare, megjithatë ai  tashmë ka hyrë në vendin tonë. Bashkë me Vulinin ka ardhur edhe ministrja e Enegjetikës, Zorana Mihajloviq. Sipas agjencisë serbe Tanjug, Mihajloviq dhe Vulin kanë vizituar hidrocentralin “Gazivod a”. Më pastaj do të vizitojnë edhe trafastacionin “Valaç”, si dhe kombinatin “Trepça” ne veri të Mitrovicës.

“Vulinit i është ndaluar sot që të hyjë në Kosovë, për shkak se më 14 tetor, ka marrë pjesë në një fushatë parazgjedhore. Ai ka paraqitur kërkesën e tij pranë zyrës së BE-së, dhe i njëjti na është përcjellë neve . Ne i kemi kthyer përgjigje negative, për shkak se nuk i është përmbajtur kritereve gjatë vizitës së tij të fundit”, ka thënë sot për Radion Evropa e Lirë, Bekim Çollaku këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës.

Zyrtarët serbë, Vulin dhe ministresha Mihajlloviq, përveç “Trepçës”, sot do të vizitojnë edhe Graçananicën e Novobërdën./kohanet/

SHBA, Kongresi miraton marrëveshjen për borxhin, buxhetin

kongresi amerikanKongresi amerikan miratoi një masë të minutës së fundit për të rihapur qeverinë federale dhe për të rritur nivelin tavan të borxhit një ditë para se të skadonte ky afat.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve e miratuan planin mbrëmë vonë me 285 vota pro dhe 144 kundër, pasi projekt-ligji ishte miratuar më herët nga Senati me 81 vota pro dhe 18 kundër.

Zyra e Shtëpisë së Bardhë për buxhetin tha se punonjësit federalë duhet të përgatiten për t’u paraqitur sot rregullisht në punë.

Ligji lejon funksionimin e qeverisë deri më 15 janar dhe rrit nivelin tavan të borxhit mjaftueshëm për t’i dhënë mundësi qeverisë të përmbushë detyrimet e saj financiare deri më 7 shkurt. Ndërkohë ligjvënësit do të vazhdojnë negociatat për një zgjidhje afat-gjatë./voa/

 

Horror në sallën e ekzekutimit

vrasesi-1610lajmNjë person i dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një 21-vjeçareje në vitin 1986 u ekzekutua në mënyrë mizore në një sallë të posaçme brenda burgut ku vuante dënimin në Florida, SHBA.

William Happ ishte i dënuari i parë mbi të cilin u përdor një lëndë e re për injeksionin, e quajtur midozalam hidroklorid, e cila nuk funksinoi në mënyrën e duhur.

Ekzekutimi i 51-vjeçarit nisi në orën 06.02, por për gjashtë minuta me radhë, i denuari nisi të kishte konvulsione, dridhje të forta dhe shkumë nga goja.

Pasi konvulsionet ndaluan, mjeku u afrua për të konstrolluar për shenja jete, por një minutë më pas ai nisi sërisht nga e para simptomat e këtë herë vuajtja zgjati për tetë minuta të tjera.

|
Substanca e pasuksesshme, e perdorur per here te pare per nje ekzekutim me injeksion ne rastin e William Happ, ne Florida (kete te merkure)

Vrasësi u shpall i vdekur vetëm në orën 06.16, 14 minuta pas nisjes së ekzekutimit që normalisht zgjat 6-7 minuta deri në vdekje e vetëm disa sekonda në humbjen e ndërgjegjes.

Në protokollin e ekzekutimeve nëpërmjet injeksioneve vdekjeprurëse, në trupin e të dënuarit injektohen tre substanca, e para që është një qetësues, e dyta paralizues dhe e treta kokteili që shkakton ndalimin e zemrës.

|
Foto e viktimes se William Happ, 21-vjecares se vrare prej tij ne vitin 1986

Autoritetet duhet të vendosin nëse do të rikthehen tek mënyra e vjetër e ekzekutimeve apo nëse do të vazhdojnë në perfeksionimin e kësaj substance të pasuksesshme në provën e saj të parë.

Raporti: Mafia shqiptare sundon në Itali

mafiaMafia shqiptare ka fituar një rol drejtues në tregun e narkotikëve në Itali. Ky është përfundimi i raportit të Drejtorisë Kombëtare të Antimafias të shtetit fqinj.

Raporti është përpiluar duke marrë shkas nga hetimet që janë bërë ndaj mafies në vitet e fundit në shtetin italian.  Raporti mbulon periudhën nga 1 korriku i vitit 2011 deri më 30 qershor të vitit 2012. Sipas këtij raporti, krimi dhe mafia shqiptare ka përparuar së tepërmi në Itali.

Nga shpërndarës droge, shqiptarët tani po operojnë në fushën e furnizimit. Raporti i vitit 2012 i Shërbimeve Qendrorë të Drogës (SHQD), një strukturë e Ministrisë së Brendshme, e portretizon situatën në shifra.

