Një restorant në Moskë ka një politikë të pazakontë të punësimit, duke qenë se angazhon vetëm binjake, kurse qëllimi është tërheqja e sa më shumë klientëve.
Në restorantit e quajtur “Twin Stars” punojnë vetëm binjake, të cilat i shërbejnë mysafirët.
Arsyeja për këtë, sipas pronarit Alexei Khodorovsky, është gjetja e një mënyre për joshjen e sa më shumë myshterinjve të rinj.
Ai ka thënë se nuk e ka pasur aspak të lehtë që të gjejë binjake të mjaftueshme për të realizuar punën në restorant.



