“Vejusha e bardhe”, poemë për Osama Bin Laden

53

downloadSamantha Lethwaite, e njohur ndryshe si “Vejusha e Bardhë” i ka shkruar një poemë liderit historik të Al-Kaedës, Osama bin Ladenit. Poema tashmë e përhapur në të gjitha mediat ndërkombëtare i thur lavde Bin Ladenit.

“Oh, sheiku Osama babai im, vëllai im, dashuria për ty nuk ka krahasim. Oh, sheik Osama, tani që nuk je më ti, të gjithë muslimanët duhet të çohemi më të fortë, të vazhdojmë rrugën që na mësove”janë disa nga vargjet e poemës.

Lethwaite është e veja e Xhermejn Lindzi, një prej katër kamikazeve që ndërmorën sulmet në Londër, më 7 korrik të vitit 2005, ku humbën jetën 52 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. E njohur si “Vejusha e Bardhë”, 29-vjeçarja është e lidhur me grupin islamik somalez al-Shabab, i cili mori përsipër sulmin në qendrën tregtare “Ëestgate”, në Nairobi, në muajin Shtator ku humbën jetën 67 persona.

Edhe në vargjet e poemës “Vejusha e bardhë” bën thirrje për një luftë të paepur xhihadiste kundër perëndimit dhe të gjithë jo-muslimanëve.“ Jeta juaj është një shembull që duhet ndjekur. Oh myslymanë dëgjoni fjalën e sheikut tonë të dashur, lufta dhe përpjekjet e tij të mos shkojnë pa dëgjuar.”