Berisha: Qeveria Rama-Meta dekretoi sekserin “Deloitte and Touche”

61

Sali BerishaIsh-kryeministri, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për qeverinë e re, në rrjetin social “Facebook”. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij, Berisha thotë se qeveria Rama-Meta kontraktuan kompaninë e auditit “Deloitte and Touche” për të mbushur baulet e tyre me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Ja se çfarë thuhet në postimin e ish-kryeministrit Berisha:

NGA DITARI I KLEPTOKRACISË!

HEJ MILET, DETI U BË FLORI!

Qeveria Rama – Meta, për të mbushur sa më shpejt, jo xhepat apo qeset, por baulet e saj me paratë e qytetarëve, dekretoi kontraktimin e një kompanie auditi për të shumuar të gjithë borxhin e shtetit ndaj bizneseve private, qytetarëve dhe sipërmarrjeve publike.

Në këtë kompani është e punësuar e gjithë familja e Erion Xhanit (Velisë).

Sipas dekretit, bizneset private, ndërmarrjet publike dhe qytetarët, veçanërisht militantët e PS-së, do paraqesin pusullat, faturat dhe çdo gjë tjetër, për të kërkuar pagesa nga shteti. Ky është një mekanizëm i ri vjedhjeje e pasurisë publike.

Qytetarët duhet të dinë se në Shqipëri pagesat, jo vetëm në dogana dhe tatime, por dhe të gjitha pagesat e tjera, përfshi këtu rrogat dhe pensionet, bëhen vetëm nëpërmjet bankave. Por meqenëse transaksionet bankare, me saktësinë e tyre, nuk lenë hapësirë për shtesa dhe pazare për të ndarë paratë, duhet gjetur sekseri.

Ndaj me urgjencë u votua dekreti i sekserit” Deloitte and Touche” dhe mbi bazën e faturave (thuhet se është hapur pranë PS-së një punishte faturash) dhe shumave që do të paraqiten, deti do të bëhet jo kos por flori. Institucionet ndërkombëtare më serioze kanë kundërshtuar dekretin e sekserit.

Me këtë rast dua të sjell në kujtesën e qytetarëve rastin e gjigandit të energjisë “Enron” me njëshin e botës në auditim, Artur Andersen.

Ky i fundit bënte auditin e “Enron” dhe doli se me fatura dhe bilance falco ata, së bashku, vidhnin miliarda. Ata shpërndanin në drejtimet dhe personat që donin qindra e qindra milionë dollarë. Pikërisht ky mekanizëm i mega kleptokracisë do bëjë detin flori për qeveritarët dhe sojin e tyre në Shqipëri. sb