Vrasja për një varëse: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Aldo Hoxhën

80

aldo-hoxha (1)Vetëm një vit më parë një ngjarje e rëndë do të trondiste opinion publik. Në mes të rrugës me kalimtarë, një djalë i ri sulmon një grua për t’i marrë varësen nga qafa dhe përfundon duke e vrarë atë.

Ngjarja e cila bëri bujë, jo vetëm për ezekutimin e ndodhur në mes të rrugës, por më tepër për motivin, që sillte një risi në fushën e kriminalitetit në vend. Fatbardha Tafa, vritet për t’i marrë varësen në qafë.

Ngjarja ka ndodhur në pasditen e 7 gushtit 2012, në afërsi të Fushës së Aviacionit në Tiranë. Aldo Hoxha i akuzuar për këtë vrasje, e ka mohuar se është ai autor i ngjarjes dhe familja e tij akuzon policinë për dhunë pas arrestimit.

Sipas skemës së rindërtuar të krimit nga organi i akuzës, në vendin e ngjarjes është gjetur një kapele që mendohet se është përdorur nga vrasësi. Analizat gjenetike të flokëve që janë gjetur në të janë përputhur me Aldo Hoxhën. Gjithashtu, pas arrestimit, Hoxha ka pasur shenja në trup, të cilat prokuroria thotë se janë shkaktuar nga fëmijët e viktimës, të cilët u përpoqën të mbronin nënën e tyre.

Prokuroria në pretencën e saj ka kërkuar nga trupi gjykues dënimin e Aldo Hoxhës me burg të përjetshëm.