Berisha shumicës në Kuvend: Po ndiqni skenarin Papandreu

54

berishaDeputeti Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare mbi aktin normativ për ndryshimet në buxhet, deklaroi se shumica po ndjek skenarin Papandreu që do ta çojë vendin drejt krizës së pashmangshme.

Sot këtu vendoset faza e dytë e skenarit të Papandreut, i cili pasi u tha grekëve se janë të paaftë, i futi me shpejtësinë më të madhe në gropë. Me matematikën e kësaj maxhorance, Shqipëria ecën drejt recesionit dhe krizës së pashmangshme”,- tha Berisha.

Në dalje të tij, deputeti Berisha deklaroi gjithashtu përpara gazetarëve se ky skenar do të penalizojë ekonominë shqiptare.

Ky është një skenar që do të penalizojë ekonominë, punën e çdo shqiptari. Opozita do të bëjë gjithçka, por ne kemi mjete të kufizuara. Nuk them që qeveria nuk ka të drejtë të rishikojë buxhetin, por ajo po përdor një set të dhënash që ekzistojnë vetëm në mendjen e qeveritarëve.

Shqiptarët duhet të krenohen me sistemet e doganave dhe tatimeve, që megjithë thirrjet e ish-opozitës për të mos paguar, ia dolën të mbledhin taksat vetëm 2 për qind më pak se planifikimi”,- tha ai.