SHBA, Kongresi miraton marrëveshjen për borxhin, buxhetin

62
kongresi amerikanKongresi amerikan miratoi një masë të minutës së fundit për të rihapur qeverinë federale dhe për të rritur nivelin tavan të borxhit një ditë para se të skadonte ky afat.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve e miratuan planin mbrëmë vonë me 285 vota pro dhe 144 kundër, pasi projekt-ligji ishte miratuar më herët nga Senati me 81 vota pro dhe 18 kundër.

Zyra e Shtëpisë së Bardhë për buxhetin tha se punonjësit federalë duhet të përgatiten për t’u paraqitur sot rregullisht në punë.

Ligji lejon funksionimin e qeverisë deri më 15 janar dhe rrit nivelin tavan të borxhit mjaftueshëm për t’i dhënë mundësi qeverisë të përmbushë detyrimet e saj financiare deri më 7 shkurt. Ndërkohë ligjvënësit do të vazhdojnë negociatat për një zgjidhje afat-gjatë./voa/