Vitin e shkuar, 443 qytetarë shqiptarë u dënuan për krime që lidhen me trafikun e drogës, një rritje me 92 % krahasuar me vitin 2011 dhe 41 % e totalit të të gjithë të huajve të dënuar.

Kjo shifër është edhe më e madhe kur bie fjala për trafikun e heroinës. Kjo nënkupton një rrjet të organizuar kriminal, me strategji dhe strukturë të qartë.

Pavarësisht një preference tradicionale për të trafikuar heroinën përmes Rrugës së Ballkanit (Afganistan- Turqi- Ballkan- Europë Perëndimore), prezenca shqiptare është qartësisht në rritje edhe në tregun e kokainës.

Sipas të dhënave të SHQD, në 1229 nga 4783 raste ku përfshihen të huajt, angazhohen shqiptarët.

Megjithatë, në fotografinë e krimit shqiptar në Itali mungojnë disa pjesë. Së pari, askush nuk e di sa është xhiroja e këtij biznesi. E dyta, cilët janë klanet? Ku i kanë rrënjët?

Megjithatë, mungesa e informacionit për klanet dhe xhiron e tyre është një tregues se policia e ka gjithmonë e më të vështirë që të gjurmojë grupet kriminale shqiptare.

“Hetuesit tani duhet të shkojnë në fund të zhvillimeve, në nivelin organizator. Kriminelët shqiptarë vinin në Itali dhe tregtonin në rrugë. Kjo i ekspozonte.

Ata që arritën të bëjnë para, shkuan në Shqipëri dhe tani, prej atje, menaxhojnë trafikun në vendin tonë përmes emisarëve të tyre. Këtu janë thjesht peshqit e vegjël.

Dhoma e kontrollit është në Tiranë dhe në rrethina,” thotë Enzo Ciconte, profesor universiteti dhe historian, autor i librit “Mafia e huaj në Itali: Historia dhe evolucioni”.

Një pazar librash në Petaling Jaya, Malajzi

malesia1610
Një pazar librash në Petaling Jaya, Malajzi. (Samsul Said, Reuters/Contrasto)

Varka e Noe-s ekziston, gjendet në Turqi

varka e noesNjë ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkën biblike të Noe-së në malin Ararat“, sipas raporteve të shtypit turk. Një nga anëtarët e grupit, dokumentaristi kinez Yang Ving Cing, tha se kishte gjetur një strukturë të vjetër prej druri në një lartësi prej 4000 metrash në malin Ararat, që ndodhet në lindje të Turqisë pranë kufirit iranian. Eksploratori, një anëtar i një organizate ndërkombëtare të përkushtuar për gjetjen e Varkës legjendare që i mundësoi Noe-së dhe familjes së tij t’i shpëtonin përmbytjes, tha se mbetjet e gjetura janë më të vjetra se 4800 vjet. ”Nuk është 100 për qind e sigurtë që është pikërisht Varka në fjalë, por ne mendojmë se është 99,9 për qind”, tha ai në një deklaratë për agjencinë turke Anadolu.

“Struktura e varkës ka shumë ndarje mund të themi se këto mund të jenë hapësirat në të cilat ishin vendosur kafshët“, tha ai.

Ving Cing tha se kishte kontaktuar tashmë me qeverinë turke për të kërkuar mbrojtjen e zonës dhe për të filluar gërmimet, dhe tha se do t’i kërkonte UNESCO-s për të përfshirë këtë rajon në listën e Trashëgimisë Botërore “. Kjo nuk është hera e parë që një grup pretendon të ketë gjetur Varkën në Ararat, mali më i lartë në Turqi, ku (sipas Biblës) ka qëndruar Varka e Noe-së.

Përmbytja Universale

Janë gjetur kohët e fundit prova të rëndësishme në Detin e Zi që konfirmojnë ekzistencën e përmbytjes universale. Falë spedicionit të arkeosubit Robert Ballard dhe sidomos falë ”Little Hercules” të tij, një nëndetëse-robot e telekomanduar, u gjetën 12 milje larg bregut turk dhe rreth 90 metra në thellësi, kallama të përzierë me baltë dhe argjil, që korrespondon me trarë të vjetër të një kasolleje rreth 35 metra katror, ​​rreth të cilës gjenden objekte dhe mjete në gjendje të mirë, edhe pse për momentin ato kanë mbetur në fund, për studiuesit nuk ka asnjë dyshim: bëhet fjalë për një ndërtesë që daton që nga kohët e Neolitit.

Nga një pikëpamje shkencore, historia e përmbytjes universale është një fakt shumë i shpjegueshëm, datuar në më shumë se 7.500 vjet më parë. Besohet, në fakt, që në atë kohë zona e gjerë sot e pushtuar nga Deti i Zi, të ketë qenë një fushë pjellore kultivuar nga popullsi bujqësore nga Lindja e Mesme. Ajo mbartte, në pjesën e saj më të ulët (depresion) një liqen të vogël dhe lartësia e saj ishte shumë nën nivelin e Detit Mesdhe aty afër.

