9 kandidaturat për Gjykatën e Lartë

Gjykata-e-LarteZbardhen emrat e kandidatëve për Gjykatën e Lartë të Drejtësisë.

Janë gjithsej nëntë kandidatë, mes të cilëve emra të njohur për publikun dhe për sistemin e drejtësisë në vend, të cilët do të garojnë për 2 vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Çlirim Gjata, Igli Toska, Sinan Tafaj, Gent Shala, Adnor Shameti, Sokol Sadushi, Marjana Semini, Maks Qoku dhe Artan Hoxha kanë aplikuar për tu bërë anëtarë të kësaj gjykate.

Më datë 1 tetor hyri në fuqi ligji për disa ndryshime në Gjykatën e Lartë, i cili parashikon edhe hapjen e dy vendeve të reja për anëtarë të kësaj gjykate.

Pra nga 17 anëtarë, kjo gjykatë nga dt. 1 tetor 2013, bëhet me 19 anëtarë.

Berisha: Jam gati të shkoj në prokurori

Sali-Berisha-parlament-me-doreIsh-kryeministri, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kërcënimit të Kryeministrit Rama se zyrtarët që i kanë shkaktuar dëme financiare vendit do të japin llogari para ligjit.

Berisha, në fjalën e mbajtur në Kuvendi deklaroi se është gati të shkojë në prokuroria nëse gjenden shkelje të tij.

“Kryetari juaj foli, unë i them kryetarit: Çdo fletë, çdo qindarkë që të gjesh keq në administrim, duke nisur nga Sali Berisha e deri tek punonjësi më i thjeshtë, je i ftuar dhe i lutur ta çdo në prokurori me shpejtësi. Unë do të qëndroj në ato që kam thënë. Ke ndërtuar pallatin nuk ke një faturë. Po ndërton vilën s’ke një faturë. Këto janë evidente. S’po them për të tjera akuza”, u shpreh Berisha.

Berisha shumicës në Kuvend: Po ndiqni skenarin Papandreu

berishaDeputeti Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare mbi aktin normativ për ndryshimet në buxhet, deklaroi se shumica po ndjek skenarin Papandreu që do ta çojë vendin drejt krizës së pashmangshme.

“Sot këtu vendoset faza e dytë e skenarit të Papandreut, i cili pasi u tha grekëve se janë të paaftë, i futi me shpejtësinë më të madhe në gropë. Me matematikën e kësaj maxhorance, Shqipëria ecën drejt recesionit dhe krizës së pashmangshme”,- tha Berisha.

Në dalje të tij, deputeti Berisha deklaroi gjithashtu përpara gazetarëve se ky skenar do të penalizojë ekonominë shqiptare.

“Ky është një skenar që do të penalizojë ekonominë, punën e çdo shqiptari. Opozita do të bëjë gjithçka, por ne kemi mjete të kufizuara. Nuk them që qeveria nuk ka të drejtë të rishikojë buxhetin, por ajo po përdor një set të dhënash që ekzistojnë vetëm në mendjen e qeveritarëve.

Shqiptarët duhet të krenohen me sistemet e doganave dhe tatimeve, që megjithë thirrjet e ish-opozitës për të mos paguar, ia dolën të mbledhin taksat vetëm 2 për qind më pak se planifikimi”,- tha ai.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën 5 të rinj, dëshmon shoferi i kamionit

te-aksidentuaritNë seancën gjyqësore të zhvilluar sot në Gjykatën e Shkodrës në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 5 adoleshentë, ka dëshmuar edhe shoferi i kamionit, Prend Ndreca.

Ndreca pasi shprehu ngushëllimet për jetët e humbura familjarëve të viktimave, ka mohuar përgjegjësinë për ngjarjen e ndodhur. Ai ka deklaruar se ishte duke ecur në korsinë e tij kur makina tjetër është përplasur me kamionin.

“Kërkoj vetëm drejtësi. Kërkoj të tregohet ngjarja ashtu siç ka qenë. Kam qenë në korsinë time, kur mjeti u përplas me mjetin tim”,- u shpreh Ndreca.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Aksidenti tragjik që mori jetën e 5 adoleshentëve ka ndodhur të martën rreth orës 01.15 ku një mjet tip “BMW” me targë SH 1818  E është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore. Automjeti tip ‘BMW’ ka qenë duke u kthyer nga Tirana për në Shkodër, por në Kryebushat është përplasur me kamionin me targa të Pukës, te vendi i quajtur kryqëzimi i “Vaut të Dejës”. Përplasja ka rezultuar fatale për të rinjtë: Raelv Duli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlend Mreça, Osman Meroja të gjithë 18-vjeçarë, të cilët kanë humbur jetën.

 

Atentati te Komuna e Parisit, vdes njëri prej të plagosurve

policiaAtentati i djeshëm te rruga ‘Komuna e Parisit’ ka sjellë sot vdekjen e njërit prej dy personave të plagosur rëndë. Elvis Doçi ka vdekur në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërkohë mësohet se xhaxhai i tij Ali Doçi nuk ka rrezik për humbjen e jetës.

Atentati ka ndodhur dje rreth orës 22:20, kur 2 persona ende të paidentifikuar me një motor tip ‘Scooter’ kanë qëlluar drejt automjetit ku ndodheshin dy personat, duke i shkaktuar plagë të rënda atyre. Menjëherë pas ngjarjes të dy shtetasit Elvis dhe Ali Doçi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Autorët e krimit pasi kanë kryer atentatin janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së ’21 Dhjetori’.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka bërë të ditur se janë ndaluar tetë persona për verifikim dhe se ka ngritur gjithashtu postblloqe policore në dalje të Tiranës.

