Bushati takim me homologun holandez: Statusi i arritshëm në dhjetor

47

Ditmir-BushatiMinistri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij Holandez Frans Timmermans. Fokus i takimit dy palësh kanë qenë forcimi i marëdhënieve Shqipëri-Holandë dhe çështja e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një konferencë për mediat Ministri i jashtëm i Holandës deklaroi se e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. “Udhëtimi që keni ndjekur ju ka qenë i mbrekullueshëm dhe i ka habitur të gjithë në Evropë.

Unë personalisht jam tërësisht i angazhuar dhe i përkushtuar për integrimin e Shqipërisë në BE. Por ama të gjithë ne e dimë që kjo do jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë kjo për arsye se të gjithë e dimë që integrimi i vendit kërkon kritere të larta.”-deklaroi Timmermans.

Çështja e integrimit të Shqipërisë në BE sipas Ministrit të Jashtëm Holandez ishte dhe arsyeja përse ai vendosi të vizitojë vendin tonë. “Ju personalisht bëtë një apel të fortë për mbështetjen tonë në mbledhjen e Këshillit Evropian në dhjetor. Mesa kam kuptuar kjo është një çështje që ka mbështetjen politike të gjerë në Shqipëri.

Arsyeja është pikërisht që të bisedoja për këto arsye dhe ti merja me vete dhe ti diskutoja më Këshillin e Ministrave në Hollandë dhe me homologët e mi në BE. Do shikojmë çfarë do të dalë nga debati që do kemi në Holandë dhe debati që do të bëhet në BE.”-tha kryediplomati Holandez.

Ai theksoi se marëdhëniet e bashkëpunimit Shqipëri-Holandë do të shtrihen edhe në fusha të tjera. “Unë besoj që marëdhënien tonë duhet ta sjellim në një nivel me të lartë,sidomos në fusha të caktuara si ekonomi, bujqësi, menaxhimin e ujrave, planifikimin urban etj.”-u shpreh Timmermans.