Shumë gjetje guackash të fosilizuara në shtratin e Detit të Zi që datojnë në atë periudhë, megjithatë, sjellin konfuzion në këtë fakt duke hipotizuar, si pasojë e ngjarjeve të jashtëzakonshme atmosferike, derdhjen e papritur të ujërave të Mesdheut në përputhje ma pozicionin aktual të Ngushticës së Dardaneleve. Vendbanimet njerëzore u përfshinë në këtë mënyrë nga ujërat dhe u përmbytën.

Uji në këtë mënyrë kishte përmbytur ultësirën, duke rënë për muaj të tërë nga një ujëvarë e lartë 150 m, në sasi 600 herë më të lartë se ajo e derdhur nga Ujëvarat e Niagarës. Një ngjarje e tillë katastrofike ka çuar në lindjen e Detit të Zi dhe ka shtyrë njerëzit që jetonin në ato zona të zhvendosen, duke i dhënë jetë historisë biblike të përmbytjes universale.

“Përmbytja zgjati 40 ditë mbi tokë dhe ujërat u ngritën dhe e ngritën Varkën… Ujërat u bënë të fuqishëm dhe u rritën shumë mbi tokë… Për çdo qënie që lëvizte mbi tokë.” Kjo është shkruar në Dhjatën e Vjetër. Nuk është vetëm doktrina e krishterë që raporton këtë incident, por janë disa dokumenta të ndryshëm antikë që i referohen.

Ndër ta, egziston saga sumere e Gilgameshit (mbreti i famshëm), ku protagonisti Utnapishtim, bën veprime dhe përvoja të ngjashme me ato të Noe-së.

Gjithsesi, në ato lartësi nuk egzistojnë banime njerëzore: një dru i atyre dimensioneve, ose më mirë një tra, maksimumi mund të transportohet ose të përfundojë deri aty. Spedicionet janë kryer duke ndjekur me përpikmëri shkrimet në Bibël, dhe gjithçka përputhet. Varka, pas përmbytjes,  është zhvendosur në malin Ararat dhe pastaj është thyer në mes si shkak i një tërmeti të mëvonshëm.

Varka del kështu në sipërfaqe pas më shumë se 4371 vitesh dhe është një zbulim shkencor i jashtëzakonshëm. Dëshmi të shumta janë dhënë dhe nga spedicione të tjera si ajo e francezit Navarra. Pas tyre kanë qënë dhe zbulimet satelitare amerikane

– See more at: http://www.alien.al/2011/05/varka-e-noe-se-egziston-sipas-shtypit-turk.ufo#sthash.ovTGr7xv.dpuf

Restoranti që punëson vetëm binjake

binjakeNjë restorant në Moskë ka një politikë të pazakontë të punësimit, duke qenë se angazhon vetëm binjake, kurse qëllimi është tërheqja e sa më shumë klientëve.

Në restorantit e quajtur “Twin Stars” punojnë vetëm binjake, të cilat i shërbejnë mysafirët.

Arsyeja për këtë, sipas pronarit Alexei Khodorovsky, është gjetja e një mënyre për joshjen e sa më shumë myshterinjve të rinj.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur aspak të lehtë që të gjejë binjake të mjaftueshme për të realizuar punën në restorant.

Sequi me Metën: Mazhoranca dhe opozita luajtën rol të rëndësishëm

kryetari_i_kuvendit_të_shqipërisë__z._ilir_meta_priti_sot_në_një_takim_ambasadorin_e_be-së_ettore_sequi_1Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2013.

Kryetari i Kuvendit e cilësoi këtë moment si një inkurajim pozitiv i cili, theksoi ai, nuk mund të quhet një proces i përfunduar, por një moment i ri, inkurajues, nxitës për klasën politike  dhe Parlamentin, ku çdo ditë mazhoranca dhe opozita takohen dhe ndajnë përgjegjësitë e përbashkëta për mbarëvajtjen e punëve të vendit.

Kryetari i Kuvendit shprehu angazhimin e tij por edhe të Parlamentit për ta shndërruar këtë raport progres në një program të rëndësishëm pune ku palët në një proces gjithëpërfshirës të adresojnë çështjet e mprehta ku kërkohet progres i mëtejshëm nga Komisioni Europian.

Nga ana tjetër Sequi shprehu bindjen se Parlamenti do të luajë një rol thelbësor dhe do të jetë një  aktor shumë i rëndësishëm dhe për reformat e ardhshme të vendit.

“Shprehet qartë se sa qendror dhe thelbësor është pikërisht ky institucion, pra, Parlamenti në ecurinë e Shqipërisë, në jetën demokratike të vendit, në progresin e mëtejshëm” u shpreh, Sequi. Ai theksoi se, rezultati i arritur sot dhe që pritet të konfirmohet edhe nga Këshilli i Ministrave të BE-së në dhjetor kërkon përpjekje, angazhim, përkushtim dhe kontributin e të gjithë aktorëve politik në vend.