Mustafaj: Berisha po pengon rivitalizimin e PD dhe ringjalljen e saj

60

besnik-mustafajBesnik Mustafaj, një nga drejtuesit e lartë të PD-së, në një intervistë për TCH ka apeluar për një opozitë, konstruktive që t’i shkojë profilit dhe potencialit që ajo ka. Mustafaj i shprehur kundër bojkotit dhe pro ndjekjes së rrugës institucionale, ka deklaruar gjithashtu se, Berisha po pengon rivitalizimin e PD dhe ringjalljen e saj.

A shihni një strategji të opozitës shqiptare pas një muaji me një qeverisje të majtë?

Nuk shoh një opozitë me strategji. Shohim një opozitë reaktive që nuk përkon me faktin që PD është e vjetër në skenën politike shqiptare, e sprovuar në opozitë dhe qeverisje dhe është e pafalshme që nuk ka një strategji në opozitën e saj, që nuk i shkon profilit dhe potencialit të saj. Sot PD është me kokë, por pa trup. Një pjesë e madhe e demokratëve janë të mërzitur me udhëheqjen e PD, një pjesë janë në punë dhe janë të trembur.

A shihni dualitet në drejtimin e Partisë Demokratike midis Berishës dhe Bashës?

Mendoj që ka diçka më shumë se dualitet. Ka një lënie në hije të Bashës nga ana e Berishës, që është në dëm të Bashës. Kjo bëhet për arsye pragmatiste nga ana e Berishës, që mendoj unë bëhet sepse lënia dorë të lirë ndaj kreut të ri të PD do të thotë një analizë për humbjen. Berisha po pengon rivitalizimin e PD dhe ringjalljen e saj.

Si shihni debatin politik për çështjen e aktit normativ dhe a është kjo një betejë që duhet zhvilluar?

Sigurisht. Me këtë akt ka ndodhur një gjë e rëndë që është prishur një konsensus i arritur me shumë mundim. Prishja e tij është një dëm që i bëhet klimës politike. Mazhoranca e mori parasysh prishjen e klimës, PD duhet ta zhvillonte ndryshe mbrojtjen e këtij ligji, në parlament që shqiptarët të merrnin vesh argumentet. Ne s’i njohim argumentet e PD për këtë qëllim.