Rama, Erdogan dhe Thaçi takohen së bashku në Kosovë

55

rama-erdoganTre Kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë janë takuar sot në Kosovë të ftuar për inaugurimin e terminalit të ri në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë, ndërsa kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro. Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për një periudhë 20-vjeçare.

Erdogan së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, dhe me atë të Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojnë qytetin e Prizrenit. Erdogan dhe Rama do të takohen edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kryeministri turk shoqërohet nga bashkëshortja e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.