Varka e Noe-s ekziston, gjendet në Turqi

24

varka e noesNjë ekip hulumtimi i përbërë nga ekspertë nga Turqia dhe Kina, ka gjetur “Varkën biblike të Noe-së në malin Ararat“, sipas raporteve të shtypit turk. Një nga anëtarët e grupit, dokumentaristi kinez Yang Ving Cing, tha se kishte gjetur një strukturë të vjetër prej druri në një lartësi prej 4000 metrash në malin Ararat, që ndodhet në lindje të Turqisë pranë kufirit iranian. Eksploratori, një anëtar i një organizate ndërkombëtare të përkushtuar për gjetjen e Varkës legjendare që i mundësoi Noe-së dhe familjes së tij t’i shpëtonin përmbytjes, tha se mbetjet e gjetura janë më të vjetra se 4800 vjet. ”Nuk është 100 për qind e sigurtë që është pikërisht Varka në fjalë, por ne mendojmë se është 99,9 për qind”, tha ai në një deklaratë për agjencinë turke Anadolu.

Struktura e varkës ka shumë ndarje mund të themi se këto mund të jenë hapësirat në të cilat ishin vendosur kafshët“, tha ai.

Ving Cing tha se kishte kontaktuar tashmë me qeverinë turke për të kërkuar mbrojtjen e zonës dhe për të filluar gërmimet, dhe tha se do t’i kërkonte UNESCO-s për të përfshirë këtë rajon në listën e Trashëgimisë Botërore “. Kjo nuk është hera e parë që një grup pretendon të ketë gjetur Varkën në Ararat, mali më i lartë në Turqi, ku (sipas Biblës) ka qëndruar Varka e Noe-së.

Përmbytja Universale

Janë gjetur kohët e fundit prova të rëndësishme në Detin e Zi që konfirmojnë ekzistencën e përmbytjes universale. Falë spedicionit të arkeosubit Robert Ballard dhe sidomos falë ”Little Hercules” të tij, një nëndetëse-robot e telekomanduar, u gjetën 12 milje larg bregut turk dhe rreth 90 metra në thellësi, kallama të përzierë me baltë dhe argjil, që korrespondon me trarë të vjetër të një kasolleje rreth 35 metra katror, ​​rreth të cilës gjenden objekte dhe mjete në gjendje të mirë, edhe pse për momentin ato kanë mbetur në fund, për studiuesit nuk ka asnjë dyshim: bëhet fjalë për një ndërtesë që daton që nga kohët e Neolitit.

Nga një pikëpamje shkencore, historia e përmbytjes universale është një fakt shumë i shpjegueshëm, datuar në më shumë se 7.500 vjet më parë. Besohet, në fakt, që në atë kohë zona e gjerë sot e pushtuar nga Deti i Zi, të ketë qenë një fushë pjellore kultivuar nga popullsi bujqësore nga Lindja e Mesme. Ajo mbartte, në pjesën e saj më të ulët (depresion) një liqen të vogël dhe lartësia e saj ishte shumë nën nivelin e Detit Mesdhe aty afër.

Shumë gjetje guackash të fosilizuara në shtratin e Detit të Zi që datojnë në atë periudhë, megjithatë, sjellin konfuzion në këtë fakt duke hipotizuar, si pasojë e ngjarjeve të jashtëzakonshme atmosferike, derdhjen e papritur të ujërave të Mesdheut në përputhje ma pozicionin aktual të Ngushticës së Dardaneleve. Vendbanimet njerëzore u përfshinë në këtë mënyrë nga ujërat dhe u përmbytën.

Uji në këtë mënyrë kishte përmbytur ultësirën, duke rënë për muaj të tërë nga një ujëvarë e lartë 150 m, në sasi 600 herë më të lartë se ajo e derdhur nga Ujëvarat e Niagarës. Një ngjarje e tillë katastrofike ka çuar në lindjen e Detit të Zi dhe ka shtyrë njerëzit që jetonin në ato zona të zhvendosen, duke i dhënë jetë historisë biblike të përmbytjes universale.

“Përmbytja zgjati 40 ditë mbi tokë dhe ujërat u ngritën dhe e ngritën Varkën… Ujërat u bënë të fuqishëm dhe u rritën shumë mbi tokë… Për çdo qënie që lëvizte mbi tokë.” Kjo është shkruar në Dhjatën e Vjetër. Nuk është vetëm doktrina e krishterë që raporton këtë incident, por janë disa dokumenta të ndryshëm antikë që i referohen.

Ndër ta, egziston saga sumere e Gilgameshit (mbreti i famshëm), ku protagonisti Utnapishtim, bën veprime dhe përvoja të ngjashme me ato të Noe-së.

Gjithsesi, në ato lartësi nuk egzistojnë banime njerëzore: një dru i atyre dimensioneve, ose më mirë një tra, maksimumi mund të transportohet ose të përfundojë deri aty. Spedicionet janë kryer duke ndjekur me përpikmëri shkrimet në Bibël, dhe gjithçka përputhet. Varka, pas përmbytjes,  është zhvendosur në malin Ararat dhe pastaj është thyer në mes si shkak i një tërmeti të mëvonshëm.

Varka del kështu në sipërfaqe pas më shumë se 4371 vitesh dhe është një zbulim shkencor i jashtëzakonshëm. Dëshmi të shumta janë dhënë dhe nga spedicione të tjera si ajo e francezit Navarra. Pas tyre kanë qënë dhe zbulimet satelitare amerikane

– See more at: http://www.alien.al/2011/05/varka-e-noe-se-egziston-sipas-shtypit-turk.ufo#sthash.ovTGr7xv.dpuf