Reforma territoriale, Rama: Dialog me të gjithë aktorët

51

Rama-ne-konferencen-per-territorinKonferenca “Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri”, e organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është fillimi i punës për qeverinë Rama, në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e një prej reformave më të rëndësishme të vendit.

Reforma administrativo-territoriale do të jetë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila do të rrisë efikasitetin e njësive vendore përmes mirëqeverisjes, rritjes së efiçencës në menaxhimin e burimeve të këtyre njësive, menaxhimin e kapaciteteve, përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, si dhe fuqizimin e qytetarëve dhe komuniteteve. Reforma do të jetë një gur themeli për organizimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rezultat i reformës do të jetë kalimi i Shqipërisë nga fragmentarizimi në decentralizim. Sipas tij, qeveritë e trazicionit kanë dështuar në sfidën e administrimit të teritorit. “Disa më pak dhe disa më shumë qeveritë e trazicionit dështuan në sfidën e administrimit të territorit. Nga ky copëzim lindin të vdekura shërbimet publike dhe dëmtohet potenciali i zhvillimit të këtyre hapësirave. Ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur sot këtë reformë, është e pa pranueshme në kushtet e Shqiperisë që administrata e komunave tu kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5000 banorë dhe 70 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe qëndrojnë vetëm fal pagave të financuara nga buxheti i shetit. Kemi një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë një makrostrukturë që është e paralizuar në lidhje me këto komunitete,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se realizimi i kësaj reforme do ti japë fund një rrënimi që po vazhdon prej 20-vitesh. “Decentralizimi duhet të jetë një proces që e afron qeverisjen me qytetarin. Kjo nuk mund të ndodh në kushtet e një decentralizimit që është fragmentarizim dhe sjell copëzim deri në paralizë dhe jo efiçiencë të buxhetit. Territori është ekonomi dhe zhvillim. Është trupi i një shteti. Ndaj në menaxhimin e territorit rolin qëndror e ka lidershipi pavarësisht nëse flitet për diktaturë apo demokraci. Lidershipi për të mbajtur aktorë heterogjenë në një bashkëjetese,” tha Rama.

Ai tha se problemet me menaxhimin e territorit nuk janë veçori unikale të Shqiperisë. Me to janë përballur edhe e vende të BE-së dhe rajonit. Kryeministri Rama theksoi se Reforma Administrative Territoriale është prioritet i qeverisë që ai drejton. “Reforma Administrative Territoriale është prioritet i yni dhe ne do e çojmë para duke u bazuar në tre pika kyçe.

1. Dialog me të gjithë aktorët. Është një proces që duhet dhe do bëjmë çmos të jetë gjithë përfshirës dhe ta mbështesim në një dialog shumë të hapur në një frymë konsesuale me gjithë forcat politike, njësitë vendore, grupet e interesit etj.

2. Kompleksitet në qasje por me një synim të përbashkët, shtresëzim në ndarjen territoriale. Nuk është reforma e një shumice qeverisëse po është reformë ku të gjitha forcat të marin pjesë dhe të thonë fjalën e tyre.

3. Fuqizimi i hapësirave ekonomike, sociale dhe kulturore të njësive vendore në funksion të fuqizimit tërësor të vendi”, sqaroi Rama.

Së fundi ai tha se reforma në vetvete nuk është një reformë që e frenon por që e çliron decentralizimin. “Kjo do të bëjë që Shqipëria të kalojë nga fragmentarizimi në decentralizim”, tha Rama.