 

 

Zbulimet e reja ndalojnë procesin e vdekjes

vdekje jeteZhvillimet në shkencën e reanimimit, kanë bërë të mundur që t’i ringjallin njerëzit edhe disa orë pasi zemra e tyre ka pushuar së rrahuri dhe janë deklaruar të vdekur, thonë ekspertët e mjekësisë.

“Historikisht, kur zemra e një personi pushon së rrahuri apo kur personi pushon së marri frymë, deklarohet i vdekur dhe nuk mund të bësh asgjë për ta ndryshuar këtë fakt”, -thotë Dr. Sam Parnia, profesor asistent i kujdesit mjekësor kritik, në “State University of New York”,  në  Stony Brook.

Megjithatë shkencëtarët thonë se vdekja nuk është një moment i vetëm, por një proces i tërë. Pasi një person ka vdekur, qelizat nuk vdesin në moment, por kalojnë në procesin e vdekjes.

“Ky proces do disa orë kohë dhe ne mund ta ndryshojmë atë”, -thotë Parnia.

Kur zemra e njeriut pushon së rrahuri, truri funksionon akoma.

Në momentin kur oksigjeni nuk arrin të shkojë më në tru, duhen edhe disa minuta kohë që qelizat e sheqerit të fillojnë procesin e vdekjes. Këto janë minutat deçisivë kur mjekët kanë në dorë të shpëtojnë jetën e njerëzve.

Shkodër, 67-vjeçari vritet me breshëri automatiku

vrasjeNjë 67-vjeçar ka mbetur i vrarë sot në komunën “Gur i Zi”, në Shkodër.

Mësohet se shtetasi Zef Ejlli, ka mbetur i vdekur, në qendër të fshatit “Rrënz”,

si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me breshëri automatiku që i janë bërë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se autori i vrasjes është zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në ndjekje për kapjen e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Berisha: Qeveria Rama-Meta dekretoi sekserin “Deloitte and Touche”

Sali BerishaIsh-kryeministri, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për qeverinë e re, në rrjetin social “Facebook”. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij, Berisha thotë se qeveria Rama-Meta kontraktuan kompaninë e auditit “Deloitte and Touche” për të mbushur baulet e tyre me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Ja se çfarë thuhet në postimin e ish-kryeministrit Berisha:

NGA DITARI I KLEPTOKRACISË!

HEJ MILET, DETI U BË FLORI!

Qeveria Rama – Meta, për të mbushur sa më shpejt, jo xhepat apo qeset, por baulet e saj me paratë e qytetarëve, dekretoi kontraktimin e një kompanie auditi për të shumuar të gjithë borxhin e shtetit ndaj bizneseve private, qytetarëve dhe sipërmarrjeve publike.

Në këtë kompani është e punësuar e gjithë familja e Erion Xhanit (Velisë).

Sipas dekretit, bizneset private, ndërmarrjet publike dhe qytetarët, veçanërisht militantët e PS-së, do paraqesin pusullat, faturat dhe çdo gjë tjetër, për të kërkuar pagesa nga shteti. Ky është një mekanizëm i ri vjedhjeje e pasurisë publike.

Qytetarët duhet të dinë se në Shqipëri pagesat, jo vetëm në dogana dhe tatime, por dhe të gjitha pagesat e tjera, përfshi këtu rrogat dhe pensionet, bëhen vetëm nëpërmjet bankave. Por meqenëse transaksionet bankare, me saktësinë e tyre, nuk lenë hapësirë për shtesa dhe pazare për të ndarë paratë, duhet gjetur sekseri.

Ndaj me urgjencë u votua dekreti i sekserit” Deloitte and Touche” dhe mbi bazën e faturave (thuhet se është hapur pranë PS-së një punishte faturash) dhe shumave që do të paraqiten, deti do të bëhet jo kos por flori. Institucionet ndërkombëtare më serioze kanë kundërshtuar dekretin e sekserit.

Me këtë rast dua të sjell në kujtesën e qytetarëve rastin e gjigandit të energjisë “Enron” me njëshin e botës në auditim, Artur Andersen.

Ky i fundit bënte auditin e “Enron” dhe doli se me fatura dhe bilance falco ata, së bashku, vidhnin miliarda. Ata shpërndanin në drejtimet dhe personat që donin qindra e qindra milionë dollarë. Pikërisht ky mekanizëm i mega kleptokracisë do bëjë detin flori për qeveritarët dhe sojin e tyre në Shqipëri. sb

Shkarkohet drejtori i Burgut 313 në Tiranë

burgu-313Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është shkarkuar sot nga detyra, drejtori i Burgut 313 në Tiranë, Sajmir Mulgeci.

Vendimi është marrë, gjatë ditës së sotme, nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili ka emëruar Sajmir Allushin në postin e drejtorit të ri të Burgut 313.

Sajmir Mulgeci drejtoi Burgun 313 për një periudhë 4-vjeçare.

Pastrueset zbulojnë 280 kallëpë floriri me vlerë 1.17 mln paund

280 gold bars recovered at Shahjalal airportNë banjën e një avion, pastrueset kanë gjetur 280 kallëpë floriri, të cilat kapin një vlerë monetare prej 1.17 milionë paund.

Avioni në të cilën është bërë një zbulim i tillë ndodhej në një aeroport të Bangladeshit, raporton “Daily Mail”.

Forca të armatosura kanë mbërritur në bordin e avionit që udhëtoi nga Dubai në Hazrat, pas marrjes së lajmit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dhaka-s ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një sasi prej 32 kg flori.

Në këtë aeroport vetëm gjatë tetë muajve të fundit janë sekuestruar më shumë se 100 kallëpë floriri me peshë rreth 300 kg.